top of page

Letër nënës (...nga karantina)


Nëna ime...e shtrenjtë

Letër nënës

(Nga karantina)

Nga Fatmir Terziu

E dashur nënë!

Udhëzimet e tua i kam bërë udhëza

të bardha,

të trasha, të pastra.

Këtu i quajnë kalim-zebra!

Ndërsa përkëdheljet e tua

i mbaj fshehur tek zemra,

ejulimë

e shkulur nga Penelopa

mbi mermerin metaforë Elxhin.

E dashur nënë!

Sot kam etje të notojë penën mbi një shkrim

si ajo “kaligrafia” jote e vjetër

kur shëtisje bisht-shtogun me nxitim,

kam mall të të shkruaj një letër

për fatin e shkrimit tim

patjetër,

e di që më ndjek papërtim

në “Skype”

kur kokrizat dixhitale përcjellin drejt çmendurisë

fjalët gjymtake në karantinë.

E unë bëj art,

kollomoq i shkërmoqur me fjalë

përmes imagjinatës këtu në Londër,

duke “nakatosur” përditë e ngadalë

lëmin,

ku mblodhëm bashkë

përtej hallit

grurin dhe fjalën e rallë,

Shenjtërinë e Vendit tonë, kolmën e barit.

E dashur nënë!

Çdo ditë më shumë ankth, më shumë ankth,

dorashka të errëta më shtyjnë drejt tretjes,

çdo shall,

zymton bardhësinë e Qeleshes, Plisit

shoh se si të gjithë po i largohemi

farës së fisit.

Jam i etur për të shkruar një letër

një letër të lirë nga dyshimi,

për të rishkruar atë ninull të ëmbël

jashtë dhimbjes e pikëllimit

të kompozuar me Gjuhën e Nënës.

Vetëm ajo do të jetë vepër mbi veprat

e pastaj le të shuhen letrat...

234 views59 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page