top of page

LARGOHET NGA JETA ARTISTJA GREKE, QË INTERPRETOI NËNËN SHQIPTARE



Sot, u largua nga jeta në Athinë Artistja e madhe Greke, anëtare e lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve Grekë, njëherësh edhe anëtare e Lidhjes tonë të Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë në Greqi TITIKA SARIGULI!... Një aktore veterane dhe dramaturge, interpretuese e qindra roleve në teater, televizion e kinematografi, ndër role karakteri, po edhe interpretuese e figurës së dhimbshur të nënës shqiptare në filmin e regjisorit grek "Akademia Platon", kundër racizmit e ksenofobisë, së toku edhe me interpretues të të dyja vëndeve, ku ajo vlerësonte veçanerisht aktorin tonë Anastas Kosdine, në rolin e djalit të saj të humbur në periudhen e luftës së fundit, që ajo do ta takoj përsëri në rrethanat dramatike të ikjeve masive, kur vëllai i braktisur do të gjente këtu nënën dhe të vëllan, i cili interpetohet nga aktori i njohur grek Andoni Kapexhopulos! Me këtë ndijesi emocionale, aktoria e famëshme greke, do të bëhet mikja e shqiptarëve te arrdhur e do të afrohej së tepërmi me artistët, regjisorët e emigrantët shqiptarë...Po jo vetëm kaq...Shtëpia e saj në periferi të sheshit "Omonia, u bë edhe strehë mikëpritjeje për ne shqiptarët e artistët e mërguar, si edhe për te arrdhurit nga Azia e Afrika që flinin nën këmbët e urës përbri shtëpisë së saj... Iku kështu një grua fisnike e bujare, me shpirt të madh, nje artiste humaniste e dramaturge me ide patriotike, me dashurinë e madhe midis popujve... Ne artistët shqiptare humbëm, një miken tonë të madhe, të paharuaren TITIKA, e cila jetonte e banonte përbri një ure, duke ndërtuar URA MIQËSIE MIDIS POPUJVE,,,,,Prehu e qetË mikja jone e madhe! MIHO GJINI, Mjeshter i Madh Studjues teatri Shkrimtar e publiçist



104 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page