"MALËSORJA" ROMANI MONUMENTAL I KOSOVËS



Shënim në këtë përvjetor:

Sot, shkrimtari ynë Nazmi Rrahmani, 7 maj 1941, i mbush plot 80 Vjet, ndërsa romani "MALËSORJA", i botuar në vitin 1965, i ka mbushur pesëdhjetë e gjashtë vjet, dhe është romani i vetëm në Kosovë që për më shumë se gjysmë shekulli është pjesë e sistemit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet arsimore, prandaj e bënë edhe më të rëndësishëm përvjetorin e tetëdhjetë të lindjes së autorit.

Në tetëdhjetëvjetorin e lindjes së shkrimtarit Nazmi Rrahmani, dhe në këtë përvjetor të rëndësishëm edhe për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, po veçmas për Letërsinë Shqipe që krijohet në Kosovë, ne kemi realizuar një studim letrar (në dy vëllime), për romanin monumental të Kosovës “Malësorja”. Pjesa e parë e këtij studimi letrar, do të jetë n