top of page

Magji mimozash

  • Jul 28, 2020
  • 1 min read

Luan Xhuli

Mimozat në verë,

nuk kanë lule.

Adhurojnë dimrin për erasti.

Fshehin diçka nga blerimi i stinës së tyre

dhe ngjasojnë me vajzat e dashuruara

lodhur nga stina e puthjeve….

Vetëm se kanë nur. Një magnet erotik ngjyr’ e tyre.

E verdhë lamburitese

ku fshihet magjia dhe kundërshtimi…

Një degëz copëtuar nga pritja,

më mallëngjen

dhe më vadit sytë me lyrë drite.

Ato pemë,

më pëshpërisin magjinë e një flirti,

brënda një ngjyre…

Po vij për nje puthje vajza-mimoza.

Këpucët po lidh,

ku njëra lidhëse më mbeti në dorë

nga nxitimi.

Mimozat në verë,

mbeten pemët më erotike,

që blerojnë stinët dhe plakjen time.

Lule…, mëkatuar bukurive…!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page