Le ta themi të padukshmen për Diplomatin Rei Golli


Konsulli Rei Golli

Le ta themi të padukshmen për Diplomatin Rei Golli

Prof Dr Fatmir Terziu


Në disa fusha të jetës puna është voluminoze dhe e padukshme. E lodhshme, dhe askush nuk e ndjen atë lodhjen e Tjetrit. E mërzitshme, se bëhet rutinë. E „gojë-përdorur“, sepse varet nga Ligji dhe askush nuk mund ta shkelë Ligjin. E, një punë e tilllë, shpesh herë orar dhe pa orar, ditë pune e jo ditë pune, ditë pushimi, e … në raste emergjente, natyrshëm është një punë që duhet parë me një sy tjetër. E tillë në fakt është dhe puna dhe koha e përkushtimit të Diplomatit shqiptar, Konsullit të Republikës së Shqipërisë në Londër, Rei Golli. Pak-kush e di se ai nuk e ndjeu dhe nuk e ndërpreu punën e tij diplomatike dhe atë të përditshmen me kontaktet me shqiptarët e të huajt në nevojë emergjente edhe gjatë periudhës më të egër të Covid-19-të. „Një shembull mjaft pozitiv“, - të thotë Ambasadori Qirjako Qirko, teksa fjala rishtas cek punën e stafit të tij. Dhe nga ana tjetër Stafi i Ambasadës gati njëzëri thonë se ai është një nga intelektualët dhe diplomatët shqiptarë, që duhet marë në konsideratë dhe bërë shembull.

Këtë e thonë dhe mjaft drejtues të Komunitetit Shqiptar në Londër. Këtë e thonë dhe mjaft njerëz të thjeshtë. Këtë e ndjen tek ata që përcillen me respekt dhe kulturë në mjediset e zyrave, ku ai thuajse i vetëm, realizon kompletimin e duhur të mjaft kërkesave të shqiptarëve. Edhe në Dublin, Konsulli Rei Golli, në kuadër të Ditëve të Shërbimit Konsullor në Irlandë, të organizuara periodikisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër, ishte shembulli mjaft domethënës duke i ndihmuar bashkëatdhetarët shqiptarë në Dublin, që ata të jenë sa më të afërt dhe të sigurtë për të marrë shërbimet konsullore, që ata kanë nevojë. (#SHKO Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë)

Jo vetëm kaq, por shembulli i tij është dhe në aktivitetet e Komunitetit shqiptar, ku si Staf dhe Ambasadë funksionojnë si një ekip i vetëm, të respektueshëm dhe mjaft të kulturuar. Në një bisedë me një nga anëtarët dhe drejtuesit e Komunitetit shqiptar, në Mbretëri të Bashkuar, tashmë Deputet i zgjedhur në Legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, Lavdrim Krashi, natyrshëm fjalët shkojnë tek ajo që mbetet vërtet meritore, e sinqertë dhe mjaft e ndjeshme, tek përkushtimi dhe mos-përtimi në zgjidhjen e qindra e qindra kërkesave të përditshme.

Ai është një figurë tashmë që gjithkush do ta mbaj mend, dhe nëse shkojmë tek ajo që na bashkon këto ditë me futbollin e Europianit 2020-të, nëse kujtojmë ekipin francez, që mbetet pretendi kryesor, dhe nuk shkojmë menjëherë tek Kante, natyrisht kemi bërë të njëjtën gjë dhe për Diplomatin Golli, që ngjashëm mbetet „lojtari“ më kryesor i ekipit diplomatik të Ambasadorit, Qirjako Qirko. Ashtu sikurse me Kanten, të gjithë trajnerët do të nderoheshin dhe me Rei Gollin, të gjithë ambasadorët do të ishin krenarë dhe të lumturuar. Për Diplomatin model, për Konsullin Rei Golli mund të flasim mjaft, e mjaft dhe asnjëherë nuk do të kishim mbaruar.




97 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif