
Poemthë-

(Kushtuar Nënë – Dhoqinisë sime të dashur, Nurie Asanoska nga Llabunishti i Strugës, Maqedoni e Veriut )
Nga Hasan M. Shahinaj
Oh e oh, ç’ m’u kripe, ç’m’u kripe befas kaq pranë ti,
o uji i ëmbël I liqenit namuritës strugar,
nga lumë – lotët e nënokes sime të paharruar, të dashur;
ende, ende rignes si litarë, rrugës së mundishme e të patharë,
gjysmëshekulli e lart të mbyllur, të ndarë e të vrarë,
sikur s’ishim më në këtë jetë – farmak të gjallë;
zemrash përvëluar,zhuritur,copëtuar e duke qarë…
E kush guxonte me shiku, me shku e me ardhë:
në të vetmuar syrgjynosur këtu; ata – ato, tanët,matanë;
në mes nesh porsi Nyja gardiane Drini Zi plot dallgë,
dëshmitar i vetëm kufitar,shaluar mbi kale të bardhë;
Oi, oi… si i durove mal – mynxyrat, e gjora Nanë ?!
Oh, e oh,rrethuer nga prangosësi, ugurziu klon,
kobëziu e korbziu i kurdisur dekadash për fatin tonë,
ku luhej drama e hirnosur shekspiriane, siç po thonë;
e kush guxonte me ngritë pakëz sytë ,pakëz zë apo ton’ ?!...
Në qafë më paç, o moj e ndritshmja Hanë,
si i gjeta babë e nënë, e të vetmin vëlla në të ziun varri;
dhimbje e pafund për mua, familjen, fisin,dynjanë!
E ku ta gjej tani Konstandin – Ismail vëllanë?!...
Së paku, o Perëndi, eshtrat e tia a mund t ’i marr,
që të shuaj mallin – mal të Raduçit, vendlindës- mal,
sa s’është errësuar krejt qielli dhe bërë vonë
se s’bëhet fjalë kurrsesi Ai për t’u ringjallë;
do të ish’ kjo një legjendë,mrekullisht e rrallë…
Dëshmo, pra,veç ti, i paanshmi ,gjarpëror Drin,
dhe ti, moj Kadënë –sedefja e stolisur Hanë;
ti, o moj e përveçmja verdhane, Hanë – gjaku,
që më fanitesh dhoqiniane Raduçit për çdo natë,
nëpër endërra të shumta, të frikshme te pragu,