top of page

…mbi lotë që shtrydhin dhimbjen e çdo Nane!


…mbi lotë që shtrydhin dhimbjen e çdo Nane!

Nga Fatmir Terziu


Përtej një fotografie zgjoj memorje. Gjilpëra

kalon në të ftohtën e gjarpëruar të mëngës

oh, sa lotë janë fshehur

në sytë e nënës!

Këtu për herë të parë m'u errësua shikimi

dhe një rrufe e pamëshirshme u rrotullua mbi mua

sa i dhimbshëm mbetet arnimi

një trup në një trup të huaj.


Këtu dëgjova heshtjen të flasë një pasthirrmë: - Ndalo!

të zbulosh dhe të prekësh - është e ndaluar

fryti i dashurisë - dhe në vendet e liga

ëndrrat tuaja do të jenë përgjithmonë robër

një copë e këputur e arnuar

nuk mund t'i fshij lotët

me mollën e ndaluar.


E coha endet një magmë e lëngët e pikëlluar

muzeumit të madh të memorjes

kënd i vetmuar i përmallimit tim i pavizituar

drejt ftohjes

ku endet për rehati loti i hutuar.


Dhe fotografia ka humbur në djerrinën e madhe.

Aty ka lule. Sytë nuk shkojnë më përtej.

Sytë si sy kanë të tjera halle

shumë mendime të thella detyrojnë të shpërthej,

se nuk dua të kujtoj rrufetë në ato male,

se nuk dua të flej…

mbi lotë që shtrydhin dhimbjen e çdo Nane!

50 views2 comments

2 Comments


Sakip Cami

Vargje hyjnore kushtuar nanës dhe të gjitha nanave që rrisin jetë

Like

Timo Merkuri

Vërtet që nuk flihet mbi lotë që shtrydhin dhimbjen e çdo nane. Cikli i prindërve të tu vijon të kullojnë dhimbje e mall. Koplimenta

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page