Astrit Lulushi
"Nuk është se jam kaq i zgjuar," tha një herë Albert Einstein. "Vetëm se unë qëndroj me probleme më gjatë."
Deklarata e thjeshtë e Ajnshtajnit është një thirrje e qartë për të gjithë ata që kërkojnë madhështinë, për veten ose fëmijët e tyre. Në fund të fundit, këmbëngulja është ndryshimi midis mediokritetit dhe suksesit.
Pyetja është, a mund të mësohet? A mund të ushqehet këmbëngulja apo duhet të ketë një përbërës të lindur biologjik? Qarqet e trurit që rregullojnë nivelin e këmbënguljes së një personi janë plastike -- ato mund të ndryshohen.
Në vitet 1970 shkencëtarët i ofruan një grupi katërvjeçarësh një zgjedhje: ata mund të kishin një karamele menjëherë ose të prisnin një kohë të shkurtër për dy të tilla:
Një e treta e fëmijëve kërkuan menjëherë karamelen.
Një e treta priti disa minuta, por më pas u dorëzua.
Një e treta priti me durim pesëmbëdhjetë minuta për dy karamele dhe u shpërblye.
Se sa më shumë vetëkontroll, aq më i madh është përfitimi.
Edhe tek fëmijët; Mos iu përgjigjuni menjëherë çdo lutjeje të tyre. Lërini të mësojnë se çfarë është zhgënjimi dhe nevoja. Lërini të mësojnë se si të qetësojnë veten dhe zbulojnë se gjërat do të shkojnë mirë nëse presin atë që duan.
Silluni ashtu siç dëshironi që fëmija juaj të sillet, tani dhe në të ardhmen. Mos blini, hani ose kapni çfarë të doni sa herë që dëshironi. Sa më shumë vetëkontroll të tregoni, aq më shumë do të marë fëmija nga sjelljet tuaja.
Comments