Letërsia për fëmijë: nga shtrati nisës tek karakteristakt e saj, në skalitjen tipologjike të akademi


Bedri Dedja

Letërsia për fëmijë: nga shtrati nisës tek karakteristakt e saj, në skalitjen tipologjike të akademikut Bedri Dedja


Dr Fatmir Terziu


Në vend të hyrjes


Shkrimtari dhe studiuesi i mirrënjohur shqiptar, Bedri Dedja, është më i vëmendshmi i hershëm ndaj traditës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fushën e letërsisë për fëmijë. Është një vëmendje thuajse e vetme në një këndvështrim akademik, të detajuar dhe profesional. Një studim i tillë i qartë, i paraqitur në Nëntorin e vitit 1975, natyrshëm mund të shihet në dy këndvështrime. Këndvështrimi i parë rreket me kohën në të cilën ai shkroi, madje e paraqiti këtë studim tepër domethënës dhe së dyti me kohën që ai trajton në këtë hapësirë një temë kaq të rrëndësishme edhe sot. Në këtë mënyrë studimi i hershëm i Dedjas, na bën të mos themi vetëm se Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë, ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë, por edhe një akademik i veçantë në trajtimin e temave me efikasitet e jetëgjatësi në fushën e kulturës letrare shqiptare. Më tej duke ditur se figura e tij akademike e bën të lartësuar, ai si titues i shumë çmimeve letrare, “Qytetar Nderi” i Beratit, mbajtës i “Çmimit të Republikës”, “Urdhërit Naim Frashëri” dhe titullit “Mjeshtër i Madh”, Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX, udhëton në memorjen kulturore shqiptare edhe si një figurë e nderuar nga të gjithë brezat. Duke mirëkuptuar tematikën në trajtesë, se Rilindja Kombëtare Shqiptare, ashtu si në të gjitha fushat e jetës shpirtërore dhe materiale, edhe në fushën e letrësisë në përgjithësi na ka lënë një traditë të pasur, duhet të themi se studimi i Bedri Dedjas mbi traditën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fushën e letrësisë për fëmijë mbetet unik dhe i vëmendshëm. Në këtë ese analizë, natyrshëm trajtesa merr një formë më të gjerë, ndaj duam ta pikëvështrojmë në disa kënde. Studimi i Dedjas i dha dimensionin e saktë që kjo periudhë në trajtesë i dha meritës që krijoi tradita e fillimeve të letrësisë artistike për fëmijë në gjuhën shqipe. Procesi i krijimit të kësaj letërsie ka rrjedhur natyrshëm në kuadrin e përgjithshëm të zhvillimit të gjithë letrësisë sonë kombëtare të Rilindjes, dhe këtë sipas Dedjas e shohim me frymë të thellë patriotike edukative.

Aspektualitet i kujdesshëm brenda bindjeve ekstra-narrative

Për ta ridimensionuar studimin e Bedri Dedjas, natyrshëm duhet të ndjekim udhën me të cilën ai paraqiti këtë arritje, në udhën zanafillëse me periudhën, që i parapriu Rilindjes në lëmin e shkrimeve për të vegjël dhe që shërbeu për ta pregatitur atë. Bedri Dedja si një studiues i mirëfiltë, i lindur në Korçë më 20.11.1930 dhe me një gjeografi në jetën e tij edukative, ku shkollën fillore e kreu në Shkodër, ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit dhe më pas studioi në Universitetin e Moskës ku u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë, natyrisht ishte një penë që dinte rendin e fjalës në lidhje me tematikën e letrësisë për fëmijë ndër ato vite. Edhe më tej ai pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave. Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër. Kështu një figurë e tillë, që iu përkushtua me zell traditës së letrësisë për fëmijë, ka dhe natyrshëm vlerërendet në hapësirën studimore shkencore shqiptare. Këtë e ka vlerësuar mes një arti tipik prezantues edhe pena e merituar e Astrit Bishqemit, tek Historia e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë, (Universiteti “A.Xhuvani" Elbasan, Botimet Sejko - 2001, fq. 287-289), dhe është plotësuar vetëm me të dhënat e reja dhe botimet pas vitit 2001. Kështu ai mbetet natyrshëm dhe në mënyrë adekuate akademiku që mbajti gjallë dhe ndjeshëm në mesin e letrave tërë gamën hulumtuese dhe studiuese të letrësisë për fëmijë. Ai solli mes shkrimeve të tij një gamë të re të traditës së shkrimeve.

Tradita e shkrimeve të posaçme didaktike për të vegjël, sipas studimit të Dedjas, nis kështu jo me një datë të saktësuar, por me një periudhë kohore që është aty nga fundi i shekullit të XVI. Por më tej në brendësi të shkrimeve të tij, mësojmë se gjer nga fillimi i shekullit të XIX nuk ka patur ndonjë letrësi të mirëfilltë artistike shqiptare për fëmijë, apo edhe për mosha të tjera të quajtura e të kategorizuara si të vegjël. Kështu pos kësaj mungese edhe trajtesa ndër vite, edhe kritika e studimet thuajse nuk kanë qenë dhe nuk kanë ekzistuar. Gjejmë shkitazi trajtesa fjalë-fjalëshe, apo citime spontane nga Stefan Shundi, Karl Gurakuqi, Ibrahim Hasnaji, Sotir Pase, Selahydin Toto, Izet Bebeziqi, Mitrush Kuteli, Qazim Shehu, Vedat Kokona (Hekuran Lumi) aty mes viteve 1939-1942 si cekje nëpër botime periodike e gazetarske të kohës që botuan, por jo në formën e një studimi të mirëfilltë shkencor, të cilin vetëm Bedri Dedja e konsideroi si të arsyeshëm dhe me interes të veçantë. Shumë autorë e pedagogë të tjerë u morrën me libra didaktike e shkollore gjer te Naum Veqilharxhi, por asnjë nga këto vepra nuk dha ndonjë shkëndijë të qartë në fushën e krijimtarisë artistike të subjektit që Bedri Dedja konsideroi për studimin e tij shkencor. Qindvjeçari i lavdishëm i një emri të madh, Rilindja Kombëtare Shqiptare, i dha rrëndësi letrave shqipe dhe për nga përmasat përfaqësuesit e saj më të shquar e ngritën në një shkallë më të lartë dhe kështu themeluan edhe letërsinë për fëmijë, duke e shndërruar nga një letërsi tërësisht me karakter fetar, në një letërsi me karakter didaktik e me karakter kombëtar. Merita këtu sipas Dedjas i takon të gjithë rilindasve duke nisur që nga Veqilharxhi e Kristoforidhi e gjer tek më i fundit dhe më i vonshmi, i tyre, Milto Sotir Gurra, i cili në krijimin e tij mbeti vetvetja një rilindas, vazhdues i veprës së paraardhësve të vet të mëdhenj.

Bedri Dedja ka formuar kështu një mit të përqëndrimit të tekstit të hulumtuar, një mit letrar të gjallë nëpër tekstin e tij, ku letërsia imagjinative e asaj periudhe shqiptare ishte një fushë e konsiderueshme me autorë të ndryshëm, dhe kështu çështja shkon më tej për të trajtuar dhe shkuar përtej njohjes, sugjerim ky që i bën studiuesit e sotëm dhe madje të ndjejnë s