MA dhe BA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 21, 2021
- 1 min read

Nga Natasha Limaj
Lojna, puthje ledhatare Derdhur gjuhës amëtare… T’i mësoj, moj Amla ime Ma dhe Ba… në shqipërime… Buzkat e tua vështroj Zemra mal porsa dëgjoj… Rrokjezimi yt i parë Ma dhe Ba… , oh , sa , s’kam qarë… Nga gëzimi palcërimit Tutje i thash dhe mërgimit… Me ninulla fëmijërie Solla copëz Shqipërie… Me tregime, me përralla Fjalët të t’i bëj të gjalla.. Sa herë me to të lodrosh Shqipen mëm’ta dashurosh!..
Për Amlën , mbeskën time , që rritet në Londër!..









Comments