LIBRI “SHTATË FLETORE” I HAVZI NELËS - ÇMIMI I PARË KOMBËTAR I POEZISË



    Rexhep Shahu

    Rexhep Shahu


    Çmimin e parë kombëtar për vëllimin më të mirë poetik për vitin 2018 e fitoi libri Shtatë Fletore, vepra e plotë poetike me 5548 vargje e poetit martir Havzi Nela, botuar nga Klubi i Poezisë.

    Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, si botues e përgatitës për botim i këtij libri të munguar tri dekada, mbajta këtë fjalë rasti:

    Havzi Nela po na sheh atje ku është.

    Besoj edhe ai po na falenderon të gjithëve.

    Faleminderit juria! Faleminderit zonja Ministre! Faleminderit Ministria e Kulturës!

    Faleminderit shkrimtarëve shqiptarë të cilët e sollën Havzi Nelën këtu.

    Ai ka qenë, është në piedestal, por shkrimtarët shqiptarë, në 30 vjetorin e vdekjes, varjes së Havzi Nelës, viti i kaluar (2018) ishte 30 vjetori i varjes, shkrimtarët shqiptare e kanë nderuar Havzi Nelën si asnjë shkrimtar tjetër deri sot.

    Kanë shkruar ekskluzivisht për Havziun vitin e kaluar 64 shkrimtare.

    Kanë ardhë dy herë në Kukës për inagurimin e bustit të Havzi Nelës dhe të shtëpisë së Havzi Nelës 42 shkrimtarë. Këto janë ngjarje.

    Ne botuam librin vepra e plotë, Shtatë Fletore. Do doja t’ia drejtoja kameres vëllim Shtatë Fletore me 500 faqe.

    Faleminderit Flamur Hoxhës, i cili ka sponsorizuar katër libra rreth Havzi Nelës.

    Faleminderit Bashkim Shehut, kryetar i bashkisë Kukës që ka i vu bustin dhe i ka ndërtuar shtëpinë.

    Faleminderit të gjithëve ju.

    Zonja ministre!

    Në biografinë tënde politike, ke për ta mbajtë mend, kur ke qenë ti ministre është nderuar një poet i varur, i vetmi poet i varur.

    Faleminderit të gjithëve.

    #Rexhep #Shahu, botues i Havzi Nelës, Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë.

    35 views

    Shkrimet e fundit