top of page

Lapërdharët, spitullaqet dhe dudumët


Lapërdharët,spitullaqet dhe dudumët e Parlamentit.

Prozë Poetike

(Alegori)


Vetëm"Gjëmbi i Murrizit"/

do bëjë derman .Në një katrahurë të tillë/

në një kallahan! Ai shefi,ai faxiu/Ai tjetri ogurzi/

Të tre me një take-fap/

Vijnë prapë në ujdi/Që të tre një pirosti/

Si e Zeza në të Zi ,/

Gravura nga e kaluara/Të grivër si asnjeri/

As të kuq as të verdhë/

Zgjidhin problemet,me një të rënë te lapsit/

Sic duan vetë!/

Si me Krisht ,si me Muhamet/

Largpamësi i këtij vendi bën VKMra/.


Që bien erë si mbeturina të pëgëra,Firma e tij, një zhgarravinë /Që çdo ditë nënshkruan

arratinë! Shihni si ikin shqiptarët /Ikin nga uria,kërcasin dhëmbët/Ikin pa ditur se ku,ikin

nga sytë këmbët!/Të gjithë vjedhin nëpërmjet Hoteleri-Turizmit/Nëpërmjet xhepit,

nëpërmjet krimit!Erdhi një i çmëndur nga Parisi/O Zot,se kishim pandehur, Shqiptarët i

arratisi/Erdhi si kec kenash ,si cpurdhjak /Pa u rrit u rrotullua ,u mbush, u bë

rrumbullakë/Pa zorrë të trashë,pa stomak/Mballoset në darkë, në mëngjes të dhjetë në

prak! /Dhe pushteti mburret me rritje ekonomike /Pa ekonomi e pa edukim ,pa kushte

jetike/Krimi si lumë vërshon rrugëve /Një erë gjaku të vjen hundëve/Shkroi Zhyl Verni "Dy

vjet pushime", ku çdo ditë ishte me aventura të këndshme e plot gëzime ,këtu çdo ditë me

plot hajdutë e krime!Oh e këndshmja aventurë , ndërsa ditët shqiptare, ditë torture,o vëlla!

Me remitancat e emigrantëve mburret pushteti,se kështu me atë i mbushet buxheti.Një

shtet në borxhe i mbytur, një shtet i venitur ,i drobitur ! E shihni bunker Soro Sorollopin ?E

kini lexuar "Zgjimin e Nebi Surrelit"të Dhimitër Xhuvanit ? Është zgjuar edhe i biri i Sorollop

Shejtanit! Kush e pruri këtë shejtan .Thonë gojëdhënat se shejtani ka qenë çifut.Duhet të

jesh shumë më i zgjuar se ai, siç thonë të parët tanë,"ta fut"; me të dy duar,pa parë e pa

dëgjuar . Mallkuar qoftë ai që na e pruri,në Xhehenem vaftë ! Hallall e pastë Ai që do ta

shporrë,në Parajsë u prehtë në paqë! Shihni Parlamentin, copë-copë ,rrumpallë; tani 140

burra budallë;po e dini se çbëjnë këta ?Rrinë si mumje në sallë! Burra me plëndës e berqe

përpara,me buzëqeshje të ngrirë me tru të thara! Gratë elegante ,spitullaqe, të dëshiruara

për ca meze të rralla,po shumë të kërkuara ! Kokën sa një shinik,barkun sa një talër;i njeh

populli si kalin e balër .Del Surreliu me Ahmetllinë , të çajnë "bidonin"me komedira;i njëjti

avaz me skena të ndyra: bëjnë qejf barkderrat ,me xerqe të fryra ! Më tej nga Pallati i

Mafiozëve vjen një jehonë e studentëve të shkatërruar :"Allalla ,o rrezil e katil,allalla!

Shtroni udhët me hithr e me shtok,turfanda;

Gumëzhit,o zinxhir o kamçik,batërma ;

Lehni laro,kaba:Hosanna Barabba!

Studentët vazhdonin të bërtisnin, të shanin në mënyrë të shfrenuar ,pasi këta bashkë me

popullin ishin të irrituar shumë nga i Pari i Qeverisë ,se jo vetëm ditën, por edhe natën në

gjumë u delte me shallvare,dhe të varfërit i tallte me komedira e karnavale :

Stërnip i Kainit ,tepdil si bari,

Ti na shtyp e na shtrydh e ti gjakun na pi;

Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli:

O kukuth e lubi : Hosanna,Barabba!Mirëpo kukudhi u zbut atë ditë,i qorrollepsi me disa

shpjegime absurde e lojëra fjalësh,u premtoi sa të ikte dhe pastaj nuk u pa më.Dikush

tha:Iku ai nuk vjen më shallvarexhiu :Prit Bilon ,kur të puthet me Milon ! Shyqyr zotit,që

deputetët i kemi të zgjedhur ,"të zgjedhur" , të paudhë të Kuvendit të

Pjacës;kuaj,gomarë,mushka e pela të rracës !Gjejnë strehë në politikën e jashtme, për t'u

fshehur nga planet e mbrapshme !Shyqyr që doli Putana me një Llavrak, që iu poftisën

Ukrainës në prak! E keni futur popullin në strehim, të uriturit çdo ditë bëjnë marrshim !

Shëndetësia për tokë, për ibret, vetë e sëmurë e pashëruar , për sot e për shumë vjet!

Open Ballkan vjen vërdallë, atë të pasmen ta çanë ! Sa të jetë Lala Gjoni;hani pini dhe

këndoni;kur të ngordhë Lala Gjoni ;rruani mjekrat e shkoni !Parlamenti ka shumë

mjekërroshë të përkorë,cjep shitul e desh përçorë !Nuk zutë mënd, milet,o hajvanë me

rroba ,, që këta ju gënjejnë për të marrë vota?Që i kthejnë krahët dhe pastaj:Qaj o e mjera

Shqipëri qaj!Qeverisej nga shkopinj të thatë ;ca të shkurtër,ca Mark Shalgjatë; njëri ngjan

me Don Kishotin , tjetri me ceken;aty puthen e nduken ,aty shahen e rreken !Ramë,more

ramë,e dimë që ramë;thyem kokë e thyem kamë!Prit se dardhat , bishtin pas,e kanë!Tre

hajvanë, bredhin hergjele, mbi kurrizin shqiptar ; të tre një pirosti; si e Zeza më të Zi ;o kuaj

të grivër ,-çurudi ;kuaj dhe mushka kërraçe ; që pa samarë doni të bridhni ,dhe të tjerëve

doni t'ua vini; t'i ngarkoni ditë e natë; t'i lini argatë.Pastaj t'i shtrydhni dhe me një shqelm

bythëve , t'u thoni"ik pirdhuni !"

Shikojini si janë bërë .Ca me mjekër,ca bardhoshë;ca të urtë,ca sarahoshë.Të Parin e tyre

imitojnë! Ca me mustaqe miu!Po pse duken kaq shëmtuar këta

gjysëmpriftërinj ,gjysëmhoxhallarë . Gratë e tyre murgesha të këndshme nuk punojnë ;në

hije vegjetojnë.U punojnë burrat shërbëtorët.Rroga e tyre sa për dy-tre-katër...e kush e di

se sa pensione .U kënaqën orekset ,shijet dhe tekat këtyre grave kanakare.Ndërsa burrat

zevzekulë tallen me popullin e mjerë !Po si s'u ngrenë njëherë,po si s'u kujtuan njëherë të

hedhin nga pesë lekë për ca sakatë,pleq,fëmijë jetimë e të mjerë?Phu! Thefshi qafën e

mos bëfshi Hair e Prokopi asnjëherë! Jezitër të Shamit!Jezitër të Aliut ! Jezitër të

Mavijesë !Që, me të urtët , mos bëfshin pjesë!Çdo të enjte me bujë të madhe ,vishen e

ngjishen !Ngrihen me përtesë ,pasi fërkohen e ëmbëlsohen! Dhe shkojnë e futen në

KOTEC! Koteci ka një Kokosh dhe një Kokoshare !Kokoshi ,xerk-rjepur prapa Kokoshares

rri ,Kokosharja- pulë poshtë Kokoshit rri! Dhe fillojnë ,a të keqen ,të kakarisin pulat,dhe

fillojnë, a të keqen, të gargarisin kokosharët ! Në vënd që hallet e popullit të qajnë,njëri

tjetrin zënë e shajnë .Dy veta na i bënë peshqesh, që nga koha e komunizmit ,merhumi

Ramiz na i pruri .Një nga Veriu e tejtrin nga Jugu .I pari ,malok e kokë maloku,vet e mbajti

dhe vet e mba ende.I dyti babëlok e kokë babëloku,nga Jugu.Por këtë e hëngrën dy

kulishër, kur i rritën që u bënë qënër . Njëri dukej i qetë,thatanik,por shumë cinik,i mori

kopenë .Ahere mjekërroshi i vjetër i la shëndenë,iku si emigrant.Tjetri bëri kope më vete,

duke mbledhur zevzekët.Tani është bërë qesharak dhe ngjan me atë Ceken,atje në Berat!

Tjetri përpiqet me pak mjekër dhe andej nga balli, të duket si Ismail Qemali !Vetëm maloku

s'tundet nga istikami.Këta tre kuaj gërdhuqë ,vanë tridhjetë e ca vjet që shijnë mbi kurrizin

e popullit shqiptar !

Kjo është demokracia komuniste,ose komunizmi demokratik shqiptar .

A do vijë dita kur këta zagarë, të japin llogari lakuriq,para popullit shqiptar?! Shpresojmë,

të rrojmë, të shomë!

Post Skriptum

-Lapërdharë-Që llap me fjalë të ndyra, të pakulturuara.

-Spitullaqe -Gra llafazane që vishen e lyhen për tu dukur .

-Dudum a)Njeri i urtë që as ndez,as shuan.b)Shejtanbudalla.

73 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page