top of page

Lulëza...


Lulëza... Nga Fatmir Terziu


Akti i parë:

Era u lidh fjongo në gjoks luleve të sapoçelura, në paradën e bukurisë.

Akti i dytë:

Ti, vallëzon si gonxhe në shpërthim në kopshtin tim. Të gjitha lulet ballo me maska, në heshtje vrasin xhelozinë...

Akti i tretë:

Rruza të bardha, ndrisin gjoksin tënd mëngjesor. Pikuar nga pjalmi i fateve të ralla, kokrrizat e ndritshme të vesës, ndezin zjarrin e saponisur të jetës.

Akti i katërt:

Korridoret e tua të ngushta qafojnë kalimin tim të vrullshëm, poshtë tyre vërshojnë përrenjtë e frymëzimit, shkulin bedenat e panjohura të perceptimit.

Akti i pestë:

Era nxiton të thurr kurorë për ty, në këtë paradë lulesh ndërsa lëndina jote stërpiket të gjithë bulëzat e vesës përpihen...

Akti i gjashtë:

Një diell i nxehtë ndez dashurinë e zjarrtë, në këtë paradë të paparë, lulja ime e mirë, mbete e radhë.

Akti i shtatë:

Dal çdo mëngjes në dritare, të shoh si shpërthejnë gjinjtë e tu petale.

Akti i fundit:

Jam i bindur si kohë më parë, Ti je fitimtare pa hyrë në garë...

27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page