top of page

MARRËZIRA TË HUAJA


GJUHA SHQIPE: SI PO PASUROHET ME MARRËZIRA TË HUAJA.

NGA KRISTO ZHARKALLIU.

Dikur të gjithë gjuhëtarët dhe Akademia shqiptare përpiqeshin se si të pastronin gjuhën shqipe nga fjalët e huaja të panevojëshme që kishte trrashëguar nga sundimi i gjatë otoman dhe latin. Sigurisht nuk mungonin dhe fjalët greke dhe kjo për arsye të mungesës të gjuhës së shkruar dhe të një alfabeti të përshtatëshëm për gjuhën shqipe.Ishte një punë këmbëngulëse dhe atdhedashurues të intelektualëve shqiptar sidomos atyre të Rilindjes Kombëtare. Ata-Kristoforidhi, vëllezërit Frashëri (Samiu, Abdyli dhe Naimi),Pashko Vasa e dhjetra të tjerë u përpoqën të stabilizojnë një gjuhë të mirë, të kuptueshme dhe që të shkruhej bukur. Këtë gjuhë të Rilindasve përdorën poetët e mëdhenj, Andon Zako- Çajupi, Asdreni, Migjeni, Fishta e dhjetra të tjerë duke krijuar menjimënd margaritarë të poezisë shqipe. Edhe më vonë, kur u krijua shteti shqiptar, gjuhëtarët shqiptarë nuk harruan kurrë porsitë e Kongresit të Shkronjave të Manastirit...

Më vonë dhe Akademia e Shkencave dhe të Kulturës të hartonte fjalore e studime drejtshkrimore për mbarëvajtjen e gjuhës...Kësisoj dolën i shquari Eqrem Çabej(me famë botërore) Androkli Kostallari e shumë shumë të tjerë që mirreshin seriozisht për mbrojtjen dhe pasurimin e fjalorit shqip që në fakt nuk është aspak i varfër... Ashtu si u bë një punë serioze gjuhësore shkencore për Njësimin e Guhës Letrare shqipe duke e pasuruar gjuhën me të folmen e të dy dialektet kryesore të vendit, gjë e domosdoshme për një shoqëri dhe komb bashkëkohor. Sigurisht pati një luftë të rreptë kundër Gjuhës së njësuar,në përgjithësi me motive politike, madje miratimi i kësaj gjuhe nga shqiptarët e jashtë kufijve shtetërore, sidomos nga Kosovarët dhe shqiptarët e tjerë të ish Jugosllavisë, gjë që u bë para se të zbatohej plotësisht në Shqipëri,u sulmua nga disa ‘’nacionalistë’’ në emigracion se po bëheshin...enverista! Por atje, sidomos në Kosovë, kishim intelektualë të shquar- si Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Ibrahim Rugova, Shkëlzen Raça e të tjerë që menjëherë përqafuan Gjuhën e Njësuar shqipe. Sidoqoftë nacionalistët tanë- sidomos një profesor nga Gjirokastra që e paraqiste veten si shkodran, i cili kishte njohuri të mëdha gjuhësore, nuk la pa sharë e akuzuar Çabejn dhe Kostallarin si shërbëtorë enveristë dhe, madje akuzonte dhe kosovarët si të tillë se ai e donte kombin shqiptar...dygjuhësor ose dy dialeke të barabarta...Megjithatë Gjuha shqipe po përmirësohej dhe spastrohej nga fjalët e huaja të panevojëshme, duke i zëvëndësuar ato me fjalë të pastra arbërore...Por ajo kohë kaloi dhe...Akademia e tanishme nuk çan më kokën për gjuhën dhe kemi përshtypjen se Gjuha shqipe është në mëshirë të disa analfabetëve gjuhësorë. Madje na duket se askush nuk çan kokën për pastërtinë e gjuhës...

Laxojmë vitet e fundit ‘’pasurimin’’e gjuhës me fjalë të huaja të pakuptueshme. Shpesh herë ndeshemi me fjalën ‘’Pa preçedentë’’ dhe sinqerisht nuk e kuptoj domethënien dhe prejardhjen e saj! Pastaj lexojmë...’’U dakordësuan’’ ‘’ranë dakord’’ thua e nuk gjëndet asnjë fjalëzë shqipe ta zëvëndësojë. Nuk u pëlqen fjala shqipe’’u pajtuan’’ u morën vesh’’ ‘’Marrëveshje’’? Dhe më tej...Thonë po...Negociojnë! Pse? Nuk u pëlqen të thonë ‘’bisedojnë’’ ose më shqip (e përdorin dhe grekët këtë) ‘’Kuvendojnë’’ ‘’Kuvendim’’ edhe fjalim? Të tilla ka me dhjetra në mos me qindra...Dhe askush nuk ankohet... Ku është Akasdemia që duhet të kujdseset për Gjuhën dhe mbarëvajtjen e Kombit Arbëror? Ka botuar vitet efundit ndonjë fjalor ose enciklopedi shqipe? Çfarë akademi është kjo që nuk mirret aspak me spastrimin ose mirëmbajtjen e gjuhës? Nuk e di se ç’njohuri shkencore ka ish politikani Skënsder Gjinushi që është Kryetar- unë kam njëfarë simpatie për të por deri tani nuk i kemi dëgjuar zënë Akademisë...I vetmi akademik që dëgjohet pothuajse përditë është..(Akademik si thotë) Artan Fuga i cili përdor një gjuhë..aspak të përshtatëshme për një akademik i vërtetë...Ai merret me politikë, shan majtas djathtas dhe shpreson që të rimarrë pushtetin Sali Berisha dhe Ilir Meta që ta bëjnë...Kryetar të Akademisë! Ndihem keq kur lexoj shkrimet e shpeshta në shtyp të një...akademikut (si e quan veten) të cilit aspak, nuk i intereson Gjuha shqipe,madje ka njëfarë simpatie ndaj gjuhës dydialektëshe – dhe di të shajë dhe të akuzojë këdo që nuk është i pëlqimit të tij! Dhe unë i ‘’pashkollëshumë’’ do ta pyesja: ku është vepra e tij shkencore, gjuhësore, letrare akademike? Apo di vetëm të llomotisë nëpër portale e gazeta,me një gjuhë brutale gjithnjë me shpresë që një ditë të bëhet Kryetar i Akademise? Nga ana tjetër edhe Kryetari i sotëm (Skënder Gjinushi) me çfarë veprash letrare shkencore gjuhësore e justifikon veten si Akademik dhe Kryetar i Akademisë? Gjuha shqipe nuk i dhëmb këtyre akademikëve? Deri sot nuk kemi dëgjuar ose lexuar ndonjë ndërhyrje ose koment për brutalitetin e atyre që dhunojnë përditë gjuhën shqipe. Përdorimi i fjalëve të huaja nga ish emigrantët (shumica e shqiptarëve e kanë shijuar emigracionin) ndoshte justifikohet-p.sh. të thotë një vajzë emigrante në Suedi ‘’Llahanika’’ për perimet dhe zarzavatet, nuk përbën krim gjuhësor, por ta shkruajmë këtë në portale dhe gazeta, e kjo përbën keqdashje ndaj gjuhës shqipe.Ne të vjetrit që sapo mbaruam shkollën fillore me njëmijë mundime,u përpoqëm të mësojmë dhe të pasurojm fjalorin tonë me pastërti megjithse gjëndeshim larg vatrave tona.Ashtu si flitet dhe shkruhet sot Gjuha shqipe lë shumë për të korrigjuar, por kush do ta bëjë këtë? Akademikët? Profesorët? Le të shpresojmë se dikush do të zgjohet një ditë! Të rifillojë spastrimin e gjuhës nga marrëzirat e kujtdo që të kemi një Gjuhë të pastër Shqipe.

KRISTO ZHARKALLI. 7 MAJ 2023.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page