“LIDERI NUK LIND…BËHET”



Nga Frank Shkreli

Kohë më parë, studiuesja dhe autorja Iris Halili pati mirësinë të më dërgonte librin e saj të fundit, “Lideri nuk lind…Bëhet”. Është një libër doracak për të gjithë ata lexues që duan të kuptojnë më mirë “tiparet dhe cilësitë e lindura apo të fituara të liderëve.” Duke patur parasysh historinë e liderve modernë shqiptarë –as të lindur as të bërë do të thoja unë -- të këtyre 30-viteve tranzicion të pa fund si dhe zhvillimet e ditëve të fundit në skenën politike të Tiranës -- vendosa që kësaj rradhe të luaj rolin e promotorit të promovimit të librit, “Lideri nuk lind… bëhet”, që organizohet në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare Vatra në Nju Jork, të djelën që vjen. Këtë po e bëjë, me qëllim, para promovimit formal në Vatër, për një publicitet sa më të madh për këtë vepër të rëndësishme përball aktualitetit politik në trojet shqiptare, me shpresën që promovimi i këtij libri të tërheq vëmendjen sa më të madhe nga lexuesit e interesuar, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë, por jo vetëm. Në të vërtetë janë vet “liderët” negativë politikë aktualë në trojet shqiptare ose idivdidë që aspirojnë që një ditë të jenë “liderë” të mirë e frymëzues e me karakter -- ata që, vërtetë, do të përfitonin më së shumti nga leximi i këtij libri. Sepse, sipas autores Halili, “Liderët negativë kanë një aftësi mahnitëse për të ushqyer një vërbëri apo apati kolektive dhe janë pikërisht këto të dyja, apo dhe vetëm njëra prej tyre që i shërbejnë jetëgjatësisë së tyre në pushtet.”

U garantoj se nëqoftse dëshironi të jeni vërtetë liderë të mirë e frymëzues, jo vetëm në politikë, por edhe në jetën e përditshme, ky libër ofron shembuj e analiza, opinione e thënje nga personalitete botërore që do t’u frymëzojnë që të bëheni liderë të mirë