top of page

MALËSORËT SHTEGTARË


Vladimir Muça

Shtegtojnë ata viseve tona Me turma blegërimash nga malsia; Barijve pleq,kockëforta Nër sy u blegërijnë delet pjella.

Flokëve u derdhet muzg i mbrëmjeve, Mbi supe mbartur Lugjet e Verdha.

Në tokëulta tresin vështrimin, E prap shikojn pas

Ku mbet në fraq e borë vendlindja.

Në vënde të reja humb shikimi, Era e jugut Mustaqeve u mplekset

Me aromën e trumzës, Kur dielli lind mes shkrepave E fshihet pas kepit të Gjuhëzës.

Mendimi kapërcen kujtesën

Mes xixëllima yjesh, Si mjegull e stinës Pushton hijen e vathës.

Nër sy u rrezon dritë mirësie,

Nën vetulla vështrim shqiponje, Bardhësi bulon nga zemra e tyre Si mirësi e një epoke.

Në bregdet buzë një shkëmbi,

Rrinë të mendueshëm, Më shumë se kurrë; Si luanë të gurtë buzë dallgëve, Me gishtërinjtë ngulur në gurë.


Nër zjarre yjesh të vendlindjes, Zemra stopon në dhimbje të fortë; Në heshtje, ndrydhur nga zhgënjimet Nga djemtë humbur nëpër botë.

1974 - Prillë2020


NË LUGINËN E ALPËVE

Kurorë nën kryelartësi mali, Vizion natyrorë, suprizë. Një e ëmbël rrahje zemre nga çlirimi Mes aerosolit lulediell.


Derdhen bukuritë nga bjeshkët Me kryesundim Majën e Hekurave, Dremitin në Thethin e rilindur, Në agsholin e ri të veprave.


Me to përthith pafundësinë Argjenduar nga ahishtja e vjeshtës, Ku Cemi fërgëllon valëzuar Si akord i një lahute të vjetër.


Pishnaja gjelbëroshe mbi ahishtë Shtron "asfaltin"e një tjetër rrugëtimi, Si e një piste të vjetër mushkare, Nën rreze të reja ndriçimi.


Nga Bratila nën pala flamuri Shikimi im si mbi një ankand, Si Gurë Pendimi mbi shpatulla malësore Frymon nën qiellin opak.

Selcë 1971


MARRSHI I UÇK-se

S'na pret më vatra e gëzuar, Nga gjak i derdhur bari u tha; Në këngën tonë mbledhur duaj Veç fjalë lirie, tjetër s'ka.


S'ka qënie me mizore se armiku I vendit tim, shkja djallëzor, Ndaj këndojmë me zë belxhiku, E vrasim frikën me këngën tonë.


Urrejtjen që na vlon nër shtëpija, Me zjarr rrufeje, pa mëshirë aspak, Si një xhephane do e shtija Mbi trupin e xhelatit, fryrë me gjak.


Ndaj kënga jonë mbi dhe, nën retë Ec me ushtarët sy shkëndi, Në zemrat tona zjarr i vërtetë, Dashurinë,urrejtjen mbille Ti.


Me shpirtin tonë fitoren për jetë, Kur vendi të lulëzojë, do gëzojë, Urrejtjen,zemërimin,hakmarrjen Në emër të lirisë po këndojmë. 1999

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page