Lexojmë Rasim Ahmatin, poetin që zgjon Hasin
Prof Dr Fatmir Terziu
Lexon poezinë e poetit nga Hasi dhe ndjen pyetjen që shoqëron shpesh herë mendjet njerëzore: „Çfarë jam?“. Dhe pyetja kthehet si një diskurs më vete „nuk është kjo që s'je“, sepse duket sikur poeti e thotë me vargje dhe fjalëndjesi, se ndryshe nga ju, unë kurrë nuk kam qenë një njeri i lirë. Dhe pse-ja shkon më tej në fëmijëri, në rini, në moshën tjetër. Dhe pse-ja bën udhën e saj të largët. Poeti na thotë qartë „Kurrë nuk kam mundur të ndjej vërtet emocione, të cilat të gjithë i adhuroni“.
Është quajtur një demon për këtë arsye, një përbindësh që ishte i shkretë. Zbrazëtia, e qetë dhe e zhytur në pikëllimin e mospërshtatjes është ajo që më detyron të kuptoja se atë e zbukuronte dhe ende e tenton ta zbukurojë, një zbukurim i trishtimit të vërtetë, mizor, i pazbuluar. Dhe po, dhe jo do të thoni Ju, nuk ju kuptoj, ndoshta as nuk dua, duke ditur se si janë njerëzit, pranuan në heshtjen e tyre zyrtare të zyrtarizuar, fatin tim të vetëm.
Dhe në poezinë e tij e ndjejmë dhe e mirëkuptojmë një Demon. Demoni duket se na mësyn me ligjëratën e tij të heshtjes së zezë „i lashë thonjtë e mi të rriten të gjatë dhe të mprehtë që të paktën të përshtaten në figurën e një përbindëshi që më ke vënë, sepse çfarë më ka mbetur tjetër?“
Një zemër, mbase që dëshiron të marrë nën krahun e saj ata që pësuan të njëjtën fatkeqësi, jetimë pa vend ose të refuzuar, të keqtrajtuar. Dhe një trup, që mban një mijë shenja të bëra nga një thikë pas shpine, ose gozhda nën këmbë, në një të ftohtë të dëshpëruar që dëshiron të jetë normal të paktën për një ditë, për të mos qenë vetëm dhe i shkretë, pa lënë njeri për të folur veç një stilolaps budalla, një orë dore, e cila do të pushojë së rrahuri qetë, butësisht shumë shpejt.
Një prush drite, shkakton disa emocione në raste të rralla, të cilat zbehen në asgjë, ndërsa dita fillon të përballet me fundin e saj. Ah, fantazma! Dhe flet me gjuhën e saj:
„Pra, ajo që jam unë,
nuk është kjo që je,
Sepse unë jam...
Një demon.“
Dhe poeti ende jeton … Jeton për të na treguar për çdo demon!
Comments