top of page

Majlinda Ziu...

Majlinda Ziu -

Modeli i drejtimit të një gjimnazi

Shkruar nga Çaush Kullafi (Mësues).

Sapo futesh në rrugën e “Barikadave” në qendër te Tiranës, do gjendesh përballë një godine arsimore bashkëkohore. Në sfond të godinës, me shkromja kapitale, shkruhet: GjIMNAZI “SAMI FRASHËRI”. Ndaloj për një moment dhe kthehem në kohë, kur fëmijët e mi ishin ulur në bankat e kësaj shkolle. Sa herë kam kaluar në koridoret e këtij gjimnazi për t’u interesuar për ecurinë e fëmijëve të mi në mësime dhe sjellje! Përherë largohesha nga dyert e tij me fjalët e mësimdhënësve se fëmija im ishte ekselent. Kjo përherë më bënte krenar dhe më motivonte më shumë, që unë të bëja të pamundurën që fëmijët e mi të ishin të kompletuar në të gjitha drejtimet.

Kurdoherë, ne si prindër kemi patur marrdhënie shumë të mira me stafin mësimdhënës. Mendimi jonë merrej gjithmonë në konsideratë nga mësuesët. Fëmijët e mi, dhe pse në vite janë në profesione të ndryshme brenda dhe jashte atdheut, ata me plot krenari thonë: Ne jemi “samista”!

Sot kjo godinë ka një pamje krejt tjetër. Ajo është më e bukur dhe e ndërtuar me standarte bashkëkohore. Sapo futem te porta e shkollës takoj drejtoreshën e gjimnazit, znj. Majlinda Ziu. Edhe pse e angazhuar me aktivitetet që shkolla po organizonte, ajo e gjen kohën dhe më fton në zyrën e saj. Futemi në koridoret e kësaj godine madhështore dhe mahnitem me parametrat e saj të standarteve europiane.

Nxënësit zbresin nga katet e sipërme dhe, me një mirësjellje të veçantë, përshëndesin drejtoreshën e tyre. “Sa mirë!”, mendova me vete! Një drejtoreshë gjimnazi, aspak autoritare, por shumë dashamirëse me nxënësit e saj. Kjo mënyrë sjellje duhet të bëhet shembull dhe për disa drejtues shkolle që mundohen ta menaxhojnë punën e tyre me autoritarizëm.

Duke u ngjitur në katet e këtij gjimnazi, tashmë jo më si një prind, por si mik i kësaj shkolle, më pushtojnë emocionet dhe herë – herë belbëzoi me vete: “Sa e bukur kjo godinë mësimore!”

Futemi në zyrën e drejtoreshë Majlindës duke u mahnitur nga gjithë ato ambjente luksoze dhe me parametra bashkëkohore. Ulem në kolltukun përballë dhe i shkujdesur nis bisedën me të. Shpesh bisedën tonë e ndërpresin mësuesët e shkollës që trokitin në derën e saj e në çdo moment ishin të mirëpritur nga drejtoresha e tyre me një etikë komunikimi për t’u marrë shembull.

Drejtoreshë Majlinda nuk është e re në këtë shkollë. Ajo prej njëzet e një vitesh ka dhënë mësim këtu. Kur e pyes Majlindën se përse ju e pranuat propozimin për t’u bërë drejtoreshë në gjimnazin elitar të Shqipërisë, ajo me një buzëqeshje të lehtë thotë: “E mendova disa herë këtë propozim dhe në qoftë se njeriu në një raport të caktuar në peshë midis një vendimmarrje dhe ka 90 % Jo dhe 10% Po, mua më ndodhi që për herë të parë të kem anuar tek 10 % - shi duke thënë Po, pasi “Samiu” është “habitati” im.

Biseda me drejtoreshë Majlindën qe e këndshme dhe plot emocion, kur mëson për rrugëtimin e saj në fushën e mësimdhënies. Ajo flet për brezat që kanë kaluar dhe ndihet krenare kur sheh që nxënësit e dalë nga bankat e kësaj shkolle janë qytetarë të denjë e profesionistë të shkëlqyer. Biseda jonë vazhdon si kolegë që krenohemi me punën e njëri – tjetrit. Te drejtoreshë Majlinda vëren mënyrën e duhur të komunikimit me vartësit e saj. Duke parë komunikimin e saj them me plot gojën se tradita në këtë gjimnaz vazhdon, madje e përmirësuar. Pra, vërtetë drejtoreshë Majlinda është një lider në arsim që frymëzon dhe nxit më të mirën në punët drejtuese në shkollë.

Biseda me drejtoreshë Majlindën nuk ka të mbaruar, duke u futur në historinë e këtij gjimnazi që kur ai hodhi themelet e para në vitin 1962. E ky gjimnaz e ka ruajtur me krenari emrin e liderit, duke qëndruar në krye të listës së vlerësimit.

Kështu mbyllet dita ime në gjimnazin “Sami Frashëri”, si ish prind i kësaj shkolle. Kaloj në koridoret e shkollës duke shpalosur në sytë e mi çertifikatat dhe medaljet e marrra ndër vite.

Përshndetem me drejtoreshë Majlindën me urimin që ajo, si model i drejtimit në arsimin shqiptar, të jetë një shëmbull dhe për disa drejtues të tjerë në Shqipëri. Një drejtues i zoti nuk bëhet nga autoritarizmi i tij, por nga përgatitja profesionale dhe etika që ai përdor me nxënësit dhe vartësit e tij. Fatmirësisht, drejtoreshë Majlinda i zotëron këto cilësi,

Suksese drejtoreshë Majlinda Ziu! -

Suksese drejtoreshë Majlinda Ziu!

62 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page