top of page

Mbi 600 artdashës në koncertin recitaltë Mjeshtrit të Madh Shaban Mziu 


Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, shembulli më i mirë i mbështetjes së artistëve

 

Mbi 600 artdashës në koncertin recital

të Mjeshtrit të Madh Shaban Mziu 

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

Në përshëndetjen e tij, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh deputet i Lezhës, ndër të tjerat tha se “Investimi i kryer për rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” ka mundësuar kthimin e tij, jo vetëm në një trashëgimi kulturore, në një shkollë edukimi e kulture, por edhe në një aksesor për turizmin dhe një brand që do të mbështesë artin, artistët dhe kulturën e lashtë të këtij qyteti”

Pas rikonstruksionit tërësor, duke e bërë ndër më të mirët në rang vendi, Pallati i Kulturës të Lezhës që mban emrin e Artistit të Merituar Ded Ndue Lazri, zien nga veprimtari të larmishme kulturore-artistike. Kjo falë mbështetjes reale që kryebashkiaku Pjerin Ndreu u jep artistëve të këtij qyteti. Shembulli më konkret qe mbështetja e tij për koncertin recital të Mjeshtrit të Madh Shaban Mziu, që u ndoq nga më shumë se 600 artdashës dibranë e lezhjanë. Kjo për faktin se ky artist famoz që kudo e kurdoherë shfaqet si “orteku” i këngës popullore e asaj qytetare, me performamcën e tij të shkëlqyer, jo vetëm në skenën moderne të sallës së koncerteve të këtij institucioni modern kulturor, por edhe në Peshkopi, Tiranë, Gjirokastër, Prishtinë, Ulqin, Tetovë e kudo në hapësirën shqiptare në botë është bërë i njohur, jo vetëm për interpretimin mjeshtëror por edhe për repertorin e pasur. Kështu u shfaq ai edhe mbrëmjen e së hënës të 29 janarit, fillimisht me dokumentarin ku përmblidhej biografia e tij krijuese dhe më pas me repertorin e tij mjaftë të pasur.

Në shtatë dekada të jetës së tij, ai ka formuar profilin e një artisti profesionist, duke interpretuar fillimisht në moshën e tij rinore me ansamblin “Kuvendi” të Zall Dardhës, më pas në Peshkopi e deri në Festivalin Foklorik të Gjirokastrës (1978), për të vijuar për 40 vjetë në Lezhë, si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës së NB së këtij rrethi, ndër më të mëdhatë në rang vendi dhe si funksionar i pallatit të Kulturës të këtij qyteti, fare pranë Kalasë së njohur të Besëlidhjes dhe vendprehjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndaj dhe kënga e tij e parë në këtë koncert recital mban titrullin sinjifikativ “Rron në shekuj Besëlidhja e Lezhës”. Kështu, Sh.Mziu  i njohur si “kumbari” i këngës popullore dibrane, pasi prezantohet si i tillë nga moderatori Defrim Methasani, ngjitet në skenë mes duartrokitjeve të ardashësve të shumtë dibranë (qytetarë të Lezhës) e lezhjanë, të cilët do t’i entuazmojë teksa zëri i tij brilant kumbon në vargjet: “Shpata e Gjergjit/ Pena e Fishtës/ Zemra e kombit/ Nderi i shqipes…” Kështu vjen në skenë orteku u këngës epike  edhe me vargjet e këngës “Nëntë kala n’gjoks t’Arbnisë”: “O moj Dibra me 9 male/ N’shekuj luftën nuk e ndale/..Besë e gjak prej Kastriotit/ Me ja mbrojt trojet vatanit/ gjithmonë plot huta e dibranit…”.

Shaban Mziu, lindi, u rrit dhe u burrërua me këngën që përcjell jehonën e luftrave të dibranëve për  liri e pavarësi kombëtare, duke u identifikuar si “zëri i lavdisë shekullore dibrane”, “Mjeshtri i madh  dhe ikonë e këngës epike dibrane”. Kështu u prezantua ai edhe në këtë koncert recital, si pasardhës i denjë i artistit të madh dibran Hazis Ndreu - Nderi i Kombit, që si askush tjetër, me talent të rrallë arriti të përvetësojë dhe interpretojë mjeshtërisht folkorin dibran, mbështetur në rrënjët popullore e kombëtare. Edhe në këtë koncert recital ai erdhi si përvetësues dhe interpretues i denjë i këngës epike dibrane, që padyshim është faktori bazë i formimit të tij artistik.

Sfida këtu është që brezat e rinj, jo vetëm të shijojnë këngën popullore të Shaban Mziut, por edhe të angazhohen dhe të mësojnë historinë e saj. Sepse këngët e tij pasqyrojnë emocione të thella për betetaj legjendare të kryetrimit Skënderbe, vargjet kushtrimore të Fishtës dhe heronjtë. Kështu shfaqet Ai në këtë skenë madhështore moderne edhe me këngën “Dasma e kamer Loshit”, duke përhapur si vigan jehonën e vargjeve: “Kam temelin tek ky gur/ Jam Kosova e s’ul flamur/ Jam shqiptar e s’shuhem kurrë…”. Por jo vetëm në epiket. Zëri i Shaban Mziut tingëllon ëmbëlsisht edhe në këngë lirike. Kështu në duetin me të papërsëritshmen Caje Poleshi vijnë sërish si binomi që la gjurmë kujtese nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës të vitit 1978 me këngën  “Hajde se jam vetëm ooo”.

Ky artist që këngon kryesisht popullore të Shqipërisë së Veriut, më datë 20 Janar 2021, publikoi videoklipin "Kushtuar Qerim Sulës", këngë me të cilën u duartrokit nxhehtësisht nga spektatorët e shumtë edhe në këtë koncert recital. Po kështu edhe kur interpretoi këngën "Lura Trime Nder i Kombit" (videoklipin e së cilës, prodhuar nga kompania Domi Production e ka publikuar para tetë muajsh më 27 maj 2023), me muzikë dhe orkestrim nga Edmond Zhulali. Janë vërtetë kuptimplote vargjet e kësaj kënge që reflektojnë bashkëjetesën fetare në vendlindjen e Nikollë Kaçorrit, e që të kënduara nga tribuni Shaban Mziu ngrenë peshë zemrat e ardashësve:: “Për trimëri e bamirësi/ krah për krah kishë e xhami / T’nderojnë brezat mot pas motit/ Lura e bukur/ Nderi i Kombit…”.

Zëri i tij kushtrimor jehoi edhe gjatë interpretimit të këngës “Fluturon shqipja mbi Korab”. Kënga himn, në të cilën  edhe ikona e gazetarisë sportive, D.Methasani ka bashkuar zërin me interpretuesin virtuoz Shaban Mziu, padyshim që përcillet fuqishëm si finalja më e bukur e këtij koncerti recital.

Në përshëndetjen e tij për këngëtarin e shumëtalentuar Shaban Mziu dhe artistët tjerë që performuan në këtë koncert recital të tij, si e madhja Liri Rasha, (e dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”), Vera Laçi, Flora Gjergji, Gjuran Daci, Kastriot Kola, Bledar Kaca, Mentor Topuzi e Gentan Dervishi;   grupi i valltarëve të Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, etj, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh deputet i Lezhës, ndër të tjerat tha se: “Investimi i kryer për rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” ka mundësuar kthimin e tij, jo vetëm në një trashëgimi kulturore, në një shkollë edukimi e kulture, por edhe në një aksesor për turizmin dhe një brand që do të mbështesë artin, artistët dhe kulturën e lashtë të këtij qyteti”. Po edhe koncerti recital i Mjeshtrit të Madh Shaban Mziu, i moderuar me mjeshtri të rrallë artistike nga i mirënjohuri Defrim Mathasani – Mjeshtër i madh, dëshmoi para së gjithash ndikimin e rikonstruksionit tërësor të këtij objekti në edukimin e publikut nëpërmjet artit. Falë këtij investimi, institucionet kulturore të Bashkisë Lezhë, me mbështetjen e kryebashkiakut Pjerin Ndreu, garantojnë realizimin e kalendari të ngjeshur veprimtarish kulturore - artistike, jo vetëm në sallën e koncerteve, por edhe në atë të leksioneve,  në sallën “Djemtë e detit”, sallën e valles, baletit, etj, që janë të standardeve më të përparuara. 

Çast emocionant qe edhe mbyllja e këtij koncerti recital me dekorimin e Shaban Mziut nga Federata e Paqes Universale me titullin “Ambasador për Paqen”, që ju dha nga Mjeshtri i Madh Muharrem Gjoka, Qytetar Nderi i Qarkut Dibër dhe President i Ansamblit Artsitik “Hazis Ndreu – Nderi i Kombit”.



48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page