MBI LIBRIN “SHTEGËTIMI I DINOZAURËVE FLUTURUES” TË POL MILOS
Sigurisht mes entuziazmit dhe sarkazmës së tij ndaj çdo fenomeni që ai trajton, pavarësisht se ne të dy në raportet fizike dhe moshe nuk kemi ngjajshmëri me njeri tjetrin ashtu si dikur dinosaurët e shumtë tek kërkonin të fluturonin, koha kur ata ende nuk kishin filluar të kuptonin se mund të zaptonin gjithë hapësirën qiellore, do të dëshiroja të isha një i tillë. Pol Milo, një grabitqar i pamëshirshëm idesh, një dinozaur modern ku të cilin edhe nëse disa nuk do të mundeshin ta ndjenin, ta kuptonin botën e tij, ajo diçka që do t’u mbetej do t’u duhej ta përtypnin për shumë kohë
Tek rrëmbehesh nga logjika e arsyetimit të tij nxiton, nxiton mes atyre rrjeshtave për të vetmen arsye për të aritur në shtresën e duhur e cila mbart xeherorin e çmuar, ndjehesh disi tuaf për të vetmen arsye sepse megjithëse ajo kënaqësi nuk është e prekshme, tronditja si fenomen është zhvilluar brenda teje. Duke kryer atë veprimin e përhershëm të kruajtjes së kokës i jam kthyer disa herë leximit të tij. Pikëpyetja që më lindi ishte arsyeja si ta emërtoja këtë fenomen, këtë djalosh durrsak ose nga kush tjetër e kisha këtë ngacmim, nga kush. Në parathënien librit “Vepra të zgjedhura” të Lukianit citohet një shprehje e Engelsit ku në të, ai e quan “Volterin e Lashtësisë”, pikërish kjo ishte arsyeja që më ngacmonte, ironia, satira, sarkazma e tij dhe tashmë Pol Milo më riktheu tek ai përjetim por me një ndryshim, jo pranë zotave aty lartë në Olimp por pranë “dinozaurëve të tij fluturues”. Pra për ta kuptuar autorin, lexuesi duhet të ketë pranë edhe Lukianin. I pari, ai i hershmi i kishte vënë qëllim vetes të merej veçse me perënditë aty lartë në Olimp ndërsa miku ynë Pol Milo guxoi të shkonte më tutje për të ‘zotat nuk jetojnë’ është mendësia e tij që përcakton se cilët do të jenë protagonistët e tij.
Tek “Shtegëtimi i dinozaurëve fluturues”që në faqet e para me Evolucionin Universal të Mospranimit, Të drejtat në rrezik dhe Shtegëtimi i dinozaurëve fluturues kupton esencën e gjithë përmbajtjes, të ndjenjës pra të librit dhe formës si e përcjell formëmendësinë e tij autori. Të tria, pa u përjashtuar të tjerat, të cilat janë të shtrira në të gjitha njëqintë e tridhjetë faqet, kanë të plotë atë ngakesë, atë që e shqetëson autorin. Sinqerish, unë po e përjetoj mrekullisht pasi më jep një frymëmare të mrekullueshme. Duke qenë i vëmendshëm në leximin e veprave të tij, jam i bindur se do të ndjej pikërisht atë që na mungon dhe na mungon shumë. Megjithëse që në rreshtat e para ajo që të ngacmon është ironia, satira që shkojnë deri në cinizëm nuk është ai “qëllimi i tij”por ajo forma tjetër futurike ku prej nga më të shumtëve nuk mund përtypet dot, jo se nuk duan por nuk munden. Po e mbyll veçse me titullin e shkrimit të fundit ‘EPILOG’ pra në formën si e ka ndërtuar na e hedh pa ndrojtje mbi tavolinë. Ai është “ i tmerrshëm, më i keq se dinozaurët e tij.”
コメント