top of page

Mbrojtja e fshehtësisë ...



Prof. Asoc. Dr. Evisa Kambellari. 

Rrugëtimi shkencor kërkon guxim


 Nga Mentor Serjani


Opinion mbi Librin <<Mbrojtja E Fshehtësisë Së Komunikimeve Dhe Sigurisë Së Informacionit>>, dhe aktivitetin akademik deri më sot.

E nderuar Prof.Asoc Dr Evisa Kambellari

Monografia juaj si një studim shkencor ,me të cilin ju mbrojtët gradën shkencore "Doktor" nuk është e njëjtë me një monografi letrare apo historike ,nga kjo pikpamje leximi i saj kërkon një lexues cilesor ,të vëmëndshëm ,profesionist dhe të vullnetshëm.Nisur nga konteksti i veprës jam munduar ta lexoj me vëmëndje, dhe interes të shtuar, pasi është jashtë profesionit tim dhe tejkalon dijet e mija mbi këtë fushë.Libri si dedikim për babain tuaj është  i përkryer dhe përmbush më së miri edhe dëshirën e tij ,pasi dhe ai vetë ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera Universitetin Bujqësor të Tiranës,gjithashtu edhe nëna juaj ka mbaruar shkollën e lartë dhe shumë të tjerë nga të dyja anët e pemës suaj gjenealogjike.Përpara se të bëj një vlerësim dhe të jap opinionin tim për librin tuaj të parë , sipas aftësive të mija dhe <<peshores>> së mëndjes time ,dua të sjell në pah se: Ju jeni mbesa jone e familjes Serjani në linjë femërore nga Sasaji i Sarandës ,por edhe babai juaj nga Fratari i Përmetit është  nip nga Borshi i Sarandës ,dhe kjo e bën dy herë më të fortë genin sikur të ishe trashëgimtare në linjë mashkullore.Kjo na bën neve të lartësuar dhe krenar .Qysh në krye të herës dua të bëjë të njohur për lexuesin,se kush është Prof.Asoc.Dr.Evisa Kambellari.Evisa Kambellari u diplomua "Juriste"ne Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010 me Medalje të Artë,në vitin 2014 mbron gradën shkencore "Doktor i shkencave Juridike"me temën"Mbrojtja e Sigurisë së Komunikimeve"Një vit më vonë merr titullin Prof.Asoc.Dr.Punoi pesë vite si pedagoge në UT e lëndëve:"E Drejta Penale (pjesa e posaçme, dhe"E Drejta Penale e Avancuar 2".Si pedagoge e jashtëme në"University of New York,Tirana"në lëndën"Criminal Law II",(E Drejta Penale,pjesa e 2-të),ka marrë pjesë në forume shkencore kombëtare e ndërkomtare.Prej 2013 është sekretare e përgjithshme e Komitetit Shqiptar të Akademisë Ndërkombëtare të së Drejtës së Krahasuar (Academie internationale dhe Droit Compare). Është anëtare e Rrjetit Ballkanik Kriminologjikë (Balkan Criminology Network).Ka shkruar një numur artikujsh dhe studimesh kombëtare dhe ndërkombëtare.Ka botuar librin "Mbrojtja e Fshehtësisë së Komunikimeve dhe e Sigurisë së Informacionit 2016; “Problematika bashkekohore ne fushen e te drejtes penale” 2019.Aktualisht jeton dhe punon në SH.B.A dhe prej datës 27/06/2019 është zyrtarisht Anëtare e Dhomës së Avokatisë të Nju Jorkut .Atëherë le të kthehemi te libri i parë i saj .Përzgjedhja nga ana juaj ,studimi i veprave penale kompjuterike ,është një rast fatlum ,pasi jeni e para që bëni një studim të tillë mbi një aktualitet të ri dhe tepër të komplikuar .

Njëkohësisht një akt mjaft i zgjuar dhe tepër dobiprurës,duke u bërë kështu edhe relatore e ligjvënësit për vakumet e shumta ligjore.Në këtë mënyrë ju i keni shërbyer jo vetëm vetes por edhe mbarë shoqërisë duke mishëruar një devizë të presidentit amerikan Kennedy <<...Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju ,pyesni ju çfare mund të bëni për vendin tuaj >> gjithë bibliografia e përdorur në këtë libër e huaj dhe vendase ,apo praktikat gjyqësore të huaja dhe të vendit flet për një studim serioz , gjithë përfshirës mbi të drejtën penale dhe krimin kibernetik .Studimi ,krahasimi,përfshirja dhe sugjerimi i gjithë kësaj praktike , përbën ,një mendim të ngjeshur dhe cilësor që do ti shërbej ligjvënësit për të përshtatur dhe ndryshuar kodin penal shqiptar,për ta bërë atë sa më efikas kundrejt krimit, të çdo lloji e sidomos tëatij kibernetik .Nje falënderim të veçantë dua të bëj edhe unë ,si ju ,për reçenzentin e veprës Prof.Dr.Altin Shegani sepse siç thotë ai : <<Rrugëtimet shkencore kërkojn guxim ,i cili në rastin konkret nuk mungoi të ishte i pranishëm si dhe cilësimin tjetër të tij si njeri i botës akademike ai shprehet :<<Si jurist dhe si pedagog ,konstatoj se kemi të bëjmë me një punim të plotë gjithpërfshirës , cilësor, plotësisht i denjë për rrethet juridike dhe njerzit në nevojë profesionale ,të cilët duhet të thellohen në kërkime .Një punim i tillë ,mungonte në literaturën e posaçme Juridiko-Penale dhe për këtë arsye fiton <<Mundësin >> të transformohet në një vlerë të mirfilltë burimore doktrinale>>.Gjithashtu unë vetë vlerësoj që zbulimi,interpretimi dhe zgjidhja që i bëhet çdo fenomeni në librin tuaj ,sidomos të mashtrimit me anën e ATM-ve ,rastet e punonjësve të policisë në dogana ,ato të klonimit të kartave të kreditit ,të profileve të rreme ,të përgjimit të paligjshëm,të cënimit pa të drejtë të privatësisë dhe kontrollit pa të drejtë të korispodencës apo mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar ,vizive dhe audiovizive .Të gjitha këto rrisin shkallën e korupsionit ,duke përfituar individ apo kompani direkt ose indirekt ,në pakësimin e pasurisë së individit apo shtetit ,në deformimin e ligjit për çdo detyrim e të drejtë të individit dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë.Me ka pëlqyer sidomos analiza që i bëni kodeve penale të Shqipërisë ,dhe konkluzionet që nxirrni janë shumë të sakta sidomos ato të periudhës komuniste që e kam jetuar .Në përfundim dua të citoj dhe komentoj një frazë tuajën në faqen e fundit të librit ,mjaft domethënëse për ligjvënësin në veçanti dhe mbarë shoqërinë në përgjithësi ,për të mos lejuar shantazhet nëpërmjet hapësirave bosh të ligjit për korupsion aktiv ose pasiv nga askush .Pra përkufizimi juaj është  tepër i rendësishëm ,po e citoj : <<Me gjithatë ,mbetet e nevojshme qe çështja e përgjegjësisë penale të sipërmarrësve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike ,të gjej rregullim të posaçëm në legjislacionin penal ,në mënyrë që të mos mbetet objekt i interpretimit rast pas rasti nga praktika gjyqësore >>.Ndërsa në vazhdim dhe në një kohë mjaft të shkurtër mbrojtët gradën shkencore Prof.Asoc Dr dhe më vonë botuat  librin voluminoz:“Problematika bashkëkohore në fushën e të drejtës penale”Ky libër përfaqëson një nga kulmimet e tua akademike.Në libër,trajtohen një sërë çështjesh lidhur me veprimet e paligjshme që prekin sekretin dhe fshehtësine e të dhënave personale, veprat penale kompjuterike si dhe aspekte të doktrinës dhe praktikës gjyqësore lidhur me përgjegjësinë penale te personave juridikë.Temat e trajtuara ndër të tjera përfshijnë: studim të rrethanave që cënojnë fshehtësine e të dhënave personale, të drejtën e mbrojtjes së imazhit, të mbrojtjes së reputacionit, mbrojtjen e komunikimeve private midis avokatit dhe klientit të tij; ligjshmërinë e mbledhjes së informacionit nga organet shtetërore, të ndalimeve dhe kontrolleve nga punonjësit e policisë; aspekte të mbrojtjes së sigurisë së të dhënave personale, të tilla si: trajnimi i avokatëve dhe asistenteve ligjorë mbi Teknologjinë dhe Sigurinë e Informacionit, trajnimi i bizneseve; zbatimi i teknologjive që rrisin masat mbrojtëse të privatësisë si: rrjetet virtuale private (VPN), transmetimi i shtresëzuar (onion routing), sistemet e komunikimit shok-me-shok (Peer-to-Peer Systems) etjNë fushën e veprave penale kompjuterike trajtohen: veprimet e socializimit nëpërmjet kompjuterit për ndjekjen e qëllimeve kriminale, mashtrimi kompjuterik, zhvatja ne rrugë elektronike, ndëshkimi i veprimeve të pornografisë me të mitur online dhe përgjegjësia eventuale e ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike (ISP).

Për sa i takon studimit të përgjegjësisë penale të personave juridikë, temat kryesore të trajtuara përfshijnë: studimin e rrethanave të zbatimit të përgjegjësisë penale ndaj personave juridikë (veprime të kryera në dobi të personit juridik, përgjegjësia për shkak të mungesës së kontrollit ose mbikqyrjes, përgjegjësia penale për sjellje neglizhente), kriminaliteti në sektorin e biznesit në Shqiperi, përgjegjësia e Njësive të Qeverisjes Vendore, veprimet e përfaqësimit dhe ngarkimi me përgjegjësi penale i personit juridik të përfaqësuar (autoriteti në dukje, autoriteti faktik i përfaqësuesit, delegimi i kompetencave të përfaqësimit dhe ratifikimi).

Ky libër paraqet një projekt ambicioz për të pasuruar literaturën juridike aktuale, dhe njëkohësisht për të ngjallur diskutime në rrethe studiuesish dhe profesionistësh mbi sfidat që paraqet realiteti i sotëm, social, ekonomik dhe politik në projektimin e kooridinatave të zbatimit të ligjit penal.Jam i mendimit se punimi ia ka arritur qëllimit në nxitjen e kureshtjes për profesionistët , ligjvënësit, studentët etjProf.Asoc.Dr.Evisa ju përgëzoj për stilin e veçant , gjuhën e pasur ,drejtëshkrimin dhe sintaksën perfekte në këtë punim.Ju uroj suksese , ambicie dhe sedër maksimale në rrugëtimin tuaj të gjatë dhe të vështirë të shkencës , këtij <<universi>> të pafundëm të dijes ,duke qenë kështu promotore dhe përfituese e të mirave materiale e morale për veten ,familjen dhe vendin .Duke u bërë një pjesë integrale e elitës me ndihmesën tuaj të çmuar duke e lënë mënjanë modestin, krahas të tjerëve ,në zhvillimin dhe përparimin e kombit .Por Prof.Asoc Evisa Kambellari vazhdon punën tashmë përtej Oqeanit dhe se shpejti do të jetë para lexuesit me një me një projekt të ri akademikE dashur mbesa ime Evisa. Ju uroj suksese të mëtejshme në rrugën e pafundme të dijes, formimit të përgjithshëm intelektual, atij akademik si juriste dhe persosmërisë së plotë shkencore. Me ty ne lartësohemi dhe krenohemi deri në madhështi përpara të tjerëve. Juve këtë kontrat kini lidhur me jetën, le t'ju shërbejë piksëpari juve, familjes dhe kombit. Ju plotësoni më së miri detyrën qe ka çdo njeri për vendin e vetë, sepse vendi zhvillohet dhe përparohet me njerëz të kulturuar dhe të ditur.

Epilogu I mesazhit tim...

SUKSESENë këndvështrimin tim ju keni arritur shumë ne keto vite, por njekohësisht duhet të jeni të përulur përpara dijeve ende të panjohura. Në fund të fundit, jeta mbetet mësim që nuk mbaron kurrë.Por mësimi që besoj se ju keni mësuar më mirë në këto vite, ashtu siç shpreheni edhe ju në një intervistë të kohëve të fundit ,të cilin po e citoj të plotë ,-eshte :" Të arrish të transmetosh dije, duhet së pari ta duash atë, ta mendosh si të mire të përbashkët, dhe jo si aset personal, të dish të jesh modest përballë çdo arritjeje dhe të të mos veshë shikimin deliri i madhështisë.T’ia dedikosh jetën tënde profesionit fisnik të edukimit të brezave, do të thotë të jeshë i aftë të marrësh përsipër përgjegjësi dhe të ndjekësh objektivat profesionale pavarësisht çdo sfide dhe kostoje.Puna ne akademi kërkon të mendosh sakrificën përpara tundimeve për përfitime personale. Të jesh i hapur për gjykime dhe për kritika, dhe të mendosh që kjo është mënyra më e mirë për t’u rritur në profesion.Nuk do mjaftonin kurrë fjalët për të folur për bukurinë e profesionit që kam privilegjin të mbaj, por dua të ndalem këtu për të treguar se me shumë se fjalët, eshtë vepra që lëmë ajo që mbetet katalizatori i një procesi të pandërprerë në mendjet e gjithe atyre studentëve qe kam fatin t’i edukoj në breza. Pasuria ime me e madhe shpirtërore dhe profesionale, është të shikoj dritë në sytë e studentëve të mi. Dritë që tregon se pasuria ime, tashme eshtë pasuri e tyre dhe se vlerat që jam munduar aq shumë të ushqej, mbeten të sigurta në personin e tyre.",-përfundoni ju komentin tuaj,- për mendimin tim një analizë shumë e hollë,ku në pak rreshta ju keni thënë gjithcka,me një administrim jashtë zakonisht të lartë të mendimit .

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page