Liria e fjalës bëhet më e rëndësishme


Prof Dr Fatmir Terziu

Liria e fjalës bëhet më e rëndësishme


Liria e fjalës, nuk ndalet të jetë e rëndësishme kur ekziston një krizë. Ajo bëhet më e rëndësishme. Është pikërisht, kjo kur shoqëria po kalon periudha të vështira dhe kur qeveritë po sjellin masa të pashembullta. Masa të atilla, që frenojnë lirinë tonë, se e drejta për të menduar dhe folur, siç e shohim të arsyeshme bëhet edhe më thelbësore nga sa është normalisht.

Kjo është arsyeja, pse klima e censurës në shoqëritë tona të goditura nga Covid-19, është kaq shqetësuese. Pavarësisht nëse janë mjekët censurues të Big Tech, që thonë gjëra të diskutueshme në lidhje me virusin, ose opininet e skeptikëve të bllokimit, apo nivele të jashtëzakonshme të konformizmit bllokues në media, diskutimi i hapur i Covid -19 dhe reagimi ynë ndaj tij është duke u ftohur.

Kjo është e keqe. Njerëzit pranojnë kufizime të përkohshme në lirinë e tyre të lëvizjes, si pjesë e luftës kundër Covid-19, por ne kurrë nuk duhet të pranojmë kufizime në lirinë e mendimit. Pyetjet, kritikat, skepticizmi, dyshimi dhe kundërshtimi janë mjete thelbësore në një krizë, atyre u duhet të lejohen të lulëzojnë.

125 views

Shkrimet e fundit