SALLAKU: UBT, Marrëveshje bashkëpunimi me
120 universitete të Europës, SHBA dhe Azisë
Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
Rektori i UBT, Prof.Dr.Fatbardh Sallaku mirëpret dhe dekoron kreun e Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof.dr. Skënder Kodra
· Gjatë këtij takimi ku spikati bashkëbisedimi i ngrohtë dhe miqësor mes palëve, rektori i UBT Prof.Sallaku bëri të ditur për vizitorët e veçantë nga SHBA dhe dhjetra pjesëmarrës të tjerë përfaqësues të botës akademike nga kryeqyteti shqiptar, se UBT ka një bashkëpunim të gjërë me mbi 120 Universitete të Europës, SHBA dhe Azisë, në formën e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis universiteteve si dhe të marrëveshjeve në kuadër të programit Erasmus
Rektori i këtij Universiteti Prof. dr. Fatbardh Sallaku, bëri të ditur këtë bashkëpunim të frytshëm dhe inkurajues gjatë një takimi me përfaqësues të Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave ku njëherësh i akordoi kreut të kësaj Akademie Prof.dr.Skënder Kodra Titullin vlerësuar me Titullin “Mirënjohje e Universitetit Bujqësor të Tiranës” me motivacionin: “Në respekt të vlerave të larta profesionale, intelektuale dhe njerëzore dhe si një promotor i fuqishëm i vlerave akademiko-shkencore dhe kulturës nsë Kombit Shqiptar. Një personalitet dhe faktor i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Amerikë, që nëpërmjet promovimit të lidhjeve ndërkulturore mes shqiptarëve dhe popujve kudo nëpër botë ka ndikuar në forcimin dhe lartësimin e vazhdueshëm të arsimit dhe edukimit Shqiptar”. Qoftë edhe ky motivacion është sintezë e vlerave dhe kontributit të kreut të Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof.dr. Skënder Kodra, Figura poliedrike e të cilit është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.
Siç u shpreh rektori i UBT Prof.dr.Sallaku, pikërisht në konsiderim të këtyre vlerave dhe të kontributit madhor të Prof.Kodrës për çeshtjen kombëtare shqiptare ai vendosi tí japë atij Titullin “Mirënjohje e Universitetit Bujqësor të Tiranës”.
Pasi shprehu mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim që ju bë nga rektori i UBT, Prof.Kodra shprehu angazhimin për intensifikimin e bashkëpunimt me këtë institucion ndër më të rëndësishmit e sistemit universitar shqiptar. Ndërkohë ai bëri të ditur se verë profesioni dhe aktiviteti i tij kanë bërë që pranë Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve të afrohen dhe angazhohen konkretisht në punën kërkimore-shkencore shumë profesionistë. Ai konfirmoi gjithashtu një rrjet ndihme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.
“Ne jemi të interesuar për çdo gjë që ndodh me shqiptarët në territorin e SHBA. Reagojmë fort kur ka probleme kombëtare siç e kemi bërë në rastin e enciklopedisë së Maqedonisë, e cila i përbuzte shqiptarët dhe me mbështetjen që i kemi dhënë UÇK-së. Ngrejmë flamurin në mes të Mahnatanite në Time Square dhe mblidhemi mbi 1 mijë veta kur në Amerikë vjen një personalitet nga Shqipëria”,-tha ndër të tjera Prof.Dr.Kodra.
Me këtë rast, prof. Kodra bëri të deitur vendimin unanim të Bordit të kësaj Aakdemie për të pranuar anëtarë të saj rektorin e UBT Prof.dr. Fatbardh Sallaku dhe administratorin e këtij universiteti Msc. Edmond Terthorja. Akordimi i titujve këtyre personaliteteve të UBT u prit me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit.
Gjatë këtij takimi ku spikati bashkëbisedimi i ngrohtë dhe miqësor mes palëve, rektori i UBT Prof.Sallaku bëri të ditur për vizitorët e veçantë nga SHBA dhe dhjetra pjesëmarrës të tjerë përfaqësues të botës akademike nga kryeqyteti shqiptar, se UBT ka një bashkëpunim të gjërë interancional me mbi 120 Universitete të Europës, SHBA dhe Azisë, në formën e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis universiteteve si dhe të marrëveshjeve në kuadër të programit Erasmus. “Kohët e fundit UBT është fokusuar në konkretizimin e bashkëpunimit për realizimin e objektivave të ndëkombëtarizimit të studimeve universitare dhe të kërkimit shkencor.
Në këtë kuadër, UBT, me mbështetjen e Qeverisë shqiptare, ka filluar një bashkëpunim intensiv dhe është arritur një Marrëveshje me universitetin prestigjioz në shkencat bujqësore, burimet natyrore dhe shkencat e jetës, University of Natural Resources and Life Sciences, BOKU (nga emërtimi në gjermanisht: Universität für Bodenkultur), Vjenë. BOKU është jo vetëm një ndër universitetet më prestigjiozë dhe me reputacion të Europës në fushat përkatëse, por spektri i fushave që mbulon në veprimtarinë e tij akademike dhe kërkimore, përkatësisht, shkencat bujqësore, burimet natyrore, shkencat e jetës, përputhet shumë mirë me UBT.
Për më tepër UBT, ka tashmë disa programe të ciklit të dytë, sidomos në fushën green economy, që përputhen thuajse plotësisht me ato të BOKU. Një universitet tjetër me të cilin ka filluar dhe është nënshkruar një marrëveshje e ngjashme është ajo me Universitetin e Viterbos, Itali. Universiteti i Viterbos është institucioni i parë i huaj që ka bashkpunuar me UBT që në vitin 1991, dhe që nga ajo periudhë bashkpunimi ka qenë dhe vazhdon shumë intensiv”,-tha ndër të tjera Prof.Sallaku. Ai u shpreh gjithashtu për bashkëpunimin afatgjatë të UBT dhe BOKU për Zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit “UBT 2030” (koncept notë), 29.7.2021. Po ashtu konfirmoi Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë, Austri (BOKU) dhe Universitetit Bujqësor, Tiranë, Shqipëri, si dhe Raportin përfundimtar të projektit “Koncepti i zhvillimit të Strategjisë së Zhvillimit Institucional 2030 të Universitetit Bujqësor të Tiranës” dhe “Krijimi i një plani (udhërrëfyes) të realizueshëm për zhvillimin strategjik të EDF”; GIZ, 13.11.2022. Në këtë kuadër, e një rëndësie të veçantë është edhe Marreveshja e Bashkpunimit ndermjet UBT dhe Universitetit te Tuschia, Viterbo, Itali, firmosur në Shkurt 2022.
Kreu i Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof. dr. Skënder Kodra dhe Prof.Dr.Arjan Hamiti që e shoqronte, pasi u njohën me programet dhe marrëveshjet e UBT me universitete prestigjioze të Europës dhe Amerikës, ndër të tjera vlerësuan faktin që UBT është universiteti kryesor i Shkencave të Jetës në Shqipëri dhe qendra e kërkimit dhe edukimit akademik në fushën e bujqësisë duke përfshirë blegtorinë, agrobiznesin, turizmin rural, pylltarinë, mjedisin, burimet natyrore, ushqimin dhe zhvillimin rural. Prof.dr. Hamiti tha se historikisht, UBT ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë me të gjithë nënsektorët e tij nëpërmjet kërkimit shkencor, edukimit akademik si dhe misioni e tretë te tij.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, administratori i UBT Msc. Edmond Terthorja bëri të ditur për pjesmarrësit në këtë takim se UBT është universiteti lider akademik i Shkencave të Jetës në Shqipëri, që luan dhe madje do të luajë një rol në rritje në këtë transformim. Ky proces sipas tij, do të jetë edhe më i rëndësishëm pasi Shqipëria mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së dhe tashmë ka harmonizuar sistemin e saj arsimor sipas procesit të Bolonjës.
Për UBT procesi i transformimit nëpërmjet ndërkombetarizimit të të gjithë aktivitetit te saj është një sfidë e madhe por edhe një mundësi e shkëlqyer për të forcuar rolin e saj si një institucion akademik lider në këtë zonë. Sot, UBT përballet me një kërkesë në rritje për njohuri dhe aftësi në kuadër të shkencave të jetës për të përballuar proceset e vështira të transformimit dhe me një rënie të studentëve. Gjithashtu, globalizimi i arsimit të lartë është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për të tërhequr studentë ekselentë dhe për të siguruar një Universitet të njohur ndërkombëtarisht, i cili nga ana tjetër është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të shkencave të jetës në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Prof. Kodra është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje edhe nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Besëlidhja Gorare”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kreu i kësaj shoqate Koçi Tahiri vlerësoi mbështetjen e Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve për promovimin në Nju Jork të filmit dokumentar “Kapedanët e Gorës”. Kreu i “Besëlidhjes Gorare vlerësoi gjithashtu me Çertifikate Mirënjohje edhe Z.Imer Laçaj, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”me qendër në Nju Jork, për ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare shqiptare në SHBA dhe në botë.
Comments