Mbret i mirë
Astrit Lulushi
Një herë, aty rreth viteve 400 pes, Zeno nga Sirakuza i njohur si ati i paradokseve u ul në një bisedë të stilit para-sokratik me nxënësit përrreth dhe u tregoi një histori të vjetër. Ishte një përrallë me mbret, populli i të cilit ishte mësuar të trajtohej gjithmonë mirë e drejtë, por kjo e kishte bërë squllët, nuk duronte dot asnjë gjë dhe vetëm ankohej e protestonte. I pakënaqur nga kjo gjendje, mbreti shpresonte t'u jepte një mësim. Plani ishte i thjeshtë: Ai do të vendoste një gur të madh në mes të rrugës kryesore, duke bllokuar plotësisht hyrjen në qytet. Mbreti do të qëndronte i fshehur diku aty pranë për të vëshguar reagimet e tyre. Si do të përgjigjeshin? A do të bashkoheshin për ta hequr gurin? Apo do të shkurajoheshin, dhe të dëshpëruar do të ktheheshin në shtëpi? Me zhgënjim në rritje, mbreti vëzhgoi se si njerëzit njëri pas tjetrit vinin dhe kur shihnin pengesën ktheheshin e largoheshin. Ose, në rastin më të mirë, përpiqeshin me gjysmë zemre para se të hiqnin dorë. Shumë u ankuan ose e mallkuan hapur mbretin dhe gjithë të pasurit, por më kot. Pas disa ditësh, një fshatar erdhi për të shkuar në qytet. Ai pa se rruga ishte bllokuar, por nuk u largua. Ndërsa u mundua e u mundua për të hequr gurin, një ide i erdhi: shkoi në pyllin aty afër për të gjetur diçka që mund ta përdorte si levë, dhe u kthye me një degë të madhe që e përdori për të zhvendosur shkëmbin masiv nga rruga. Dhe nën shkëmb gjeti një çantë me monedha dhe një shënim nga mbreti: “Pengesa në shteg bëhet shtegu; brenda çdo pengese, një mundësi për të përmirësuar gjendjen".
Po sikur nën Teatër në Tiranë të jetë fshehur një thesar? Por nga kush? Mbreti i mençur i përrallës së Zenos nuk ekziston, as i juaji. Prandaj Teatrin mos e prishni nëse pa gjetur më parë një mbret të mirë. Një lloj paradoksi ky, sepse mbret të mirë s’kemi njohur.
Comments