top of page

Marrëzi e ëmbël


Nga Këze Kozeta Zylo

Marrëzi e ëmbël


Te ç’rreze vallë more ngrohjen,

Që më lëmon me frymë Zoti,

Buzëqesh me sy, dridhesh i tëri,

Shpirti im, ç’Perëndi të solli?


Mes puthjesh zjarr, një pikëz loti,

Rrëshqet mbi gjoks, curril argjendi,

Puth një petale Shën Valentini,

Marrëzi e ëmbël, që botën çmendi!


Më të ëmblin nektar


O dashuria ime e ëmbël,

Që më ke rrëmbyer që herët,

Në krahët e shpirtit,

E prej andej përkundesh ëmbël,

Në bardhesine e gjirit,

Dhe shtrydh nektarin,

Më të ëmblin nektar në natyrë…


Hënë e bukur, gjysmë hëne


Hënë e bukur, gjysmë hëne,

Fshihesh del, si prej rrënje,

Çfarë shikon nga qielli lart,

Mban sekrete, dot s’ti kap!


Marroset Hëna nga nje puthje,

I hedh rrezet nëpër buzë,

Hënë e bukur gjysmë hëne,

Të jep shpirt e të jep muzë!


Hënë e bukur mëkatare,

Mos nxirr syrin në dritare,

Se kam turp të zhvishem vetë,

Mikja ime përmbi retë!


Në bisk të ëndrrës


Ca gonxhe yjore nga qielli më hodhe,

O Princi i kaltër, ku fshihesh vallë?

Me zë drithëruar me rrënqethe trupin,

Dhe më puthje, më puthje, oh, si i marrë!


Një rreze hëne u përthye mbi nënkresë,

Një komçë mëndafshi zbërtheu nga bluza,

Malli im i çmendur me brerimë vese,

Mu në bisk të ëndrrës, flakë më mori buza!,


Mu në gji më ngule heshtën!


Si kujtim i ylbertë më erdhe,

Lehtë, lehtë, hape derën,

Èros i dashurisë ç’më magjepse,

Mu në gji më ngule heshtën!

E përflake muzgun e dhomës,

Vetëtinin dëshirat tona,

Nëpër puthje fjalë të njomëza,

Ninëz e ëndrrës, u bë jona…!


Mbi fletën pupël


Mbi fletën pupël hodha fjalët,

I lëmova si mëndafsh,

Hëna lart kur i lexoi,

Nxori gjoksin në ekstazë.


Nuk u tremb nga harbimi,

As nga qielli dritëndezur,

Fustanin e verdhë zhveshi lehtë,

Në të ëmblin shtrat, aromëdehur…!


Shkurt, 2009

68 views1 comment

1 Comment


Perparim Hysi
Feb 14, 2021

Lirika të dala nga një shpirt i brishtë. Urime KOZETA POETJA!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page