
Nga Mentor Serjani
Latësi ,një vend i qetë,me bukuri virgjërore,
Me livadhe, lule e bar të shtruar,
Nga Zoti bërë me dorë mjeshtërore,
Lisi më Latës, një lis i vetmuar.
Lisi më Latës madhështor qëndron,
Latësi plot freski e i lakmuar,
Në zangonjtë e vegjël duhan i bukur lulëzon,
I ëmbël, i fortë, shumë i kërkuar.
Zangonjtë ngjajnë si lata¹), të latuara,
Nga sëpata e lehtë e gdhëndësit plot merak,
Vetë gdhëndësi Natyrë e ka zbukuruar,
Bashkë me lisin ,si fëmijë binjak.
Latësi,mademi i dërrasave të gurta,
Çatitë e shtëpive të fshatit mbulonin,
Qerastetë me dru lisi, të forta, të sigurta,
Edhe pse dërrasat nga pesha u rëndonin.
Me dërrasa mbulonim dhe kasollet e dhive,
Fshati plot pemë frutore dhe drurë,
Me pllaka shtruar edhe oborret e shtëpive,
Me pasuri që s'i shterojnë kurrë!
¹)Lata-dru i gdhendur për ndërtim (i latuar).
Comments