top of page

Luiza Gega thyen rekord Kombëtar dhe del e 6 në Kampionatin Europian


Luiza Gega thyen rekord Kombëtar dhe del e 6 në Kampionatin Europian në Birmingham


Revista „Albanian Post“ UK


Luiza Gega padyshim që është një nga sportistet më të mira të viteve të fundit në vendin tonë dhe ndoshta një nga më të mirat e historisë së vendit tonë. Në aktivitetin e rradhës ndërkombëtar në Birmingham të Anglisë ajo përfaqësoi Shqipërinë. Luiza Gega ka realizuar një rekord tjetër Kombëtar në Kampionatin Europian në garën 10 mijë metra me kohën 32'16'08 (rekordi mëparshëm ka qenë 32'31“67) dhe kështu ka zënë vendin e 6-të nga 55 vajza që garuan.

Kampionati Britanik në Atletikë në 2021 Müller 10,000m dhe Kupa Evropiane 10,000m u zhvillua të Shtunën 5 Qershor në Universitetin e Birminghamit në Fushën e Atletikës.

Fokusi i saj tashmë është që të vazhdoj të stërvitet dhe të marrë pjesë në garën 3 mijë metra me pengesa në Lojërat Olimpike në "Tokio 2020" këtë vit.



copyright: Revista „Albanian Post“ UK

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page