top of page

MARGARITA


KRISTO ÇIPA

MJESHTER I MADH


Duke ndiçuar vite dhe ngjarje të historisë tonë na del një fakt interesantë në fshatin Dhërmi ku e motra e Marko Boçarit lshtë martuar në Dhërmi në familjen Kocani dhe lindi kapedanin me zë Jan Kocani i cili ishte një ndër patriotët më të mëdhenj të çëdhtjes shqiptare. U vra në një pritë në Llogara nga njerëz të paguar. Atë mëngjes që u nis për udhë e kish parandjerë fatin e tij dhe porisiti gruan e tij Sofinë me këto vargje që i thotë kënga e moçme popullore

Ti Sofi mos qaj kurrë

Shami të zezë mos vurë!


Po ju postoj një poezi timen për figurën e Margaritës

MARGARITA

Tek meteor i Boçare

Sipër Çamërisë së madhe

Ku zjarri ndizej mbi zjarre

Dhe shkëmbi lozte në valle

Bukurinë në borë e lave

Vashë ylber i Boçare.


Syrin moj ja morre Sulit

Brengën moj ja nxorre gurit

Dhe yllin ja vodhe nurit

Gërshetat si halë e grurit

Pleksur në dritë të flamurit

Margaritë bijë e Sulit.


Vajte nuse në Himarë

Në Kocanaj kapedanë

Dhërmiu zambak mbi valë

Ëndër nën Çikën e bardhë

Trimat margaritarë

Margaritën kanë marrë.


Nusja që erdhi nga retë

Kur shkrepëtin sytë e qelqtë

Mbyten gjemitë në det

Djepi që do tundë djemtë

Ja Luanë, ja mbetet shkretë.


Margaritë nuse e Kocanit

Ç’qumësht i mëkove djalit?

-Mjaltë nga lulet e tufanit

Pikuar në vesë të Majit

Fustanellë e xhamadani

Kur i vishte kapedani

Sikur ishin bërë për Janin.


Tek prita në Llogara

Një pishë ka vite që qa

Për kapedanin që ra

Vrarë mbas shpine me dogra.


E vranë Margaritë e vranë

Ata që kanë shpirt paranë

Qenë ortakë me natën , thanë

Mbrapa diellit vane.


Margaritë syri i tufanit

Motër e Markos, Nënë e Janit




46 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page