JANIS BARBERIS
MBRËMËSORE DASHURIE
Qyteti me mishra në heje kremton tjetërkund. Në Stacion të Peloponezit, drekëherë e vonë pashke në një stol veç ti dhe unë, moj nënë, jemi ulur. Qenkemi pleq tashmë të dy dhe unë, gjersa vjersha shkruaj, jam më plak. Po ku paskan vajtur gjithë ata njerëzit tanë ? Brenda një jave s'paska mbetur kush. Javë e Madhe ish sigurisht, plot vuajtje, tradhti e kryqëzime - mos dashkan shumë që kokën ta ulin vdekatarët? Ashtu pikërisht, nga Lari gjer më sot do të duhej edhe ne disi të ishim nxënë. Por Pashka mori fund, oj nënë. Po ne ç'do të bëhemi ulur në një stol të pavdekshëm teksa mbrëmja po bie?
(PËRKTHEU: ARISTOTEL SPIRO)
Comments