top of page

Luani kapitalist


Luani kapitalist lëpin plagët e veta dhe vet-shërohet


( Ky shkrim , argumrenton faktin se krizat , nuk jane fatalitet Iluminati me Kompllotin Boteror jane çvleresuar )


Teoria leninistë e ka identifikuar kapitalizmin me sistemin ekonomik, ku krizat janë të paevitueshme dhe të shërueshme vetëm se me luftëra ekspansioniste. Shumë breza janë edukuar me këtë pseudo teori, që mbijetoi në Lindje, për më shumë se 70 vjet. Aty këtu këto mendime i gjejmë edhe sot, veçanërisht janë rigjallëruar me rastin e shpërthimit të krizës botërore. Në disa vende të botës, teoria leninistë u ngjitën në nivelet e pushtetit; siç janë Koreja e Veriut, Kuba, Venezuela dhe në formë më të domestikuar, në Kinë, ndoshta dhe në vende të tjera të Botës së tretë. Në këtë kuptim, të njohësh dhe të demaskosh teorinë leniniste, do të mbetet për shumë kohë problem aktual. Që të demaskosh teorinë leninistë, lipset të njohësh ligjet e zhvillimit kapitalist. Libri tim dhe ndonjë tjetër i ngjashëm, është edhe libër shkollor, por i shërben edhe njerëzve, që këto nuk kanë mundur t’i marrin në shkollë, siç ishte rasti i shkollave tona të monizmit.

Kapitalizmi nuk kreu vetëm revolucion politik, por transformoi mentalitetin psikologjik dhe social. Gjithçka filloi me ndryshimin e titullit të pronësisë. E tërë prona ishte e Monarkut. Shtetasit, veç pronës fituan liritë e fjalës, të votës, të gjinisë, të fesë, të protestës, të barazisë përpara ligjit. Të jesh pronar do të thotë të jesh monark i vetvetes dhe të ballafaqohesh me botën. Të votosh, do të thotë të marrësh pjesë në qeverisje. Këtë të drejtë ish bujkrobit ja dha kapitalizmi. Sistemi kapitalist lindi brenda dhe ishte vazhdim i sistemit feudal. Këtu lindi industria tekstile. Kapitalizmi nuk zbriti nga një planet tjetër. Të njëjtët njerëz menduan ndryshe. Reformuan vetveten, për të reformuar jetesën. Këtë operacion kapitalizmi e kreu natyrshëm. Funksionoi filozofia e ndryshimit. Filozofinë e ndryshimit nuk e shpiku Obama, por e zbatoi në mënyrë krijuese.

Kur administrata feudale, po behej pengesë e zhvillimit industrial, makina shtetërore u thye dhe ju la rrugë mënyrë e lirë zhvillimit kapitalist, rendi shoqëror – ekonomik me emancipim të lartë dhe mundësi të pakufizuara zhvillimi dhe reformimi. Në rendin feudal nuk mund të zhvillohej teknologjia dhe shkenca kohore. Prodhimi shoqëror kapitalist shënoi ritme me të shpejta, së sa ritmet e rritjes së popullsisë, çka është zanafilla e lindjes së kapitaleve dhe institucioneve e menaxhimit, bankat që dora dorës, sollën lindjen e tregut me të madh dhe të sofistikuar, tregun monetar dhe atë të aksioneve. Zhvillimi industrial, nuk mund të menaxhohej me makinën e vjetër qeverisëse.

Lumi, që vjen me vërtik dhe i turbulluar sjell dhe lëmazhda. Linden fenomene që ish bota feudale nuk i pati njohur. Të tëre duan të pasurohen, por disa nuk arrijnë. Diferencimi pasuror është fenomen i pashmangshëm, siç është edhe ambicia, deri në instinkt, për të rritur kapitalin. Brenda këtyre përpjekjeve ambicioze, linden krizat, shkelësit e ligjit, ku veçojmë krimin financiar, tregtinë e ndaluar deri në tregtinë e njerëzve. Krimi i organizuar u sofistikua, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe me arritjet teknologjike të kapitalizmit në zhvillim. Në themel të të tëra krimeve qëndron instinkti njerëzor, për të punuar pak ose aspak dhe për të përfituar sa më shumë dhe për të bërë jetë të mire mbase dhe të shthurur, jashtë mundësive financiare legjitime. Sistemi gjyqësor, në kapitalizëm është me objektiv, sepse gjykimi është sistem kolektiv, i shkallëzuar dhe jo pronë e një monarku të vetëm. Gjyqtaret zgjidhen me votën e lirë popullore. Gjykata është pushtet mbi pushtete. Për të qenë i tillë lipset të ushtrohet nga njerëzit me të shquar të shoqërisë, me integritet të paprekshëm dhe të pandikueshëm nga askush. Koha vërtetoi, së njerëz të tillë, gjenden brenda shoqërisë njerëzore, për deri sa u mund Mafia dhe terrorizmi. Demokracia, quhet e fituar, kur realisht pushteti gjyqësor është i aftë dhe i pavarur. Po që kjo funksionon, pa aftësitë e sistemeve të tjera amortizohet, madje eliminohet.

Nuk është e vërtetë, që krizat i solli kapitalizmi. I sigurt është fakti, që shumë kriza ekonomike, kapitalizmi i zhduku një here e përgjithmonë, siç është rasti i krizave ushqimore. Sistemet, pa liritë themelore të njeriut, janë sisteme në krizë të përhershme. Në analize të ngushtë, çdo situatë krizë është kufizim ose humbje e një lirie të caktuar. Rasti i përmbysjes së sistemit, vjen si rezultat i ashpërsimit të shumë krizave të pa zgjidhshme, siç është rasti i revolucioneve, që përmbyllin historinë e ekzistencës të një sistemi. Sistemi socialist u vendos me një dhunë të përgjakshme revolucionare dhe, mbas tij, kapitalizmi u rivendos pa dhunë. Ai u rrëzua paqësisht, ose me mirë të themi shteti ra, socializmi u vet dorëzua, sepse nuk mundi të arrije asgjë nga detyrat utopike, që i ngarkoi vetës. Socializmi lindor konsiderohet një korporatë shtetërore e falimentuar pa kthim. Kriza e atij sistemi ishte i tëre aparati shtetëror, që u konsumua, u asfiksua ekonomikisht, u vet amortizua, shfuqizoi vetveten, sepse ishte ilegjitim. Historia nuk njeh rast të ngjashëm, me falimentimin e socializmit euro-lindor.

Kapitalizmi nuk është sistem perfekt, por është ligjor dhe as i barabartë. Ka të meta, të pa evitueshme, por që bashkëjeton me të metat. Sistemi perfeksionon vetveten në rrugën drejt progresit të gjithanshëm ekonomik, kulturor, shkencor dhe shoqëror. Ky zhvillim frontal i shoqërisë, identifikohet me përmbysjet, brenda sistemit, që marrin emrin revolucione; të tilla janë revolucioni tekniko –shkencor revolucioni feminist, revolucioni i gjelbër, revolucion i kadifejtë dhe revolucioni energjetik. Të tëra këto të ashtuquajtura revolucione, janë thjesht reforma të thella dhe përshtatje të reja ligjore sipas kushteve, që dikton prirja instiktive, për zhvillim të pa fund. Lidhur me këtë vetëzhvillim kapitalist Cherchilli, një nga ideologët e kapitalizmit, ka thënë: ”E dua sistemin kapitalist me të tëra të metat e tij, sepse nuk ka sistem tjetër me të mirë ”. Kjo thënie lapidare, u vërtetua me rrëzimin e komunizmit, mbas 70 vjet jetë, me 1990. U rivendos sistemi, që me kohë ishte temperuar si sistem i progresit të gjithanshëm ekonomiko-shoqëror.

Në tërësinë e të metave, që bart kapitalizmi, fenomeni krizë është me kompleksi dhe me dëmprurësi; madje të metat e tjera nxiten dhe ushqehen nga vetë kriza. Të tëra krizat ciklike, kapitalizmi i ka sheshuar me burimet dhe rezervat e veta. Kriza me e madhe, ajo e vitit 1929, u zgjat shumë dhe vazhdoi bashke me luftën e dytë botërore; deri me 1945. Përfundimi i krizës me luftën e dytë botërore, përbën një mësim të madh historik, për elitat dhe njerëzit e thjeshtë, por me shumë për elitat.

Kriza aktuale kishte kohë, që vepronte dhe në Evropë, që u shfaq fillimisht me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit dhe kryesisht të naftës. Drejtuesit e ekonomisë dhe shkencëtarët evropianë pandehen se mysafirja e pa ftuar (kriza) do të qëndronte në katin e parë dhe gjithsesi dhembjet do të shpërndaheshin në të tërë konsumatorët, ndërsa katet e larta, që presupozohet së rrinë afaristët dhe bankieret, do të mbeteshin në rolin e vrojtuesit, shumë rolin e një zjarrfikësi ordiner, që edhe në raste tragjike, ky vend konsiderohet mjaft komod. Pak bankiere mendonin së do të përgjunjej Wooll - Striti, mekanizmi energjetik, që e ngjiti kapitalizmin në apogje.

Ndodhi krejt ndryshe. Faktikisht ajo u shfaq me tipare nga me kërcënueset e njohura. Kriza mbasi bëri ballë në Amerike, me shpejtësi rrufeje, u shtri në tregun e bursave të Evropës dhe Azisë, duke u emërtuar me emrin e frikshëm: Kriza ekonomike globale. Emërtohet kështu, sepse kryesisht ka pushtuar kapitalin financiar, që është kapitali i investuar në bankat dhe shoqëritë e sigurimeve. Janë ditët, kur indeksi i bursës në NY ra me 10 mije pike, rënia me e madhe e regjistruar, që nga viti 2004. Bursat e Rusisë, Brazilit dhe krejt Ameriko –latinët mbetën të paralizuara. Blerësit e aksioneve janë larguar. Shitësit nuk luajnë nga vendi. Kriza, merr përditë me vetë, biznese dhe banka, që nuk mund të kreditojnë më. Politika u ndodh e papërgatitur për çka po ndodhte. Të tërë tregjet evropian ranë, brenda ditës. Bursa e Parisit pati ditën me të keqe që nga themelimi i saj. Besimi i kreditorëve u trondit, tek bankat dhe kompanitë e sigurimeve, që janë institucione e medias midis shtetit dhe popullit. Tronditja e këtij besimi është rreziku me i madh i agresivitetit të krizës, sepse këto institucione ekzistojnë tërësisht në besimin e klientëve kreditore.

Zembereku i orës dolli nga linja. Alarmi i institucional u dha me vonesë: Sistemi është i rrezikuar! Shteti u ngrit i tëri në alarm, me të tëre autoritetin dhe seriozitetin e vet, për të dale nga niveli zero, për të vendosur ekuilibrin e humbur në mënyrën me befasuese, por me vonesë të palejueshme. Niveli zero, konsiderohet, kur arka e bankës nuk ka para të paguaj dhe kur bursa nuk funksionon.

Ndërhyrja e shtetit në stimulimin e institucioneve private përbën një problem jo të vogël parimor. Shteti lipset të ndërhyjë me paratë e buxhetit, që realisht janë paratë e taksapaguesve. Paketën e ndihmës me 700 miliard $, e pat bërë gati ish presidenti Bush një muaj, përpara lënies së detyrës; Obama e miratoi këtë nisme dhe aplikoi pa vonesë, të njëjtën paketë, por me 780 miliard $. Shteti u shfaq në rolin e zjarrfikësit ose të heroit, që triumfon mbi vdekjen.

Kongresi amerikan analizoi në mënyrë shumë urgjentë problemin e krizës financiare. Në këtë analizë dolli së kreu i bankës” Lehman Bross”, mori për vetë bonusin e majmë prej 300 milion $, përpara se të jepte falimentin. Bonuset i morën dhe të tëre bashkëpunëtorët e tij, sipas rregullores së institucionit, që njihej ligjërisht. Ky veprim në pamje të parë, është në pajtim të plotë me ligjin dhe rregulloren e biznesit të tij, por agjencitë botërore të lajmeve e dhanë si lajm të parë, gjestin e këtij bosi bankar të falimentuar. Përgjithësisht kështu vepruan të tëre bankierët. Kongresi u bëri thirrje t’i kthenin bonuset dhe shumica kështu bënë. Kjo analize serioze shpuri në ndjekjen ligjore dhe procedim të bankierëve fajtorë. Bosi i bankës” Lehman Bross ”, Bernard Madoff, që ministri italian e quajti Sudia amerikanë, ju bë gjyq, nëpërmjet arrestit shtëpiak. Bonusët ishin vetëm maja e ajsbergut të aferave të tij korruptive. Gjyqi i vërtetoi shumë objekte pasurore, të regjistruara në emra të pjesëtarëve të familjes. Shifra korruptive në ngarkim të veprës së tij kriminale, arrinte në dhjetëra milion $. Madoffer ka kudo dhe ata gjejnë mënyra nga me të ndryshmet, për të përfituar nga pasuria publike. Një shembull i qartë është roga e Drejtorit të CEZ, në Shqipëri. CEZ është kompania çeke, që ka marrë në koncesione shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri. Drejtori i kësaj kompanie, zbuloi opozita, e ka rrogën mujore 66 mije Euro, kur rroga mesatare në Shqipëri vërtitët tek 330 Euro. Vërtet CEZ është kompani private, por rroga e drejtorit është pjesë e kostos të energjisë, që e paguan konsumatori shqiptar. Ky drejtor është një lloj Madoff, por nuk është vetëm ky. Kudo, që të rrëmihsh në demokracitë e pa konsoliduar, shtresa Madoff gjendet edhe në tryezat e bukës.

Për rregulloren e re të institucioneve vazhdojnë diskutime të nxehta, në të cilat, pala e bankierëve këmbëngul, që të ruhen shumë kritere të bonusëve, për administratën bankare. Pak deri në aspak ndjehen përgjegjës bankieret, për kolapsin financiar, që ju shkaktua mbare botës. Në rregulloren, që është në shqyrtim dhe ku zhvillohen diskutime shumë të nxehta, do të ligjërohet roli monitorues i shtetit në biznesin delikat dhe jetik, atë bankar. Diskutimet për formatizimin e plotë të rregullores financiare vijojnë dhe pas prillit të 2010-ës. Një situatë e tillë alarmi, duhet t’i kishte paraprirë falimentimit bankar, por kjo nuk ndodhi, prandaj themi së befasia e shfaqjes së krizës, është e pa falshme.

Bizneset financiare, kanë veçorinë themelore, që detyrimisht lidhet sa me klientët kreditues, aq dhe me shtetin. Kush menaxhon një biznes restoranti ose ndërtimi, rropatët brenda forcave të veta, për të siguruar fitimin e mundshëm dhe gjithçka, ka brenda djersën e stafit drejtues të biznesit dhe janë paraqitur kokulur përpara bosit bankier, që jo rrallë ju refuzon ndonjë kredi të zakonshme. Ti bosi bankier i falimentuar, minimalisht duhet ta quaje vetën të falimentuar dhe të gjykoje për bonuset, pasi të kishe firmosur falimentin, pra t’i refuzoje me ndërgjegje profesionale bonuset, që momentalisht quheshin legjitime. Ky mund të quhej solidaritet me shtetin tënd, që emeton shifër të frikshme stimulimi, për institucionin, që ti e drejtove për 8 vjet dhe që firma jote e fundit, u vendos në akt-falimentin. Në këto kushte, moralisht ti nuk meriton edhe rrogën, ndërsa për shpërblimet as që duhet të ziheshin në gojë. Veprimtaria jote profesionale vlerësohet poshtë zeros absolute. Kombi ka nevojë për njerëz me ndjenjë të lartë atdhetarie dhe përkushtimi, që në të tëra epokat historike nuk i kanë munguar Amerikës.

Kapitalizmi emërtohet sistem i punës së ndershme. Puna, nga barrë e rëndë në feudalizëm, në kapitalizëm u kthye në institucion. Për punën ka një kod ligjor. Legjislacioni i punës është lëndë e rëndësishme e fakulteteve dhe objekt i kërkimeve të akademikeve. Kur çdo shtetas abuzon me punën, vjedh nga komuniteti, aq sa të lartë ka nivelin e punës, që kryen. Nëpunësi i lartë bankar, përveç abuzimit me punën rutinë, njëherësh abuzon edhe me paratë, që janë objekt i punës së tij, por në pronësi të tjetër kujt. Në këtë kuptim, abuzimet e tankerit të lartë, janë shumë afër, ose të përziera me ato të drejtuesve të lartë të shtetit. Për këtë lidhje kauzale nuk ka nevojë të këtë një ligj specifik. Vota e popullit të jep atributin ta drejtosh dhe ta mbrosh popullin.

Nuk mund të jetë e pranueshme logjika e shumë analistëve, që pretendojnë së kriza ishte objektive dhe natyrale, që lidhen vetëm me zhvillimet ciklike, që arrijnë t’i krahasojnë me ndërrimin e stinëve, gati, gati me mostruacionet e grave. Ka të tjerë, që krizat i konsiderojnë fenomene të domosdoshme të zhvillimit. Kjo logjikë e lë të çarmatosur ekzekutivin dhe e lë në mëshirë të fatit kreditorin e pa mbrojtur. Ligj specifik, për ta vënë biznesin bankar nën vëzhgim të shtetit, jo vetëm përbën domosdoshmëri të kohës, por vlen ta shtrije influencën e vet në marrjen e një fuqie para vepruese, për analizën e thellë të shfaqjes pa pritur te kërcënimit e krizës.

Gjerat, që vinë papritur, pranohen pa debat dhe këto mund të jenë rrufetë dhe tërmetet, për asgjë tjetër nuk mundet administratat të justifikojnë shfaqjet e befasishme. Deri sa OKB- ja e Ban Ki Moonit kërkon, që administratat të marrin në dorë, kufizimin e deri në eliminim të ngrohjes globale, nuk mbetet vend për objektivitet të asnjë fatkeqësie, qoftë ajo edhe fatkeqësi natyrore. Si merret guximi dhe të merret në mbrojtje administrata e lartë e shtetit nga një fenomen me natyre krejt administrative? Përveç të tëre arsyeve, që sipër treguam, bankat janë në pozicionin me nevralgjik, ku merr aksileracion korrupsioni famëkeq, që bren nga brenda shoqërinë kapitalistë. Janë të tëra këto arsye, që e bëjnë sistemin bankar shumë kompleks, për shoqërinë e sotme me tipare globaliste.........

“Asnjëherë nuk ka qenë me e rëndësishme së sa sot, përpjekja për të gjetur zgjidhje kolektive“, u shpreh ministria franceze e financave Christinë Lagorde. Në të tëra takimet u pranua së kriza aktuale, për nga agresiviteti është me e rëndë së ajo e vitit 1929. Pasojat e vitit të parë i dha Tregu botëror ndërkombëtar, që deklaroi së rritja ekonomike e vitit 2009, për shtatë vendet e industrializuara do të jetë diku afër zeros dhe papunësia do të jetë me e larta e shënuar ndonjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. I tërë kapitalizmi shtetëror u ngrit në këmbë, për të shpëtuar tregjet financiare nga kriza, por jo me seriozitetin, që lyp një tragjedi e paralajmëruar.

Ministri gjerman i financave theksoi: “Duhet ndërhyrje frontale dhe zgjidhje e përgjithshme“. Plani gjerman i stimulimit u vendos me 100 miliard Euro. Anglezet miratuan një plan prej 25 miliard paund. Fondet stimuluese janë njëra anë e problemit, por jo e tëra. Këto fonde rrisin ndjeshëm borxhet e buxhetit dhe, pa bashkëpunimin global, efekti i tyre bie në mënyrë të ndjeshme. Tregu financiar global lëviz shumë ngadalë dhe përmirësimet janë pak të dukshme dhe jo ato, që priteshin. Ajo, që e bën shumë gjithëpërfshirëse natyrën e krizës, është rritja e nivelit të papunësisë edhe pas stimulimit; gjë që e kemi sqaruar gjatë zhvillimit të këtij libri. Saktësisht dihet vetëm fillimi i krizës, për të parë fundin e saj, lipset shumë punë, kohë dhe durim.

Shpenzimet e tepërta, rrogat e pa bazuara mbi punë konkrete, ose e thënë ndryshe të pa merituara, vazhdojnë të përbëjnë shqetësim. Po kaq shqetësuese janë ndërmarrjet jashtë sferës prodhuese dhe shpenzimet publike. Kur flitet për rrogat dhe shpërblimet e bankierëve kemi parasysh faktin, që kjo kategori është përqindje shumë e vogël, ndaj administratës shtetërore, asaj publike, të shërbimeve dhe të tëra spekulimet që bëhen me kontrabandën dhe korrupsionin. Secila nga këto shpenzime rendon koston e mallit, në rrugët e tregjeve, deri sa përfundon i mbi ngarkuar, në pragun e shitjes (.........)


Këto dilema të mijat, po i ndaj me ty lexues i nderuar. Këto takime dhe debate, pse nuk u zhvilluan, para së kriza të ulej këmbëkryq në vatrat tona? A do të ishte shfaqur kriza, po që së masat e stimulimit dhe interesat, do të ishin përcaktuar, të paktën 2 vjet më parë? A nuk binte në sy se rregullorja e bankave ishte shumë e vjetërsuar? Pse të jetë kjo krizë sa ajo e 1929, kur dihet së sot ka mjete të tjera komunikimi dhe në atë kohë kapitalet qarkullonin me shumë jashtë sistemit bankar? A nuk dihej se ekonomia e globalizuar në mënyrë të pashmangshme gjeneron kriza të rrufeshme? Këto pyetje i lindin çdo shtetasi të thjeshtë, siç jam edhe unë, por në s’kemi asnjë arsye të mos kemi besim tek kjo, që po zhvillohet, me transparence në sytë tonë duke u udhëhequr nga thënia e mençur: “Breshri nuk qëndron në kurriz të breshkës”. Këto janë pyetje, për të cilat lipsej të përgjigjet administrata paraardhëse presidenciale e Amerikës. Ndodhi e kundërta. (... )

Në historinë e vetë shumë shekullore, kapitalizmi ka treguar aftësi të mëdha rigjeneruse për vetveten. Ligjet dhe rregullat financiare, kanë ardhur duke u perfeksionuar, sipas nevojave, që ka diktuar koha. Duke përmirësuar legjislacionin dhe rregullat, shkathtësohet sistemi, bëhet me i aftë, për t’i shërbyer shoqërisë, që e ka lindur. Arka e parave është nën kontroll dhe kreditori ndjehet me i sigurt. Me fitoren historike mbi socializmin, kapitalizmi tregoi së ishte sistem vital dhe i pathyeshëm, prandaj në këtë kapitull e emërtoj luan. Kur shteti është luan nuk mund të administrohet nga lepuj.

Analizat dhe ballafaqimet ndërkombëtare, që u zhvilluan me rastin e krizës financiare, vetëtuan së lidhja e politikës me ekonominë është kauzale, nuk dihet ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra. Ato pasqyrojnë njëra-tjetrën. Është sofistikuar sa ekonomia dhe politika, prandaj kërkohet, që shteti, në të tëra falangat, të drejtohet nga mendje të ndritura dhe vullnet të forta, për t’i shërbyer kauzës me veprime ligjore dhe inteligjentë. Me të vërtet kapitalizmi është vital, por vitalitetin ja japin dhe e ruajnë njerëzit, qeveritarët e të tëra niveleve të qeverisjes. Nuk mund të këtë vitalitet statik. Sigla, që aplikoi Obama në fushatën zgjedhore, ishte e thjeshtë; vetëm me 4 fjalë: “Në jemi për ndryshim”. Këto 4 fjalë, përmbajnë një filozofi të tërë, filozofinë e ndryshimit të metodës së punës, për të qeverisur Amerikën.

Elektorati sakrifikoi 9 kandidatë potenciale; njëri më i mirë së tjetri, për të dalë të Obama që përfaqëson politiken e re, që pretendon t’i japi Amerikës prestigjin e humbur dhe, mbi të gjitha, për ta shpëtuar Amerikën nga humnera e krizës financiare. Kur Obama filloi të ngjiste shkallët e Shtëpisë së Bardhë, parafytyroja, së ndoshta me heshtje recitonte vargjet e famshme shekspiriane: ”Kjo botë u shthur o prapësi, o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq!”

Jemi në periudhen kyçe të krizës. Filozofia për ndryshim e ka provuar veten si slogan elektoral. Në atë faze, kjo filozofi tregoi së ishte premtimi i duhur në kohën e duhur. Përvojat e votuesve njohin shumë fushata elektorale zhgënjyese, në Amerike dhe në botë. Me sa duket këto zhgënjime janë të paevitueshme, për vetë sistemin, që i ka lindur. Me gjithë këtë vështirësi të natyrshme, kapitalizmi gjen mënyra, për të kapërcyer pengesat, që i vendos vetes në rrugën e përparimit dhe të prosperitetit. Jo vetëm dëshira, por ekziston shpresa dhe është duke u materializuar, që nga slogan elektoral, filozofia e ndryshimit të kthehet në divize të qeverisjes Obama. Kjo divizë aktuale e Shtëpisë së Bardhë i kaloi vitet e para të provës. Viti i parë i qeverisjes së ndryshuar tregon së filozofia e ndryshimit, ju ka shtrirë dorën e bashkëpunimit politik të tërë e shteteve të botës pavarësisht ndryshimeve të perceptimit të problemeve politike. Politika ushtarake synon të rivendosë paqen, në vatrat e luftës, duke i dhënë ndëshkimin e merituar terrorizmit botëror. Dalja nga kriza dhe strategjia e re e zhvillimit ekonomik me ura bashkëpunimi në shkallë globale, është prioritet qeverisës për ekipin e ri, që drejton aktualisht Shtëpinë e Bardhë. Nuk pretendohet se lëvizjet popullore në Afro –Azi, kanë lidhje me kursin e ri politik, por ato po zgjerojnë ndjeshëm hartën e demokracisë botërore.

Një rast tjetër tipik i vënies në jetë të filozofisë së ndryshimit është emërimi i senatores së NY, në vend të Hillari Klinton, që ligjërisht dorëzoi mandatin. Guvernatori i NY. është personi ligjor, që do të emëronte zëvendësen e senatores. Partia i propozoi atij të emëronte vajzën e Kenedit, por Guvernatori Patërson nuk u prononcua dhe emëroi një deputetë të re me karriere modeste. Me këtë rast ai deklaroi: “Nuk do të emëroj njëri me prejardhje familjare të shquar, por njerëz, që do të bëhen vetë të shquar”. Ky fakt, i ndodhur fill, pas inaugurimit presidencial, tregon së filozofia e ndryshimit po i paraprin me sukses qeverisjes së re.

Bijtë e Amerikës i kanë dale për zot, në ditë të vështira të saj. Mbas dy vite veprimtari intensive të Presidencës Obama, kritikat republikanë, shtypi dhe analistë të pavarur, kanë intensifikuar kritikat, sepse pak përparime janë të prekshme, madje papunësia ka pësuar rritje. Sarah Palin, ish guvernatorë e dorëhequr e Alaskës, është venë në krye të një klubi “Mbrëmja e çajit – Obama”. Anëtarët e këtij klubi, të lokalizuar kryesisht në perëndim të vendit, protestojnë kundër reformave, të ndërmarra nga Qeveria, duke i konsideruar reforma socialiste dhe që gjoja bien ndesh me interesat e amerikanëve. Filozofia e ndryshimit nuk mund të udhëtoi mbi qilimin e kuq.

Praktikisht funksionimi i shtetit kapitalist fillon me funksionimin normal të sistemit financiar. Si funksionon?

Të supozojmë së në qarkullim janë 1 milion dollare. Këto para duhet të qarkullojnë me shpejtësi, për t’u mbledhur të tëra në arkë, brenda një viti. Ky quhet qarkullim i parasë. Për t’u mbledhur të tëra paratë duhet të hidhen në treg mallra dhe shërbime, në raport me shpejtësinë e qarkullimit. Po që së ka me shumë para së mall, dallohet inflacion. Po qe se ka me shumë mall së para, kemi krizë të shprehur në mënyrë klasike. Të dyja dukuritë janë pamje të krizës, që kërkojnë ekuilibër të tregut. Përvoja tregoi së nuk mjafton vetëm kërkesë –oferta, për ekuilibrin e tregut, por duhet të mbështetën me veprimtarinë administrative, të cilën e drejton shteti, që njihet si përfaqësuesi i popullit, në menaxhimin e thesarit. Pikërisht ky mekanizëm nuk funksionoi në Greqi, madje dhe në Amerikë. Agresiviteti i krizës varet së në cilën masë qarkullimi i parasë është jashtë ekuilibrit dhe pse.

(Shkeputur nga libri im , me titull : “ Kriza financiare , perballe bujqesise fermere “ . Botuar ne Tirane - 2014 )

Illo Foto – studjus , ne NY

20 views0 comments

Hozzászólások


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page