top of page

LOBEVE NËPËR HOLL



Vendi dergjet si mos më keq Nga letargjia, devijues boll bien këmbanat e tradhëtisë lobeve përvajshëm nëpër holl në kërkim të një jete të re rendin e rendin pas krushqisë drejt migrimeve të purpurta mbushur mjegullinash kthinave të ngurta…, ah somnabulët e kohës me nge! * Po mbeten djerrina tonat lëndina sa shumë “xhemati” po iu përgjigjet orkestrës me daulle e violina… sa ditëve të murme e netëve të zeza kalon qenia e shqiptarisë… për sakrificën e shqiptarësisë oh, sa po më dhemb palca e ashtit një krimb i kohës që po e ha disave për të huajën, o bablok xhani flakë po u digjet pa ça kokën se shteti ku ka ra a vetja në vallen e vdekjes kaq trishtueshëm…, si një gjethe vjeshte po hidhet medet po vjen një dimër i mjerueshëm mos me ditur njeriu se kujt t’i lidhet?!

© Kasam ShAQIRVELA

5 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page