top of page

Liderët, një tufëz me epigrame





Mendja jote si llamba

Kur flet dhe vepron,

veten tënde tregon,

je si një llambë në dhomë,

e shuar, e zbehtë apo ndriçon!


Dallgët


Në krahët e prindërve,

dallgët i çanë lehtë,

por ama kur rritesh,

duhet t`i çash vetë!


Një fije shkrepse


Një anije gjigande,

dallgë e stuhi përballon,

një vrimë fare e vogël,

në fund të detit e çon!


Një fije shkrepse,

një pylli të madh djeg,

një hapi i gabuar,

në humnerë të hedh!


Nga gjërat e vogla,

vijnë gjërat e mëdha,

një fjalë e gabuar,

të fut në bela!

Me lezet


Kur je pijanec,

ti s`di çfarë flet,

tjetri ta merr atë që do,

me dolli dhe me lezet!


Gjahtari i fjalëve


Më mirë gojën kyçur ta mbash,

kur s`je i sigurt, gjë mos thuaj,

tjetri po pret si gjahtari n`shteg,

fjalën tënde të gjuaj.


Tregtinë e fjalëve ai ka zanat,

me to argëtohet, me ato rron,

fjalët e tua si fruta i përpunon,

me ambalazh firmato i tregton.


Artificiale

Ke ndryshuar pamje me operacione plastike,

mburresh se lulja më e bukur e kopshtit je ti,

por t`gjithë pëlqejnë m`shumë lulet natyrale,

dhe jo lulet artificiale të dyqanit përkarshi...


Si në pasqyrë

Ndarja e pronës i nxori njerëzit në pasqyrë,

i nxori siç nuk i kemi njohur kurrë më parë,

nxori fare hapur hipokrizinë dhe pabesinë,

nxori lakminë e vëllait për vëllanë!

...............

1.Makutëri,në kuptimin i pangopur, grykës, lakmitar i madh e grabitqarë



E ke në dorë ti


Kjo botë kaq e madhe,

kjo botë “rrokulli”,1.

plot me dinakëri,

luftëra e padrejtësi.


Në këtë zallamahi,

gjej vendin, o njeri:

breshkë apo shqiponjë,

këtë e ke në dorë ti!

........

1.rrokullí,-a, gjithësia; rruzullimi; bota.


Liderët


Njerëzit pas tyre vërshuan me brohori,

u thurën himne sikur të ishin perëndi,

por shpejt kuptuan se ishin mashtruar,

ata s`ishin perëndi por djaj t`maskuar.

1.Djall, këtu është përdorur në kuptimin njeri dinak, mashtrues, shpirtkeq, që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë.

56 views1 comment

1 Comment


kadritarelli
Jul 22, 2022

Pershendetje! Sapo u njoha me disa nga krijimet e Z. Viron Kona. Nje tufe me aforizma apo "Epigrame", ku ne pak vargje permbledh njëj mendim te gjere, nje keshille per t'u mbatur mend dhe per tua percjelle brezave si mesim nga jeta.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page