![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_ea089455e3a44a19be0a754c6e8cd377~mv2.png/v1/fill/w_49,h_61,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_ea089455e3a44a19be0a754c6e8cd377~mv2.png)
Macja e egër
Macen e egër te lisi në Ovël
E mora për kunadhe dhe e vrava.
Nuk kisha vrarë më parë askënd
Dhe shkunda jelet e xhaketës
Nga tymi.Macja e egër e vrarë
Më kërkoi lejë të flinte. Unë e
Vura në kunjë të pesë maleve rreth
E rrotull që ta përkundnin. Gabimi
Kishte vrarë një qytetar të urtë të
Pyllit kur ranë predhat me breshëri
Si dimër. Xhaxhai ma mori
Çiften e futi në këllëf dhe ma tha
Po e ngremë të dy me vete
Krimin. Macja na ndiqte pas
E dalë si zog i vogël nga tyta e
Çiftes dhe na tregonte rrugën.
O sy që përtej Krorëzës i
Mbylli në perëndim dielli.