Mbetet një shpresë…




Elbasani tashmë nuk është ai që shihej e planifikohej brenda të ashtuquajturës „vijë e verdhë“. Nuk është as ai që mbahet në dosjet e pushtetit lokal të ngecura dosjeve të viteve 90-të. Nuk është i tillë. Nuk është i atillë, sikurse ngeli nën nofkën edhe një lagje e tërë e quajtur „Aksioni '90“-të, që s'u quajt kurrë si e tillë zyrtarisht. Nuk është aq sa e dinë brenda shifrave zyrtare, vetë ata që nuk e votuan që kjo lagje të ndryshonte pamjen, as ata që e lanë gjysëm të shtruar me asfat, e gjysëm të lënë me baltë. Nuk është! E si mund të jetë kur gjithnjë ka dy fytyra në pushtet? Njëra është e njerkës dhe tjetra e nënës. Kjo e fundit më e dukshmja e padukshme për fatin e inatin e vetë atyre të njerkës. Fatin e një zone të tërë në Lagjen „5 Maji“ në Elbasan. Dhe fati i saj thuhet nën e me dhëmbë se është i tillë: gjysma e shtruar me asfalt janë votues të PS-së dhe pjesa tjetër e lënë në baltë dhe në errësirrë rruge është shtresa e përndjekur, votuesit e PD-së.

E ndërsa e ndiqja mes fotografive këtë „fat“ të ndarë më dysh natyrshëm më shkoi mendja edhe tek disa fotografi që shënojnë trokitjen derë më derë në shtëpitë e kësaj zon