
LULEBORË
(Fëmijëve të komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe)
Mos më thoni miqtë e mi se u lodhe,
as që u mërzitët me vargun e tillë,
është shumë pak për këto lulebore,
që dritë ardhmërie prodhojnë në sy!
Mua poezinë m'a ndjejnë këto lulebore,
më zgjojnë muzën, dhe nderin e burrit
më thonë që rron gjuha e Kombit prore,
më thonë jemi shqiponja në palë t'flamurit!
Si zjarri i eshkës që furtuna nuk e fik,
këto janë flakadanë hapësirës së qiellit,
ca qyqarë që qyqërojnë me zërin e lig,
s’i thajnë luleboret, s’i ndalin rrezet e diellit!
Mos më thoni ndale vargun o poet,
se u lodhëm çdo vit me këto poezi,
jo s’e ndaloj dot vargun tim për besë,
fjalët bëhen luleborë, vargu bardhësi!
コメント