LEGJENDA E BRAKTISJES PAJTIM XHELO ( 1991) (Ngjarje e jetuar ) Pas tri diitësh udhëtimi neën një shi te ftohtë dhe këmbëngulës djalit i doli përpara syve me nje madhështi të habitëshme ,fshehur nën një mjegull të hirtë në të kaltër mali i Ivanit...Në majën e tij kalonte kufiri me Greqinë. Djali,edhe pse i dërmuar e i përhumbur,i mbërthyer trup e shpirt nga një ndjenjë imponente e kotësisë tërësore,mbajti ëembët dhe pasi mati me sy për një kohë të gjatë,iu bë sikur në atë majë mali ndriconte një fener i largët. Ai fener sikur përkaloi valë shprese ne trurin e djalit...Përsëri truri i tij përftoi mendimin shpresëdhëneës.Kaq ishte ; lodhja u largua,mundimi u harrua;trupi i tij u ngroh ,sikur të mos ishte lagur kurrë nga ai shi i mallkuar.Sytë e tij, ku më parë ishte turbulluar shikimi, u bënë të qeshur e të kthjellët si në mëngjes,të bukur, me atë ngjyrën blu të thellë. U nis përsëri për udhë,thuajse duke vraouar.;kështu ndodh zakonisht me njeriun ;mendimi i mirë i ul lartësië dhe shkurton largësitë. Shpesh pamja detyron mendimin,mendimi ndërton psikologjinë,psikologjia nxit rikthim dhe shpresë. Tani djali po ngjiste malin e Ivanit ,i lehte si nje kaproll,duke kërcitur me tinguj cjerrës borën e vjetër nën këmbët e tij...Duhet të arrinte në atë majë pa u errur akoma,që të shihte nga duhet të kalonte në tokën greke për të shkurtuar rrugën për në qytetin më të afërt. Për orë të tëra ai eci pa u ndalur asnjëherë;ngjitjen e shoqëronte kërcitja e borës,lodhjen e kish vrarë shpresa,mendimin e kish hallakatur mjegulla e ftohtë që zotëronte malin e Ivanit dhe gjithë botën ; andej e përkëndej. Ishin ngatërruar të gjitha...Si një përzjerje kimike që përfton një turbullirë..Djali ndjente vetëm hapat dhe kjo detyronte nxitimin. Sa kohë kish që po ngjitej? Edhe sa rrugë kish mbetur për të arritur në majë?A do të arrinte para se të behej natë? Bora paska pushuar! Edhe erë nuk fryka më! Duhet të rregullonte çantën që po i vriste supin.;edhe këpuca e djathtë po e vriste për vdekje. Mendimet ishin sporadike;sikur gëlonin në kokat e disa njerëzve të tjerë njëherësh. Madje asgjë nuk ishte më e tij vetëm ngjitja që po vijonte pandërprerë për asnjë çast. Duhet të largonte natën,duhej shmangur pasiguria që mund ta priste në anën tjetër të kufirit. Dikur rrëshqiti dhe ndjeu dhëmbje në kycin e njerës k[mbë,po e mposhti dhëmbjen dhe përsëri u ngrit..Edhe një herë tjetër rrëshqiti dhe zuri keq krahun,por vendosi ta dënonte trupin me indiferencë,sikur të mos ishte i tij. Ngjitje... Ngjitje...Ngjitje ! Koha ishte ndalur diku.,largësia ishte harruar,,lodhja ishte flakur tej së bashku me mendimin Dhe ja , arriti më në fund.Ndjeu ajrin e rralluar të lartësisë,vurire dy re të lehta nën këmbët e tij që shtynin njera tjetrën për në anën tjetër të malit...Vetëm të ftohtit nuk e ndjeu Ja ku ishte kufiri, njëzet metra larg tij. Andej ishte toka greke; nuk vuri re asnjë dallim... Bora dhe mjegulla kishin mbuluar gjithcka me njehësimin e tyre te pazëshëm ,andej dhe këndej kufirit.Mos ky njehësim do ta ndiqte edhe me tej,atje ku ai do te shkonte për te gjetue Amerikën e Ballkanit? Ky mendim trokiti fare lehtë në kokën e tij dhe nuk zuri vend askund, sepse nuk ia hapi derën asnjeri. Djali rrotulloi edhe një herë vështrimin në të gjitha anët e horizontit dhe vuri re që dita po zvarritej si pa dëshirë tutje,andej nga duhet të vijonte ai udhëtimin. Nisi të binte përsëri shi, i imët dhe i ftohtë...Si më nge. Iu kujtua Dafina,e shoqja,që e kish porositur disa herë kur u nis që të ruhej nga shiu.Buzëqeshi hidhur; as vet ai nuk e kish menduar rrugën kaq të veshtirë..Iu kujtua djali,ashtu flokëverdh e sykaltër , si vet ai. Tani po nxitonte në tokën greke,po zbriste tatëpjetë me pamjen e të birit një vjec para tij.... Bota e gjithë ishte rikthyer; natyrisht,edhe mendimi.Për një çast iu bë se dëgjoi cicërimën e ëmbël të vocrrakut të tij ; Babo,babo! Dhe qeshi...Dhe gjithcka shkriu mga lumturia ; edhe bora,edhe njehësimi,edhe mjegulla,edhe turbullimi. Flokët e verdhë dhe sytë e kaltër të vocrrakut kishin ndezur zjarrin në vatrën e akkullt të malit Ivan! I ngrohur dhe i përskuqur nga kjo ndiesi ai e kish humbur kontrollin dhe shkiti papritur te diçka e butë; trupi i tij po rrokullisej tatëpjetë, në një hapsirë që s'kish të mbaruar.Përsëri zëri i dobët i të birit ;"Babi,të dua shumë,prit të vi dhe unë me ty, të presim edhe mamin!Mos ik vetën, ne të duam shumë" Zërin dëgjonte vetëm; flokët e verdha dhe sytë e kaltër nuk i shihte më. Pas castesh mbaroi edhe fluturimi,që u sos në humnerën e thellë..Vuri re një njeri pak të dukshem që po e ftonte me dorë të shkonte drejt tij. Nisi të ecte në një boshllëk,i lehte,pa ndjerë as rëndesë,as zhurmë... Mos ishte vallë Amerika e Ballkanit?! # # # Dafina e flaku tej me inat lopatën me të cilën po pastronte borën që kish bllokuar dritaren sepse ndjeu një dhëmbje të pandërprerë nën ije dhe nën shpatull. " Në djall dhe drita - gati klithi gruaja e re - Edhe po e pastrova borën sonte,në mëngjes dritarja do të jetë bllokuar përsëri. Mirë është,s'ja kam takatin...Duhet burri për kësi punësh! Po i shoqi,Sokoli kish dy ditë që ish nisur për në Greqi; kuptohet pa dokumenta,më këmbë,rrugë pa rrugë. " Ku do të jetë ai tani? - pyeti Dafina gati me zë,po djali që sapo u zgjua nuk e la të mendonte më tej për te shoqin. U afrua te vocrraku dhe e mbuloi me të puthura,duke e shtrënguar në gji. Dhimbja nuk po i pushonte dhe e pengonte për të derdhur mbi ëngjëllin e saj gjithë dashurinë e nënës së re.,të cilës Zoti i kish dhuruar këtë lumturi të pamatë mes varfërise tronditëse. Fati e kish martuar vajzen në një vend të tmerrshëm,që i thoshin KALA E DODES ,e cila ish e mbuluar me borë të përherëshme në shumicën e muajve të vitit.Mirësia dhe bujaria e burrit të saj të ri .Sokolit nuk mjaftonin për të përballuar varfërinë,po gruaja e re nuk ankohej kurrë, i jepte atij shpresë dhe kujdesej shumë për të dy...U falte dashuri dhe ngrohtësi sa për dhjetë diej së bashku. I shoqi nuk ishte nga këto anë, kësisoj nuk kish as të afërm,as farefis. Ishte çam , kish ardhur nga Saranda tre vite më parë për të punuar dhe kish nbetur aty , në atë humbëtirë. Sokoli e kuptonte këtë dhe e vuante në heshtje,derisa një ditë vendosi te shkonte ne emigrim ne Greqi .Mendonte se me ardhjen e demokracisë mbase krijoheshin edhe mundësitë për të shkuar në qytetin nga kishin ardhur gjyshërit e tij kur i përzuri Zerva me dhunë, në Vola. Do gjente punë atje dhe mbase varfëria do harrohej. Dhimbja nisi t'i shtrëngonte fuqishëm gjoksin dhe t'i merrte frymën Dafines.Ndjeu një dobësi të papërballueshme,e mbuluan djersë të ftohta dhe djali sa s'i ra nga krahët; e la vogëlushin me kujdes dhe me mundim te madh ne nje cep te dhomes dhe menjëherë u përplas në dysheme; as nuk arriti dot që të mbrohej! Kur erdhi në vete shikimin e kish të përhunbur,po djalin e vuri re që e kish zënë gjumi diku,aty pranë saj.. Gati duke u zvarritur nëna e re iu afrua dhe mezi i shkoi dorën përmbi ballë,,, Digjej zjarr! Sa kohë kish ndenjur ashtu,zbuluar? Po ajo sa kish ndenjur pa ndjenja? Si të bënte? Ishte e re,pa përvojë,po meraku për fëmijën e bëri të mblidhte gjithë mbeturinat e fuqisë që i kishin mbetur akoma dhe të zgjuante nevojën urgjente e cila fle në nënvetëdijen e njeriut; ajo e ngriti përsëri në këmbë. E vetmja gjë që pati për kollaj në çastin e parë ishte peshqiri,të cilin e lagu me borë dhe ia vendosi vocrrakut në ballë dhe në faqet. Fëmija lëvizi paksa buzët dhe belbëzoi dicka në klllapi. Dafina u afrua mundimshëm dhe vuri veshin pranë djalit ; ai kish pëshpëritur ' babo! ' N'atë çast gruaja e re i kish harruar të gjitha. Ku ishte tani Sokoli? Sa shumë i duhej tani ta kishte pranë; ajo vet e sëmurë, djali pervëlonte si vatër e ngarkuar me zjarr bubulak! Ku ishte tani ai vallë? Ku ishte Sokoli? E kish kaluar kufirin? Mbase andej nga kish kaluar ai bora nuk i kish bllokuar rrugët! Gruaja ndjeu të dridhura në të gjithë trupin dhe u mundua të afronte urët e zjarrit në vater.Ajo pati ndjesine e të qenit lakuriq; e mori voglushin me të keq dhe u shtri bashkë me të në shtratin,që iu duk më i ftohtë se bora përjashta. Djali digjte,kurse ajo nuk ndjente të ngrohur.Hodhi përsipër edhe një velenxë tjetër me thekë të gjata dhe pas castesh,kur kurmi iu mgroh disi ra në një gjumë të rëndë,ashtu,me djalin shtrënguar në gji.
# # Djali fliste pa i hapur sytë dhe lëvizte i shqetësuar doçkat e vogla mbi fytyrën e nënës së re. Si e pa që ajo nuk reagonte, ia nisi të qarit me klithma rrënqethëse.Deri disa çaste më parë një qetesë e brishtë dukej se e kish sunduar këtë dhomë të akujjt që mbronte dy jetë brenda saj. Tani njëra nga këto jetë po kërkonte dritë dhe shpëtim ,kurse tjetra dukej sikur po bënte udhëtimin e fundit në këtë botë, njera jetë bërtiste,tjetra ishte shurdhmemece! E rreth tyre errësira tinzare ,zot që kërkonte të sundonte përpjekjet e jetës dhe lakminë këmbëngulëse të jetës. Jashtë Kalaja e Dodës,si në legjendat e vjetra,vijonte të ndillte e babezitur borën e rëndë; brenda errësira mbronte nga harresa dy jetë të kërcënuara. Jashtë binte e binte pa mëshirë një borë e vjetër ,që duket ishte harruar që nga prehistoria! Vocraku u ngrit dhe dikur i lëshpi doçkat e vockëla të munduara nga lodhja...Vatra tashmë ishte pa zjarr...Dritaren e kish mbuluar bora qëkur...Nëna e re nuk ndjente më asgjë. Në dhomë kish zbritur lehtë një paqe e akullt. + + + Kish zbardhur përjashta,po në dhomë nuk hynte asnjë rreze drite;dritaren e vetme e kish mbuluar bora. Kapitur nga temperatura e lartë ,djali kish hyrë në një gjumë të rëndë.Nëna e re mezi i hapi sytë ,po mendoi se ishte akoma natë dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të lëvizur; e zhytur në atë gjysmëvetëdijen e paqartë, ajo nuk kthjellonte dot asnjë mendim.Duart e saj ishin më te ftohta se akulli dhe kur,fare pa dashur preku fytyrën e djalit që përvelonte,u tremb dhe erdhi disi në vete; u kujtua për gjithçka: bëri të lëvizte këmbët,po ato nuk iu bindën; ishin bllokuar tërësisht.Me zor të madh u pështet te brrylat,po befas e mbyti një kollë e pandërprerë që gati i shkuli mushkritë nga krahërori. Ndjeu përsëri dëimbje të papërballuar në krahëror,në ije,, në shpatull,pas kokës dhe u lëshua në shtrat duke klithur me zërin gati të shuar : Kuku, e mjera unë që nuk po e ndjej djalin! E mjera unë moj nënë! Po nëna ishte shumë larg për ta dëgjuar klithmën e dëshpëruar të të bijës! Çpo ndodhte kështu me të? Nuk zotëronte asnjë pjesë të trupit...Njëlloj sikur të ishte trupi i tjetërkujt. Vogëlushi lëvizi dhe seç belbëzoi në kllapi: u rrotullua dhe u zhyt në gjoksin e të ëmës...Ajo e ftohtë, e ftohtë; ai i nxehtë si ujë në vlim! Dy jetë që donin medoemos të shihnin dritën e mëngjesit në këtë skaj të brektisur nga e gjthë bota.. Nënën e re e mbyti përsëri kolla që gati po i çante krahërorin: u lodh e u drobit.Djali trembej hera herës në gjumë.Dikur nisi të përpëlitej parreshtur për nje kohë të gjatë: nëna donte ta ndihmonte po nuk mundej; po dhe në se... Ajo nuk kish çfarë t i bënte: vetëm qante në heshtje. Dikur i mblodhi fuqitë dhe vetëm sa belbëzoi : Nënë moj nënë ,djali po më vdes në këtë humbëtirë! Pse më martove në këtë fundbotë të harruar?Një vajzë të vetme kishe! Dhe nëna duket se e dëgjoi klithmën e dëshpëruar të bijës së vetme të saj - Mentor, djalë! - trokiti ajo fort në derën e dhomës së djalit të saj. Mentori u ngrit menjëherë nga shtrati,si të ish trembur nga ndonjë ëndër e keqe - Hë nënë? -Më kapi veshi një lajm jo të mirë,po nuk jam e sigurt për emrin,nuk e dëgjova mirë.Hape radion dhe dëgjoi lajmet.Djali vuri re orën; donte edhe dhjetë minuta që të jepeshin lajmet në radio; shkoi në tualet dhe kur u kthye e gjeti të ëmën pranë vatrës,me kryet krrusur,varur ne krahëror. - Nuk po e shoh mirë trimen time sot - e ngacmoi ai,sic bënte përherë kur e vinte re që e ëma nuk ishte me humor të mirë dhe e përqafoi. Ajo ngriti kryet,psherëtiu thellë dhe ia ktheu - jot motër është fill e vetme me atë vocrrakun e saj në atë kalanë e tmerrshme të Dodës,që të kall datën me atë borën e saj.Sokoli duhet të jetë nisur që një javë më parë për në Greqi Mentori iu snmang vështrimit të merakosur të saj.hapi radion nga e cila u shpërnda muzika karakteristike e lajmeve .Në të vërtetë ai donte t'i thosh që faji ishte i saj që e kish martuar aq larg,po n'atë çast u dëgjua zëri bubullues i spikerit që nisi të flistr ; - Trupi i pajetë i një shqiptari që u gjet në tokën greke para dy ditësh u identifikua me Sokol Daliu, 23 vjec nga Kalaja e Dodës.Autoritet vendore të Përmetit,duke shprehur ngushëllimet për humbjen e rëndë ,lajmërojnë familjen e viktimës që të tërheqin trupin nga morgu i spitalit... Nënë e bir panë njeri tjetrin në sy. Gruaja qëlloi fort ballin me pëllëmbën e dorës dhe bërtiti - Qyqja moj bijë ç'të gjeti...moj e mira e nënës! Mentori u afrua ghe e pështeti në krahërorin e tij t'ëmën.S'inte çt'i thosh për ta qetësuar. - Nisu mor bir ,shko tek ajo qyqe motër që e vrava me dorën time!Më vraftë Zoti,më vraftë! -Mblidhe veten- vetëm kaq mundi t'i thosh dhe nisi te bëhej gati për të shkuar në spital,të merrte trupin e pajetë të të kunatit e që andej ta çonte tek e motra. # # # Dafina nuk po ndjente më as veten,as kohën...Nuk kuptonte në ish ditë apo natë,në ishte ftohtë apo ngrohtë... Nuk dinte madje në ishte në jetë, apo në vdekje.Shikimi i kish humbur plotësisht; vetëm një pe i hollë e mbante akoma në këtë dhomë,ku ndihej ngado kotësia,errësira,braktisja. Djali i vogël kish katër ditë që nuk frymonte më,tani ishte duke u këputur edhe peri i hollë i saj. Ashtu, në përhumbje, ajo pa Sokolin e saj që kish hapur krahët dhe po i priste të dy...Fliste, se ç'u thosh, po zëri nuk i dëgjohej. Vrapoi me djalin që e shtrëngonte në krahët e saj,po kur po i afrohej,Sokoli u zhduk papritur dhe gruaja e re u shqetesua; i ra djali nga krahët, u rrëzua dhe vet. Përpara saj një dritë verbuese me të gjitha ngjyrat e ylberit. Befas u hap dera e shtëpisë dhe era me borën dhe me suferinën hynë brenda si mysafirë të mirëpritur.Ndjeu që po e mbulonte bora ,që nuk po e linte te merrte frymë. Ja... edhe pak dhe ajo bardhësi vrasëse e mbuloi plotësisht...Lëshshoi lehtë frymën e fundit dhe u harrua nga kjo botë tëresisht; nga kjo botë te cilës ajo i kish kërkuar shumë pak dhe po largohej pa i marrë asgjë!
Kalaja e Dodës,e braktisur nga e gjithë bota dhe e dënuar nga kushedi se kush, mbase edhe nga Zoti,,e pamësuar me jetë të gjata,po i përcillte vdekjes tre ëngjëj të saj Fshatarët kishin hapur borën me mundime të mëdha për të përcjellë per në banesën e fundit këto tri jetë të reja ,që ishin fajtore vetëm pse i ishin ofruar vdekjes me dëshirën e vetme për të jetuar,pa arritur të shprehnin as ëndrat,pa arritur të linin asnjë amanet. Bora vazhdon të bjerë edhe sot në Kalanë e Dodës...Ajo nuk i do jetët e gjata...Nuk i do ëndrat e reja AJO... legjenda e harrimit dhe e braktisjes........... PAJTIM XHELO, tregim mbi nje ngjarje te jetuar.
Comentarios