top of page

MËKATI I PIKTURËS ... THE SIN OF PAINTING




Nga Timo Mërkuri


Poezia e Fatmir Terziut, "Për rënien në mëkatin e pikturës," ka një titull të veçantë që ngjall kuriozitet dhe interesim për të kuptuar lidhjen midis dy termave, "rënia" dhe "mëkati" në kontekstin e pikturës.


I-Përdorimi i fjalës "rënia" në titull nuk është përdorur në kuptimin fizik të rënies, por ka një kuptim metaforik, ku rënia është një simbol i degradimit, humbjes së vlerave dhe shkatërrimit, ku në kontekstin poetik, rënia paraqet një proces gradual të krijimin artistik drejt dobësimit të artit dhe vlerave të tij.


Po ashtu edhe termi "mëkat" te kjo poezi përdoret për të përshkruar veprime të artistëve që konsiderohen ose shpien në mohime të vlerave artistike dhe etike, por fakti që e cilëson “mëkati i pikturës” na tërheq vëmëndjen dhe ne kërkojmë arsyen e këtij cilësimi. Shpresojmë të na orientojnë vargjet:

“obelisku i ngritur me mitin e fatit

tejçon lëng përsëri

në penela

imazhet kalojnë nëpër fusha konfuzioni

duke i penguar fluturat që udhëtojnë larg zhurmës”


ku piktori (artisti), sipas poezisë është në një pozicion konfuz dhe të turbullt mes frymzimit dhe ndikimeve të jashtme gjatë krijimit të artit të tij. Piktura, si një medium artistik, mund të përcjellë ndjenjat, mendimet dhe mesazhet e artistit, por poezia shfaq se në këtë process ajo ka humbur integritetin e saj origjinal dhe ka rënë në “mëkat”, duke u manipuluar apo deformuar nga kritika apo ndikimet e jashtme. Pra, në këtë kontekst, "rënia në mëkatin e pikturës" përshkruan një situatë humbjeje e autenticitetit dhe vlerës së pikturës, për arsye dhe faktorë të ndryshëm dhe pikërisht kjo humbje është mëkati i saj.


Piktura, në kontekstin e kësaj poezie, paraqet artin si një formë të përfaqësimit vizual të realitetit. Poeti e e zgjedh piktorin si një personazh të dytë, të rëndësishëm rëndësishëm në poezi, dhe përmes tij shpreh refleksionet e veta mbi artin dhe rolin e tij në shoqëri. Përmes poezisë, Terziu trajton ndikimin e kritikës, publikut dhe shoqërisë në vlerësimin e artit, duke sugjeruar se arti, veçanërisht piktura, mund të përjetojë një proces rënjeje dhe humbjeje të cilësore në pranimin shoqëror. Me termin "rënie në mëkatin e pikturës", poeti shpreh keqardhjen për degradimin e artit dhe përjashtimin e “zogjve të artit” (simbolikë për artistët) nga jeta artistike, duke i lënë pa zë dhe pa fuqi të këndojnë. Jeta reale shpesh është kritike e padrejtë ndaj artit dhe artistëve, por është e rëndë dyfish kur vështirësive të jetës u shtohet dhe subjektiviteti i kritikës ndaj tyre. Duhet të theksojmë se autori e njeh shumë mirë ndikimin e kritikës në fushat e artit, pasi vetë ai është një kritik i përkorë, i cili në gjithë shkrimet e tij ka shfaqur dashamirësi ndaj artit dhe artistëve të gjithë gjinive.


II-Poezia "Rënia në mëkatin e pikturës" e poetit Terziu ndonëse shpreh një ndjesi trishtimi dhe reflektuese lidhur me kritikën dhe perceptimin e artit, nis me një imazh pranveror: “Po qëndiset mesi i ditës/e shtrin gjergjefin gëzimi i qershisë, mbi kokrra”, por befas poeti shpalos ndjesin e tij ndaj krijimit të artit vizual, veçanërisht pikturës, dhe impaktin e kritikës mbi krijimtarinë e artistëve. Le të analizojmë vargjet e mëposhtme:

"E qelqta e paqme e gjërave shpërndan linjat e saj

në lumin e dritës blu përtej formës si bota,"

Këtu, autorit i duket se transparenca e objekteve rreth tij shpërndan linjat dhe formën e tyre në një dritë të ëmbël, blu, duke treguar nëpërmjet këtij imazhi se krijimet artistike janë më shumë se thjesht objekte, ato kanë një thellësi dhe ndriçim të veçantë që transcendon (kalon më tej, tejkalon diçka, kufijtë ose parashikimet e zakonshme) realitetin e dukshëm.

"në sytë e mi ngrihet muzeu i artit

harpa zgjon grigjat e zhgjumura nga kullota,

obelisku i ngritur me mitin e fatit

tejçon lëng përsëri

në penela"


shkruan poeti, ku vargjet: "në sytë e mi ngrihet muzeu i artit" na tregojnë se poeti po e shikon ose po krijon një vizatim të thellë të artit në mendjen e tij, ku muzeu i artit përmendet si një vend i rëndësishëm i kulturës dhe krijimtarisë artistike.

Poeti shkruan më tejë: "harpa zgjon grigjat e zhgjumura nga kullota" duke krijuar një imazh muzikor që sugjeron se arti mund të shkaktojë emocione të fshehura dhe të zgjojë ndjenjat e fshehura të individit.

Vargu "obelisku i ngritur me mitin e fatit" ku obeliskut përdoret si simbol i nderimit dhe lartësisë së shpirtit përshkruan ide se arti ka një ndikim të madh në njerëzimin dhe mund të ndihmojë në ndërtimin e mitologjisë personale dhe kolektive.

Ndërsa vargu "tejçon lëng përsëri në penela" tregon rikthimin e mendjes së poetit në procesin e krijimit artistik. Lëngu që tejçon në peneli i piktorit simbolizon ide dhe inspirim që përhapen në mendje dhe në letër.


Mos u habitni me imazhet subjektive dhe lirizmin e tyre në vargjet e poetit Fatmir Terziu. Interpretimi i tyre mund të përkthehet në lidhje krijimtarinë dhe perceptimin artistik të individit, si dhe në lidhje me ide dhe emocione të fshehura që shfaqen përmes artit. Në fakt Terziu është një poet tepër produktiv që nuk rri dot pa shkruar, në çdo moment të ditës, në çdo vend ku të rijë, ai do jetë përherë vetë i dytë: poezia dhe ai. Të shkruarit e fragmenteve poetike apo dhe vargjeve të vetmuara për atë është njësojë si frymëmarrja për secilin prej nesh, por ajo që ka rëndësi është se: këto vargje të vetmuara janë “prushi” që ndez zjarrin e poezive, një zjarr që dallohet gjithmon e më larg, nxiton drejt tij e valët e nxehtë-sisë të depërtojnë në trup e shpirt.

"imazhet kalojnë nëpër fusha konfuzioni

duke i penguar fluturat që udhëtojnë larg zhurmës,

personazhet kryesore mbajnë fjalime rreth

ditës,

dhe për rënien në mëkatin e pikturës,

zogjtë ikin të trembur nga vdekja e kritikës."

shkruan poeti duke treguar për sfidat dhe konfuzionin që ndeshen gjatë procesit krijues. Imazhet kalojnë nëpër fusha konfuzioni, ndërsa fluturat, simbol i lirisë dhe frymëzimit, pengohen nga zhurma dhe kritikat. Personazhet kryesore që flasin rreth ditës mund të reflektojnë rolin e artistit në shoqëri dhe përvojat e tyre. Ndërsa zogjtë, simbol i lirisë së shpirtit, ikin të trembur nga kritika dhe vdekja e vlerësimit të tyre artistik.

III- Poezia "Për rënien në mëkatin e piktures" e poetit Fatmir Terziu shpreh disa ide të ndjeshme dhe të thella, mes të cilave veçojmë dhe ilustrojmë:

-Rëndësia e artit në mesin e turbullirave të jetës, pse poezia fillon me përshkrimin e një atmosfere qëndruese midis ditës, ku gëzimi i qershisë shtrihet mbi kokrra, imazh që na tregon se arti është një burim i rëndësishëm i lumturisë dhe harmonisë në botën e vështirë e jetës.

-Vargu: "E qelqta e paqme e gjërave shpërndan linjat e saj në lumin e dritës blu përtej formës si bota" shfaq idenë se arti ka fuqinë për të shpërndarë kufijtë dhe formën e dukshme të botës së rrethuar, ai mund të japë një perspektivë të ndryshme dhe të shndërrojë realitetin nëpërmjet dritës së tij blu.

"Në sytë e mi ngrihet muzeu i artit, harpa zgjon grigjat e zhgjumura nga kullota." shpreh poeti idenë se vëzhgimi i artit dhe krijimeve të tjera mund të frymëzojë dhe të zgjojë aftësitë dhe talentet e fshehura në brendësi, pasi dihet që muzeu i artit shënon një vend frymëzimi dhe rritjeje personale për artistin.

"Imazhet kalojnë nëpër fusha konfuzioni, duke i penguar fluturat që udhëtojnë larg zhurmës" përshkruan poeti vështirësitë dhe konfuzionin që përjetohet në procesin e krijimit. Arti dhe imazhet që krijohen shpesh i pengojnë fluturat (simboli i lirisë) të largohen nga zhurma e jashtme dhe të shpëtojnë nga kritika.

"Dhe për rënien në mëkatin e pikturës, zogjtë ikin të trembur nga vdekja e kritikës" alarmon poeti me faktin se artistët ndihen të frikësuar dhe të cënuar nga vlerësimi negativ dhe kritika mbi krijimtarinë e tyre. Ata ndihen të penguar dhe të cënuar, ndërsa talentet e tyre mbeten “brenda qershisë”, pa arritur të shprehin plotësisht veten e tyre.

IV-Interesant është vargu "pse sytë në këtë rast mëkatojnë" e cila është një deklaratë e ndjeshme dhe metaforike që ndihmon në thellimin e mesazhit të poezisë "Për rënien në mëkatin e piktures". Në këtë kontekst, fjala "mëkatojnë" përdoret për të përshkruar sjelljen apo reagimin e syve në një situatë të caktuar.

Ky varg shpreh se në kontekstin e krijimit të artit, sytë (si simbol i perceptimit dhe ndërgjegjësimit) janë pjesë e një veprimtarie që mund të shkaktojë mëkate. Kjo mund të kuptohet në disa mënyra:

-Interpretimi i subjektivitetit dhe ndryshimit të perceptimit: Sytë janë organi i perceptimit vizual dhe secili person i percepton dhe interpreton artin në mënyrën e tij të veçantë. Në këtë kontekst, "mëkati" mund të kuptohet si subjektiviteti i perceptimit që mund të sjellë një lloj "pakuësie" në vlerësimin e vërtetë të piktures.

-Ndikimi i kritikës dhe opinionit publik: Sytë mëkatohen në kuptimin që ata janë të ndikuar nga komentet dhe vlerësimet e kritikëve apo opinionit publik. Kjo mund të lidhet me presionin për të ndjekur normat dhe paragjykimet e përcaktuara nga kritika, duke ndikuar në perceptimin e vërtetë të artit.

-Shqetësimi për vlerësimin dhe pranimin e krijimtarisë: Sytë mëkatohen për shkak të kujdesit të tepërt për të pasur pranimin dhe vlerësimin e tyre nga publiku. Kjo mund të çojë në një lloj "frike" apo "trembi" ndaj kritikës së rëndë dhe mungesës së pranimit.

V- Poezia "Rënia në mëkatin e pikturës" e Fatmir Terziu ndonëse një poezi moderne ka një strukturë të thjeshtë, e cila përfshin vargje të lidhura në vijueshmëri. Kjo strukturë lineare e poezisë ndihmon në mbajtjen e fokusit dhe fluturimin e ideve.

Fjala dhe gjuha që Fatmir Terziu përdor në poezinë e tij janë të thjeshta dhe të qarta, por me ndikim emocional dhe simbolik. Në vargjet e tij, poeti shfaq ndjeshmëri dhe reflektim nëpërmjet fjalëve të zgjedhura. :"E shtrin gjergjefin gëzimi i qershisë, mbi kokrra" - ku shprehë një imazh natyror dhe i freskët, duke lidhur gëzimin me rritjen dhe zhvillimin e qershisë.

"Muzeu i artit harpa zgjon grigjat e zhgjumura nga kullota" ku poeti përdor një imazh simbolik për të përshkruar çlirimin dhe frymëzimin që arti sjell. Fjalët "muzeu i artit", "harpa" dhe "grigjat e zhgjumura" tregojnë për forcën e artit për të shpëtuar dhe frymëzuar shpirtërisht jo vetëm artistin.

Pra fjalët në vargun poetik të Fatmir Terziut qëndrojnë në një linjë të rregullt dhe të lidhur me njëri-tjetrin, duke krijuar një fluks të rrjedhshëm të mendimeve dhe emocioneve. Gjuha e përdorur është e thjeshtë, por me një efekt të fuqishëm simbolik dhe emocional. Fjalët dhe imazhet që përdoren shërbejnë për të komunikuar mendimet dhe ndjenjat e poetit në mënyrë të qartë dhe tërheqëse për lexuesin.

VI- Poezia "Rënia në mëkatin e pikturës” flet nëpërmjet figurave artistike, kuptimi i së cilave ndikon në kuptimin e idesë dhe shijimin e mendimit artistik të autorit."Muzeu i artit harpa zgjon grigjat e zhgjumura nga kullota" shkruan poeti ku metafora "muzeu i artit" është përdorur për të përshkruar fuqinë e artit për të shpëtuar dhe frymëzuar shpirtin e artistit dhe artdashësve.

Imazhi “E shtrin gjergjefin gëzimi i qershisë, mbi kokrra" krijon një pamje natyrore tërheqëse që përshkruan gëzimin dhe rritjen.

"Zogjtë ikin të trembur nga vdekja e kritikës" shkruan poeti ku zogjtë simbolizojnë artistët dhe vdekja e kritikës simbolizon ndikimin negative së saj.

VII-Interesant është fakti se në këtë poezi të Terziut, shfaq elemente të modernitetit poetik të shprehura figurativisht nëpërmjet fragmentimit, ku ide dhe imazhe ndërthuren në mënyrë të paqartë dhe abstrakte, i cili përcjell një ndjenjë të ndarjes dhe përpjekjes për të përshkruar realitetin kompleks dhe të ngjarjeve të paparashiku-eshme:

"obelisku i ngritur me mitin e fatit

tejçon lëng përsëri

në penela

imazhet kalojnë nëpër fusha konfuzioni"

apo te fakti se poeti shfaq një vëmendje të veçantë ndaj ndjenjave individuale dhe identitetit subjektiv, pse artisti shfaq vetëdijen e tij unike dhe thelbin e krijimtarisë së tij, duke shprehur emocionet dhe reflektimet e tij të personalizuara.

"Personazhet kryesore mbajnë fjalime rreth

ditës,

dhe për rënien në mëkatin e pikturës"


Këto elemente të modernitetit që dalin në pah në poezinë "Renia në mekatin e piktures" të Terziut, krahas strukturës së lirë të vargut, mungesës së rimës etj. dëshmojnë një rritje të ndërgjegjëshme të kuotës poetike të tij në modernitetin poetik europian, duke u bërë një shëmbull admirimi dhe shkollë poetike mes krijuesve shqiptarë.


**** ENGLISH ********


THE SIN OF PAINTING


By Timo Mërkuri


Fatmir Terziu's poem, "On the fall into the sin of painting," has a special title that arouses curiosity and interest in understanding the connection between the two terms, "fall" and "sin" in the context of painting.

I-The use of the word “fall” ("decline") in the title is not used in the physical sense of decline, but has a metaphorical meaning, where fall is a symbol of degradation, loss of values and destruction, where in the poetic context, decline represents a gradual process of artistic creation towards the weakening of art and its values.

Likewise, the term "sin" in this poem is used to describe the actions of artists that are considered or lead to denials of artistic and ethical values, but the fact that it qualifies as "the sin of painting" draws our attention, and we seek the reason for this designation. We hope the verses will guide us:

"The obelisk erected with the myth of fate,

overflow the liquid again,

in brushes

images pass through fields of confusion,

deterring butterflies traveling away from the noise”

where the painter (artist), according to the poem, is in a confused and turbulent position between inspiration and external influences during the creation of his art. Painting, as an artistic medium, can convey the feelings, thoughts and messages of the artist, but poetry shows that in this process it has lost its original integrity and has fallen into "sin", being manipulated or deformed by criticism or the influences of external. So, in this context, "falling into the sin of painting" describes a situation of loss of the authenticity and value of the painting, due to various reasons and factors, and this very loss is its sin.

Painting, in the context of this poem, represents art as a form of visual representation of reality. The poet chooses the painter as a second, important character in the poem, and through him expresses his reflections on art and its role in society. Through poetry, Terziu addresses the impact of criticism, the public and society on the appreciation of art, suggesting that art, especially painting, can experience a process of decline and loss of quality in social acceptance. With the term "falling into the sin of painting", the poet expresses regret for the degradation of art and the exclusion of "art birds" (symbolic for artists) from the artistic life, leaving them voiceless and powerless to sing. Real life is often unfairly critical of art and artists, but it is doubly severe when the subjectivity of criticism is added to the difficulties of life. We must emphasize that the author knows very well the influence of criticism in the fields of art, as he himself is a humble critic, who in all his writings has shown kindness towards art and artists of all genders.

II-The poem "Falling into the sin of painting" by the poet Terziu, although it expresses a feeling of sadness and reflection regarding the criticism and perception of art, begins with a spring image: "The middle of the day is being embroidered/the joy of the cherry spreads over the gerbera, on the berries ", but suddenly the poet reveals his feelings towards the creation of visual art, especially painting, and the impact of criticism on the creativity of artists. Let us analyse the following verses:

"The peaceful glass of things dissolves its lines,

in the river of blue light beyond form like the world,"

Here, it seems to the author that the transparency of the objects around him dissolves their lines and form in a sweet, blue light, showing through this image that artistic creations are more than just objects, they have a special depth and illumination that transcends (goes beyond, exceeds something, ordinary limits, or expectations) visible reality.

"The art museum rises before my eyes,

the harp awakens the sleeping herds from the pasture,

the obelisk erected with the myth of fate,

overflow the liquid again,

in the brushes"

writes the poet, where the lines: "in my eyes the art museum rises" tells us that the poet is looking at or creating a deep drawing of art in his mind, where the art museum is mentioned as an important place of culture and artistic creativity.

The poet further writes: "the harp awakens the sleeping flocks from the pasture" creating a musical image that suggests that art can evoke hidden emotions and awaken the hidden feelings of the individual.

The verse "the obelisk raised with the myth of fate" where the obelisk is used as a symbol of reverence and elevation of the soul describes ideas that art has a great influence on humanity and can help build personal and collective mythology.

As the line "flows juice back to the brushes" indicates the return of the poet's mind to the process of artistic creation. The fluid that overflows the painter's brush symbolizes ideas and inspiration that spread in the mind and on paper.

Do not be surprised by the subjective images and their lyricism in the verses of the poet Fatmir Terziu. Their interpretation can be translated in relation to the individual's creativity and artistic perception, as well as in relation to hidden ideas and emotions that are revealed through art. In fact, Terziu is a very productive poet who cannot sit without writing, at any moment of the day, in any place where he happens to be, he will always be his second self: poetry and him. Writing poetic fragments or single lines for him is the same as breathing for each of us, but what is important is that: these single lines are the "embers" that ignite the fire of poems, a fire that is always distinct away, rushes towards him and the waves of heat penetrate his body and soul.

"Images pass through fields of confusion,

deterring butterflies traveling away from the noise,

the main characters give speeches about

day,

and for falling into the sin of painting,

birds fly away frightened by the death of criticism."

writes the poet, talking about the challenges and confusion encountered during the creative process. Images move through fields of confusion, while butterflies, symbols of freedom and inspiration, are thwarted by noise and criticism. The main characters talking about the day can reflect the role of the artist in society and their experiences. While the birds, a symbol of the freedom of the soul, run away frightened by criticism and the death of their artistic appreciation.

III- The poem "On the fall into the sin of painting" by the poet Fatmir Terziu expresses some sensitive and deep ideas, among which we single out and illustrate:

-The importance of art in the midst of the turmoil of life, why the poem begins with the description of a stable atmosphere in the middle of the day, where the joy of the cherry lies on the grain, an image that shows us that art is an important source of happiness and harmony in the difficult world of life.

-The verse: "The peaceful glass of things scatters its lines in the river of blue light beyond the form like the world" displays the idea that art has the power to dissolve the boundaries and visible form of the surrounding world, it can give a perspective of different and transform reality through its blue light.

"In my eyes the art museum rises, the harp wakes the sleeping flocks from the pasture." the poet expresses the idea that the observation of art and other creations can inspire and awaken the skills and talents hidden within, as it is known that the art museum marks a place of inspiration and personal growth for the artist.

"Images pass through fields of confusion, hindering the butterflies that travel away from the noise" the poet describes the difficulties and confusion experienced in the process of creation. The art and images that are created often prevent butterflies (the symbol of freedom) from escaping outside noise and criticism.

"And for falling into the sin of painting, the birds flee in fear of the death of criticism" warns the poet with the fact that artists feel afraid and hurt by the negative assessment and criticism of their creativity. They feel hindered and threatened, while their talents remain "inside the cherry", without being able to fully express themselves.

IV-Interesting is the line "why the eyes in this case sin" which is a sensitive and metaphorical statement that helps to deepen the message of the poem "On the fall into the sin of painting". In this context, the word "sin" is used to describe the behaviour or reaction of the eyes in a certain situation.

This verse states that in the context of creating art, the eyes (as a symbol of perception and awareness) are part of an activity that can cause sins. This can be understood in several ways:

- Interpretation of subjectivity and change of perception: The eyes are the organ of visual perception, and each person perceives and interprets art in his own special way. In this context, "sin" can be understood as the subjectivity of perception that can bring a kind of "flaw" in the true appreciation of the painting.

-The influence of criticism and public opinion: The eyes are sinned in the sense that they are influenced by the comments and evaluations of critics or public opinion. This can be related to the pressure to follow the norms and prejudices set by criticism, affecting the true perception of art.

-Concern about appreciation and acceptance of creativity: The eyes are sinned because of excessive care to have their acceptance and appreciation from the public. This can lead to a kind of "fear" or "fear" of heavy criticism and lack of acceptance.

V- The poem "Falling into the sin of painting" by Fatmir Terziu, although a modern poem has a simple structure, which includes lines connected in sequence. This linear structure of the poem helps keep the focus and ideas flowing.

The words and language that Fatmir Terziu uses in his poetry are simple and clear, but with emotional and symbolic impact. In his verses, the poet shows sensitivity and reflection through the chosen words. :"The joy of the cherry spreads over the berries" - where it expresses a natural and fresh image, connecting the joy with the growth and development of the cherry.

"Museum of art the harp awakens the sleeping flocks from the pasture" where the poet uses a symbolic image to describe the liberation and inspiration that art brings. The words "art museum", "harp" and "sleeping herds" indicate the power of art to save and spiritually inspire not only the artist.

So, the words in Fatmir Terziu's poetic verse stand in a regular line and connected to each other, creating a fluid flow of thoughts and emotions. The language used is simple, but with a powerful symbolic and emotional effect. The words and images used serve to communicate the poet's thoughts and feelings in a clear and attractive way to the reader.

VI- The poem "Falling into the sin of painting" speaks through artistic figures, the meaning of which affects the meaning of the idea, and the enjoyment of the author's artistic thought of art has been used to describe the power of art to save and inspire the soul of the artist and art lover.

The image "Stretches the joy of the cherry tree, on the berries" creates an attractive natural picture that depicts joy and growth. "Birds flee scared by the death of criticism" writes the poet where the birds symbolize artists, and the death of criticism symbolizes its negative influence.

VII-Interesting is the fact that in this poem by Terziu, it shows elements of poetic modernity figuratively expressed through fragmentation, where ideas and images are mixed in a vague and abstract way, which conveys a sense of separation and an attempt to describe the complex reality and of unforeseen events:

"The obelisk erected with the myth of fate,

overflow the liquid again,

in brushes

images pass through fields of confusion”.

or the fact that the poet shows a special attention to individual feelings and subjective identity, why the artist shows his unique consciousness and the essence of his creativity, expressing his emotions and personalized reflections.

"The main characters give speeches about

day,

and for falling into the sin of painting".

These elements of modernity that come to the fore in the poem " Falling into the sin of painting " by Terziu, in addition to the free structure of the verse, the lack of rhyme, etc. witness a conscious growth of his poetic quota in European poetic modernity, becoming an example of admiration and poetic school among Albanian creators.


Saranda, in June 2023



Sarandë, më qershor 2023

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page