top of page

Llafatari pa busollë i vdekatarëve…



Të kujtohet kur të vura mbi tavolinën birro-n, grigllen emblemore

Birron Pils, dreq licencë sllovenesh dinak, ndofta çeke, jo-ishte gjermane

E n’tiket blu-portal në kënd Rugove e Lumi blu teposhtë,

e dini ato dy kodra të dashuruara që puthen në një pikë

Dhe më zë të ultë dridhes si në frikë t’a thash

”…dhe nga një e marim e të mbyllim qezmën. I vëmë pikë! Të përgjërohem si një rob. Një!

E sheh, më vie etje si një diabeticu II”, m’a nxerrnin buzet e trashura

E ti, ngulmoje shikimin tek mua si një shtizë pa maje, ngulmoje e thoje

”Një! Veç një! E kush është një-shi?! Ajron u bë mendja, kumsht! Turbull!

Dhe sërish pytshe: e kush është njëshi? Hë de, kush është… e ku do shkoj njëshi?

Ka një shteg për te?

Njëshi treti mendjen në lëmsh rrenash foltarësh e këmbët t’pacipa e lan”.

Ky është njëshi historik i birropijësit që nuk dij se çfarë pyetja.

Hë pra, ngrej grigllen, kam inspirime filosofike, për lirinë, për shtetin

Ngrije në pozë, i ngritur për oratorët që i pshurrin në gojë e dhjejnë mbi ardhmërinë e tij.

Me atë fecesin e zi të një trakti babzor malinjë

Hë, de, po mujte, po nuk sheh në një më shumë se dy veta, pranoje

Se si të befason squetësi e ime,

Hej tapo, dëgjon

unë jam jurist që di matematikën

Jurist që di matematikën e gomar i specializuar në diplomaci

Ama gomar inteligjentë po jo më shumë se një gomar i murmë”.

Se si më pushton këte mendje të dehur kujtimi:

Ishte 3 i mengjesit dimëror, e di- i tremeterbores dimëror polar,

ishte acar e Zoti kërcnonte me gishtin tregues-tallej me ne

Tra-la-la e tra-la-la e turlu li e turlu li

Një dite do ua mësoj ate që i thoni katandi!

Dhe thoja, ka një neuropsikiatër për Zotin! I gjori! Skizofreni!

Ishte qetësi e patrazuar. Në rrugët e shkreta. veç një fijuuu fërfllize.

Kola kishte zhveshur uniformen e restorantit dhe ia thash tek na linte

”Kola, ulu të bëhemi tre me ty, jemi vëllezër a jo? Ashtu shkruan tefteri i kuq!

Kola, bëhu xhan! Si një konop për varje, na lidhë ardhmëria!

Shihe preambulen, lexoje parimin, Kola i lësho një sy Dhjates sëpaku”

E ai me atë fytyren e gjerë qortuese e roba të zeza-pinguin:

”Dërdellises, llafxhinjë të pakuptueshem, vartar të një trohe fati të carrokëve

Po mujtet të zhbini harbutërinë, përmendore do u ngritë unë, ja tek Sheshi Komunes

Unë Kola me librezë të kuqe që dhjeu në te kryetari.

Unë Kola i netëve plot makthe, që s’do di ku do i prehet trupi!”

Iku Kola e na la në dysh e ne shihnim veten katërsh

Dhe para nesh një tog shishesh si ushtarë t’molisur nga kapidan i keq

E aty, duke ikur nga një rrëmujë për t’u zhytë në të madhën

Veç unë dhe ti të lidhur në një fat me pamje dyfish objektesh.

Në të dy që s’dijmë në po gëdhinë a po bie nata!

Jemi ne a s’jemi të lire, hë thuaje elite kulmore, të pyeta me sherr

Po qem të lirë, përse të luftojmë për te e po jo, përgjigjet ky batalion shishesh!

Ç’pret? Helmeten mbi kokë, pushken mbi supe e thiken në zemër armikut!

Në luftë pas Zatrave, Në Majë të Hasanit, të Zezë, me tfurqi si Matija Gubec

Unë do pys përsëri vëlla imi që re në fund të pusit i dehur

U shliruam nga robëria, ashtu sikur na u tha, sikur e dime ne

Apo, mos kështu tek shohim një në dy, bëhemi gadi të hyjmë në te.

Vëlla, impersonal, fantazmë, hije, tufë instiktesh ,

Kola improvizant zotërie, që nuk dij ku do bie shahit e në ç’nëndhe do i prehet trupi

Me trurin tim si një fuqi rakie, që kundërmon deri tek komshiu Arif

E mendova sikur e mendova dhe ua thash sikur ua thash

E ju, numra njëshifror të thjeshtë në një kaos të madh, jipni përgjigjen

Rropatuni, provoni, pyetni të mençuritë, oratorët trutharë

që s’kanë ç’të fusin n’mesele veç bythen si fytyra pa brekë, të zezë, cullak

Dhe përgjigjuni pa errësuar natë e ardhshme.

Kanë ndonjë logjikë, ndonjë domëthënie, ndonjë shije

Këto kalurimet e mendimit spontan, copa copa, pikla pikla, lidhje pa lidhje

Kalurimet në një histori të dhimbëshme, nëpër inserte jete komike, nëpër një vuajte pa fund…

Shoku im i birros Pils i licences dinake sllovene-Njëshi me shpresen e vetë

Tek jipte mimikë ndihme, u mbyt tek ra në fund të pusit të birros

Me dëshirë të paplotësuar: të shuaj etjen me birro dhe më liri

Kola ra shahit për harbutet e kumarxhinjtë virtuoz e nuk ia di sekush konakun ku i prehet trupi

E unë, e unë-jam i hutuar dhe memzi dalloj shpresen se një dite do shoh dy surpriza:

Daullaxhinjtë që do i këndojnë me zemër lirisë në sheshin kryesor dhe,

tremetërboren në atë boten tjetër, të pijmë birro nga griglla sikur dikur në dimërin polar.

54 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page