top of page

Lindpisi COVID-19


Lindpisi COVID-19


Fatmir Terziu


E bëmë dhe një barikadë tjetër historike: COVID-19 

E bëmë edhe në këtë fund-Korrik 2020?!

Më vjen keq ... 

… a nuk është kjo një nga kushte që na kërkon “jeta evropiane”? 

Më falni! Duhet të kem ecur nëpër derën e gabuar. 

Ju shikoni: Unë eci nëpër derën që e kishte fjalën “evropiane” të gdhendur nëpër cipale të drurit të gështenjës. 

Kam ecur nëpër derën që e kishte djegur, … djegur e përvëluar pëllëmba aq e nxehtë e quajtur shputa hyrëse me të vërtetën. Kam ecur nëpër derën që ishte mbyllur. E mbyllur me mbushjet e gënjeshtrave, që i kemi thënë vetes për të kaluarën, se sa shumë shekuj e kemi çarë rrugën e historisë me sordë në dorë

Kam ecur nëpër të njëjtën derë, që e zdruguat me gënjeshtrat e reja të lumturisë, me sa duket, …pasi që … ishte dera e vetme që pashë, pos asaj nga druri i sëmurë i gështenjave. 

Pra, më falni për pyetjen, a është realiteti juaj më shumë “jeta evropiane” sesa e imja?

Ju më thoni se unë duhet të përgatitem për “Evropën e vërtetë”, por si nuk është kjo një “mjaftë e vërtetë për ju”? 

Duhet të jetë: “Mjaft e vërtetë për ju”! 

Nëse kjo nuk është bota e vërtetë, atëherë dikush mbijeton në jetën jo-reale. Vetëm për shkak se varemi vetëm në një institucion, nuk do të thotë se ne jetojmë realisht. Ky institucion që shuan njohuri të panevojshme poshtë fytit tonë tashmë të mbytur me fjalë, me siguri e di që nuk do të thotë kjo se nuk është e vërtetë. Nuk duhet të thotë se nuk është edhe gënjeshtër. 

Vetëm sepse nuk dimë se si ndihemi për botën e çmendur rreth nesh, nuk do të thotë që kjo nuk është e vërtetë. Vetëm për shkak se nuk mund të na duket se na respekton siç e respektojmë, pjesa tjetër, e kjo nuk do të thotë për një sekondë se kjo nuk është e vërtetë. 

Unë sinqerisht kërkoj falje nëse ju kam zhgënjyer me pretendimin e rremë, që unë s’kam besuar se jam duke jetuar si në një përrallë, sepse unë nuk jam karakter i asnjërës prej përrallave tuaja. 

Unë sinqerisht kërkoj falje nëse, gjatë gjithë kohës, keni menduar se unë po shkruaja poezinë e përsosur të ëndrrave të lumturisë për veten, sepse nuk isha vërtet duke e shkruar një të tillë. Unë sinqerisht kërkoj falje nëse më keni parë dhe menduar se isha duke kërkuar ndonjë ide fantastike që të më buzëqeshte e këndonte sikur ndodh me këngët e zogjve, sepse nuk e bëj dot një gjë të tillë. 

Unë nuk e kuptoj se si nuk mendoni se kjo nuk është jeta e vërtetë, sepse unë me siguri bëj sikur e kam harruar atë që ne thjesht e kemi folur, shkruar e treguar vetëm për të jetuar. 

Kështu që gënjeshtra që nuk dëshiron të jetojë më, më mirë le të hiqet nga Fjalori i Madh me Kapakë të trashë, se kjo është jeta e vërtetë për të jetuar pa kapakë dhe ajo e lëndon vetë gënjeshtrën. 

Pra edhe djaloshi që sapo e ka hedhur votën, mendon se është duke jetuar tashmë jashtë këtyre kapakëve, sepse ai nuk mund të përballojë shkëndijën e heshtur e të përfjetur akademike të heshtjes, që vendoset në stomak kur dëgjon fjalët “shkolla e mesme”, Masteri, (shkencori apo profesionale, listat e  kualifikimeve ose thjesht “detyrat e shtëpisë”, për t’u lumturuar krejt lumturisht me lumturinë e jetës evropiane. 

Unë me siguri mendoj njësoj si ata që kurë s’kanë menduar, por vetëm kanë votuar, se kjo është jeta e vërtetë, ose janë rreshtat në kyçet e historisë, vetëm komplote për një tjetër histori me jetë princi, që ju është thënë kur ishit i ri. 

Janë plagët, pra vetëm plagët, thjesht vetëm moduli i integritetit strukturor për kështjellën që kemi ëndërruar si një fëmijë i vogël me çati të hapur për të parë vetëm retë e fryra. 

Unë nuk ju zhgënjej, sepse me siguri mendoj se kjo është jeta e vërtetë, sepse dalja në këtë derë të madhe është dhe rënie dhe gremisje, edhe pse ajo përsëri e përsëri na lëndon po aq sa na dhemb. 

Unë me siguri mendoj se kjo është jeta e vërtetë sepse stresi im është po aq i rëndë sa i juaji. Por, ai pra stresi i sotëm, ky stres i tiltë, është thjesht ndryshe se shkon përshtat me një pseudonim tjetër Covid-19. 

Thirreni si të doni, emërtojeni si të keni dëshirë, qoftë me atë pasqyrimin akademik që heshti, qoftë me atë koleg që fjeti, por stresi është thjesht stresi dhe pragu që tashmë ka një linjë tjetër nga tuajat, nuk është as Ronaldo i fushës së blertë, as Messi. 

Mos më thoni kjo nuk është jeta e vërtetë, vetëm për shkak se zjarri i frymëmarrjes e bëri atë me djersë të mëdha, mos më thoni se  zjarri fryn zjarrin që djeg blu dhe e bën më të ndritshëm se të gjitha zjarmitë. 

Mos më thoni se kjo nuk është jeta e vërtetë vetëm për shkak se flokët tuaj duhet të jenë më të gjatë për t’u ulur dhe për t’u ngjitur në stolin e ri të detyrës së re zyrtare. 

Mos më thoni, se kjo nuk është jeta e vërtetë vetëm për shkak se ju jeni ende në ëndërr. Sepse unë jam … e di tashmë e kam një dragua. Dhe ai është dragoi im. 

Unë e di tashmë se jam shkalla ime për t’u ngjitur. 

Unë jam udhëtari im i dashur, i lumturuar nga kjo jetë që përkon me pikën më të madhe të kthesës historike, pra lindpisin Covid 2019-të edhe në këtë fundkorrik 2020 dhe unë nuk premtoj se do të mund të ndjehem ndryshe. 

Sepse kjo është jeta e vërtetë, dhe nëse nuk është, atëherë unë kurrë nuk do ta bëj atë një pikë historike të rallë, atë lindpis që na e sjell mendjen vërdallë. Të paktën në këtë kalendar!

9 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page