
Ernest Hemingway*
(shqipërim nga Astrit Lulushi
Më pëlqejnë Kanadezët.
Janë aq ndryshe nga Amerikanët.
Shkojnë në shtëpi natën.
Cigaret nuk u bien erë të keqe.
Kapelet e tyre mirë-përshtaten.
Ata vërtet besojnë se e fituan luftën.
Por nuk besojnë në letërsi.
Mendojnë se Arti është ekzagjeruar.
Disa prej tyre janë shumë të pasur.
Por kur janë të pasur blejnë më shumë kuaj
Se sa vetura.
Çikago e quan Toronton qytet puritan.
Por, boksi dhe garat me kuaj janë ilegale
Në Çikago.
Askush nuk punon të dielën.
Askush.
Kjo nuk më bën të çmendem.
Ekziston vetëm një Woodbine.
Por a keni qenë ndonjëherë në Blue Bonnets?
Nëse vret dikë me makinë në Ontario
Ju keni përgjegjësi të shkoni në burg.
Kështu që nuk ndodh.
Ka pasur mbi 500 të vrarë nga veturat
Në Çikago
Deri më tani këtë vit.
Është vështirë të pasurohesh në Kanada.
Por është e lehtë për të fituar para.
Ka shumë dhoma çaji.
Por, atëherë, s’ka vend për kabare.
Nëse ‘tip’ një kamerier një çerek dollari
Ai të thotë 'Falemnderit'
Në vend që të thërrasë policin.
Edhe gratë lejohen t’u nxjerrin dorën makinave
Edhe nëse ato janë të bukura.
Kanadezët janë të gjithë në nxitim për të shkuar në shtëpi për darkë
Dhe të mblidhen pranë radios.
Janë popull i mirë.
Më pëlqejnë.
——