top of page

Lulet e Verës kanë kuptim


Lulet e Verës kanë kuptim

Fatmir Terziu


Lulet e Verës kanë gjuhën e tyre,

nën petale belbëzojnë dhe është gjuhë e bukur,

duart e grave janë të mrekullueshme,

telajo e kompozitës së shpirtit që shtron

filizat e njomë të syve për fole zogjsh

kanë bukurinë e tyre drithëruese.

Mrekullia e shënuar në çelma nga një rrudhë

në një petal mbi një album, skena nga lotët e bluara.

Se kurrë nuk do ta dimë se çfarë ka ndodhur me ata

nëse kalojmë mes gjuhës dhe gjuha na fsheh

udhën në një festë të tillë të lashtë

ato jetojnë jetën e tyre të fshehtë në dhera të tjera

dhe flasin me një bukuri kaq të zakonshme, të artë,

për dashuritë, lindjet, ikjet, veshjet, ushqimin dhe fëmijët.

Dashamirësia e Pranverës është natyrshëm e bukur në një farë mënyre,

mbase edhe nga kjo gjuhë e Luleve, në mes të një kalendari të mbushur.

Dhe të jesh në një tufë lulesh është e bukur,

kur hëna përkëdhel dhe syri i njeriut shkëlqen

nga poshtë një vazoje me lule.

Ne nuk e mendojmë gjuhën e luleve brenda kësaj vazoje

përveç nëse Lulet e Verës na flasin me gjuhën e tyre.

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page