MË VRAU SI PROFET…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 25, 2022
- 1 min read

MË VRAU SI PROFET…
NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA
Si t’ia bëj unë bukuroshes
Që më lë
Pa gjumë?
Ndoshta , mbase, dhe Ajo
Vuan më shumë se unë.
Kështu qënka dashuria?
Mjaltë pafund
Dhe helm?
Ajo që aq shumë e desha
Më vrau si Profet…
Gusht 2022
Shume i nderuar dhe i respektuar Prof. dr. Eshref Ymeri!
Nder per mua qe terhoqa vemendjen tuaj me poezine: " ME VRAU SI PROFET"
Me ka bere pershtypje, brishtesia, ndjeshmeria dhe rrebelizmi pikant poetik, jo vetem per krijimet letrare,por edhe ne krijimtarine e mirefillte socialo- filosofike. LARG PRAGMATIZMIT,
Dhe varferise shpirterore.
Faleminderit shume per vleresimin. Suksese ne punen tuaj te nderuar.
Me shume respekt dhe konsiderate, Myslim Maska, Athine.
Poet ngele ne biseda, shpirtbardhe e flori, O kOZMA GJERGJI! Poet ne komentet poetike ne poezi dhe proze.
Po keshtu ne krijimtarine origjinale. Mirenjohes per vleresimin e poezise time. Suksese dhe juve. Perqafime me mall. Myslim Maska, Athine
Filozofia juaj poetike, ore i dashur Myslim, më solli në kujtesë vargjet e një kënge lirike nga viset e Labërisë:
Ç’të të them, moj mike,
Ç’është dashuria?
Ajo është mjaltë,
Vetë Perëndia.
Por nënteksti i vargjeve tuaja më degdisi larg, drejt hapësirave të Amerikës Latine, në rrezatimet e shpirtit aq të ndjeshëm të shkrimtarit të talentuar kolumbian Gabriel Garsia Markes (1927-2014), i cili ka thënë:
“Mënyra më e keqe për t’u trishtuar për të dashurën e zemrës, përjetohet atëherë kur ndodhesh pranë saj dhe e kupton që ajo kurrë nuk do të jetë jotja”.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 25 gusht 2022
Zërave hyjnor të oqeanit poetik e muzikorë për Dashurinë i shtohet edhe kjo poezi
prej mjalti të hidhur e helmi të ëmbël e Myslim Maskajt. Qoftë kurdoherë e bekuar çdo zemër,
gojë, daltë, penel dhe instrument që i këndon me adhurim e përgjërim kësaj Perëndie të Mrekullisë së Jetës!