top of page

MATERNITETI l KOHËS MODERNE


Dhoma komode me krevate bosh Pak fëmijë, me gishta t'i numërosh. E qara e fëmijëve m'e bukura simfoni Urimi im:"Rritshi më shumë se nji!"


Nuset- bija marrë botën mbarë, kur na duhen, këtu, jo, nuk janë. Sot, lehonat si lulet e rralla, Më shumë sheh pleq e plaka


Dikur, kur nuse isha dhe vetë Krevatet plot fëmij' n'maternitet. Nuk reklamoj se ishte më mirë Do përtrirë rraca, përsosur njerinë.


Ne jetën bij, se gëzuam si ju, Por syrin plot, zemra, gjithashtu. S'ju bëj moral, as t'ju mërzis Malet, fushat, askush s'i lëviz.


Mos punoni të keni dy shtëpi Në ato të rrisni vetëm një fëmi. Ç'të mira gjetët i keni lejim T'i gëzoni, fëmijët në dyfishim.


Zhvilluar robotika, inteligjent roboti ATË që t'fal nëna, AI, as n'mot moti.


ZONJAVE ( Njohur unë, njohur ju, edhe pse s'janë VIP-e)

Sa mbrapsht më erdhi jeta S'ju gënjej, kjo, e vërteta. Ndoshta më deshën, por s'e besova Dashurinë e nënës, vetëm atë, përjetova. Por më ngazëlleu me ngjyra, me bukuritë e veta pranvera. Më ftoi jetës t'i shikoj anët më të mira, më të dlira. Të lind, të rrit, të dua të fal. Jetës, dhe FAMILLJES kapistallin fort mbajtur, ndjekur, shtrënguar.

37 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page