top of page

Mbi librin “The Devil of Marks”

Updated: Jan 15, 2021



Mbi librin “The Devil and Marx”

Astrit Lulushi


Dy dekada pas botimit të Librit të Zi të Komunizmit, gati të gjithë janë, ose të paktën duhet të jenë, të vetëdijshëm për të keqen e pamasë të prodhuar nga një ideologji djallëzore e kurdisur për herë të parë kur Karl Marks shkroi Manifestin e tij Komunist dy shekuj më parë. Sidoqoftë, shumë njerëz e ndajnë Marksin nga të këqijat e krijuara nga ideologjia dhe teoria shtypëse që mban emrin e tij. Ky është një gabim i rëndë. Jo vetëm që rezultatet e tmerrshme të Marksizmit erdhën direkt nga idetë e përdredhura të Marksit, por vetë ai shkroi disa gjëra djallëzore. Para se Karl Marksi të shkruante për ferrin e komunizmit, ai shkroi për Ferrin.

"Qiellin e kam humbur, këtë e di mirë", shkruante Marksi në një poezi në 1837, një dekadë para Manifesit të tij. "Shpirti im, një herë i vërtetë ndaj Zotit, zgjodhi Ferrin." Ky sigurisht dukej se ishte fati i mbrapshtë për ideologjinë e Marksit, e cila dërgoi në vdekje mbi 100 milion shpirtra vetëm në shekullin XX.

Asnjë ideologji tjetër nuk ka çuar në vdekjen e kaq shumë të pafajshmëve. Si mund të mos quhet Marksi “Ati i Gënjeshtrave?

Tani, një tjetër libër, “The Devil and Karl Marx”, nga Paul Kengor, është një vështrim i afërt dhe i kujdesshëm i anës djallëzore të Marksit, një anë e një njeriu, magjepsja e të cilit me djallin jehoi në shekullin XX, dhe vazhdon të ulërijë sot. Është një portret tragjik i një njeriu dhe i një ideologjie, një retrospektivë tronditëse për një të keqe që nuk duhej të dilte kurrë nga gropa e saj.

“Kështu, Qiellin e kam humbur, këtë e di shumë mirë. Shpirti im, dikur i vërtetë ndaj Zotit, zgjodhi Ferrin”, shkruante Marksi. Këto vargje ishin për ‘të pjesërisht biografik. Po kështu shqetësues ishin rrjeshtat e hapjes në Manifestin e tij Komunist: “Një fantazmë po ndjek Evropën, spektri i komunizmit. Të gjitha fuqitë e Evropës së vjetër kanë hyrë në një aleancë të shenjtë për të ekzorcuar këtë spektër.” Karl Marks lëshoi ​​më shumë sesa një program të thjeshtë ekonomik. Njeriu ishte më pak ekonomist sesa revolucionar. Marksi kishte një varg të preferuar nga Mefistofeli, personazhi djallëzor në Faustin e Goethes: "Gjithçka që ekziston meriton të zhduket." Ajo që donte Marksi nuk ishte një revolucion i thjeshtë ekonomik; ai donte një revolucion kundër natyrës njerëzore, për të asgjësuar të gjithë rendin, për të djegur shtëpinë, për të minuar "të gjithë fenë, të gjithë moralin". Ai bëri thirrje për "përmbysjen me forcë të të gjitha kushteve ekzistuese shoqërore". Ajo që mbrojti Marksi kishte një dimension shkatërrues, dimension shpirtëror, dimension djallëzor. Libri “The Devil and Karl Marx” analizon marshimin e gjatë të vdekjes, mashtrimit dhe Infiltrimit të Komunizmit, duke eksploruar këtë anë tronditëse të Marksit dhe revolucionit Marksist që vazhdon edhe sot.


16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page