top of page

Lamtumirë patrioti i madh Mehmet Karakushi


Lamtumirë patrioti i madh Mehmet Karakushi



Dje iku në duart e Zotit, Mehmet karakushi. Ikja e tij në amshim ishte një ikje që u ndje shumë në mesin e komunitetit nga Hasi, dhe atyre nga Durrësi. Mehmet Karakushi ishte si-babai, xhaxhai i aktivistit dhe humanistit shqiptar në Londër, Ermal Karakushi. Ai ka qenë një nga ata burra patriotë, fisnikë e të ndershëm nga Hasi. Ka qenë një nga të përkushtuarit e mëdhenj në detyra të larta shtetërore e shoqërore. Ai gëzonte respekt dhe kishte reputacion të padiskutueshëm në të gjithë vendin.

Ishte një familjar i matur, dhe model bashkëshort i Drita Poga karakushi. Ky lajm ka qenë i hidhur edhe për komunitetin durrsak dhe jo vetëm. Personaliteti i njohur Mehmet Karakushi ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi u konfirmua menjëherë nga familjarë dhe miq të të ndjerit. Karakushi sikurse e thamë ka mbajtur një sërë detyrash të larta shtetërore. Ne kemi shkruar dhe më herët për këtë fiigurë të nderuar me kërkesën e zotit Ermal karakushi, i cili kishte dhe mbante një respekt të jashtëzakonshëm për të.

Djali i tij njoftoi se ceremonia mortore u bë më datë 01.09.2022 ora 15:00 në ambjentet e Agjensia Funarale Paqja në Durrës. Ndërkohë të shumta janë mesazhet e ngushëllimit për humbjen e tij dhe nga ana e jonë u shprehim dhe një herë ngushëllimet tona të sinqerta.

Ikja e një Njeriu, intelektuali, patrioti si Mehmet Karakushi është një dhimbje e madhe kombëtare.

123 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page