top of page

Më llogaritni jashtë këtij pesimizmi politik


Më llogaritni jashtë këtij pesimizmi politik


Edhe dualiteti, edhe mëdyshja janë gabim për realitetin politik të Demokratëve.


Të gjithë e urrejnë situatën politike në PD, sidomos këto ditë. Majtas dhe djathtas, u zgjuan dhe u kujtuan. U kujtuan më në fund se Demokratët janë më shumë se sa mendimi i një PD-je në kushtet e sotme. Ideja e madhe unifikuese është se besimi demokratik dhe bindja demokratike është një mendim dhe besim i mrekullueshëm. Ndryshe gatuhen vetëm mullinj të errët, që duan të mbajnë në pushtet vetëm Monizmin e ri të kohës alla-Rilindje të Edi Ramës. Se në fakt që të gjithë do të ishin më të lumtur nëse ato mullinj të errët, nuk do të ishin thjesht të atillë, por dhe satanikë, dhe se në mendimet e tyre ogurzeza nuk do të kishin filluar kurrë të rrotulloheshin.

Nuk mund ta vendosje një letër cigareje mes ankimit të Alibeajt për thirrjet dhe veprimet e tij të mistershme (atëherë kur ora e fundit të shënojë rregjistrimin e votës për 14 majin, me sa duket do të ketë dhe një kërcitje gishtash në aferën e prapaskenistëve të kaq mirështrënguar) dhe asaj të Lulzim Bashës që vepron në prapaskenë, jo thjesht si një i dorëhequr fiktiv. Ai mbetet një furnizues jobinar në këtë prapaskenë mizerje. Furnizuesi jobinar me votë blu i sjelljeve (post)moderne në internet ndan me 'tradëien' e çuditshme besimin se shoqëria e madhe demokrate na ka mbetur tek pazgjidhje, megjithëse e para shqetësohet për largimin nga PD-ja, ndërsa e dyta shqetësohet se tashmë janë të humbur ata që shkojnë pas Berishës. Natyra e demokratit blu me shenja të dyzuara. Dhe të gjithë jetojnë në terrorin e politikologjisë së listave të konspiaracionit.

Teoricieni i tillë i konspiracionit i lidhur në dhomën e gjumit, i cili mendon se direkët e shtrënguar fort me klane e me grupe, dhe jo me votën e Demokratëve, po na infektojnë me viruse të frikshme parazgjedhore dhe me mendimin e frikshëm e të ngjeshur në lidhje dhe interesa të dukshme e të padukshme, veshur me petkun e pritjes, një prishmëri e cila kampon nëpër pemët që mbjell Erion Veliaj, për të ndërtuar dhe parandaluar skemën për forcimin e një PD-je të qëndrueshme e të fortë, që ata e kanë bashkërisht si një në bindjen e tyre tek kjo lojë demonike që po shkatërron PD-në siç e duan ata.

Dhe tani në këtë lojë vjen një tjetër manifestim kundër progresit, në formën e paraqitjes së një grupimi tjetër dhe që normalisht bën lista paralele. Është një vendim i çuditshëm. Me sa duket, ndryshimi i tillë, me një mendësi të ndikuar dhe për më tepër thjesht, anti Berishë, do të thotë se ata po shkojnë drejt një 'skenari ulëritës distopian' në të cilin 'makina' do të kërkojë të 'çrregullojë gjithë arritjen e madhe demokratike' dhe synon 'të skllavëroj mendjet te Demokratëve, që edhe kështu duket se janë zhytur në një 'epokë të ndikuar politike kiborg' në të cilën do të mbeten pak më shumë se 'tulla Lego të bëra me truke lojërash'. Lojë bastarde. Ata ushqejnë si dualitetin, ashtu edhe mëdyshjen. Edhe dualiteti, edhe mëdyshja janë gabim për realitetin politik të Demokratëve. Ata, pra Demokratët janë më shumë se vetë PD e ndarë më dysh në këtë kohë. Kjo formë e tillë ushqen vetëm pesimizmin politik. Më llogaritni jashtë këtij pesimizmi politik.

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page