top of page

Më fal që prishë tarafin



Ky mëngjes i ftohtë, E ky shtys dreqi imi Nga ç,thellësi nisë vrapin guf i mallkuari! E më bënë që, tek më shohin mrrolanët Vetem të pshtyj. Dhe ate mu si mbi një qen nën mbrojtje kryetari. Dhe vajta në luhatje këmbesh rakitike tek kafene nami. Aty, ku pa shpirtë lam prestigjin shehit Dhe shih! tek në një cep n,kujtime ai i shumë librave ai tullaci, ai i treturi në projekt romani i famshmi shkrimtari Ai që kishte kaluruar botërave të librit Dhe, euuu, sa gjatë këtij të vocrrit gllobi Ai që digjej për mamanë gjidhënëse E dilte në ekstazë nga puthje grue. Se si dinte të poetizoj pjeset erotike të gruas Atë kryesoren katapult për parrajsë kumtonte Ai që më fjalë përvlonjse kishte dashur atdhenë Dhe kur shkelej nga këmbë katili Shkruante e qante nën herpe rakie E ploncëmeze gjedhi të majmë Dukagjini Më sheh, s,më do e me qeshë Dhe si nga vrimë salldatori, i del fjala mirësjelljeje ,,hë de, urdhëro ulu. Je dhe ti nga njëshet” Dhe ulëm, dhe vë doren mbi tavolinë Dhe bëjë porosi birron ,,Peja” liter ½ ta Dhe vë koken mbi doren tek treti në kujtesë Dhe tek shohë vister librashkruesish Një letersi e tërë e një botë pa fund Dhe në atë letërsi të tërë e at botë pa fund Një atdhe në lot, një atdhe që sheh qarkun e varjes Tek një degë mllezi Dhe midis të gjerë libershkruasish tek hymnizojnë atdheun! Je budallepsur fare! Gjithë ky adhurim, gjithë ky lot, ngjeshë në metafora Të thella, të bukura, psallme e dua për te E ai! O atdhe, o tokë që tek shkelen në ty symësheltas Ata të harueshmit, ata të orgjive, ata shumëlibrashit Mos u llasto, mos bëjë si i mjerë! Ji krenar si shqiponjë jote shkrepash, ji i gëzuar si një çamarrok tek lëpinë sheqerlemen ji i qetë si trimi pas triumfit se, ke emëra të mëdhenjë,se ke aqë libra shkrimtarësh sa të bësh jeten nën poç verbrues ndriçimi!

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page