MEMORANDUM


AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E NJU-JORKUT NË SHBA KËRKON NGA : Presidenti i Republikës së Kosovës,

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, QË TË MARRIN PËR SHQYRTIM DHE MIRATIM këtë M E M O R A N D U M Me anë të cilit Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jurokut në Amerikë, me vetëdije dhe me arsye të plotë (historike, politike e kombëtare) KËRKON nga institucionet e sipërtheksuara që në kuadrin e autorizimeve dhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese shtetërore si përfaqësues legjitimë dhe legalë të përfaqësimit dhe të mbrojtjes së interesave vitale të KOMBIT dhe të ATDHEUT, ta MARRIN NË SHQYRTIM këtë MEMORANDUM tonin, që ka të bëjë me NDRYSHIMIN e sintagmës emërtuese nga “REPUBLIKA E KOSOVËS”“REPUBLIKA E DARDANISË”. Jemi të bindur se ky ndryshim i toponimit “Kosovë” me origjinë sllave në toponimin burimor iliro-shqiptar “Dardania”, do t’i ketë efektet e tij pozitive edhe në sfondin e historisë kombëtare shqiptare, edhe të asaj ndërkombëtare botërore. Nevojitet të jemi në paqe me vetëdijen dhe me racionalen njerëzore dhe kombëtare, deri kur, do t’i përdorim emërtimet sllave si “pronë vetjake”, si “idenitet historik “, si “identitet kombëtar”, si “ identitet atdhetar” dhe, si “identitet territorial e shtetëror” shqiptar , që kanë pasur dhe që, edhe sot (XXI) kanë për qëllim të fundmë tjetërsimin dhe gllabërimin e territoreve shqiptare dhe të ndryshimit të strukturës demografike të tyre. Në këtë vështrim, lind pyetja e pashmangshme , kush është ai politikan-sundimtar shqiptar, cila është ajo politikë dhe, cila është ajo shkencë, kush e ka atë të “drejtë” dhe atë “autorizim” ligjor dhe shkencor, që fëmijët dhe brezat tanë t’i helmojnë me shekuj, duke i ushqyer, duke i edukuar dhe, duke i arsimuar mbrapsht e gabimisht me historinë mitomane, falsifikatore, toksikologjike kolonialiste dhe hegjemoniste sllave, që edhe përmes ngulitjes së toponimeve sllavo-bizantime mëton të “dëshmojë” të drejtën historike të lashtësisë shekullore të tyre mbi tokat autoktone iliriko-shqiptare në Gadishullin Ilirik. Si elita politike, ashtu edhe ajo shkencore shqiptare, duhet të mbajë parasysh faktin se, ngulitja e toponimeve sllave në tokat indigjene iliro-shqiptare nuk është bërë nga kolo