Fatmir Terziu: Zekerija Idrizi një inisiativë e bukur
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 8, 2020
- 2 min read
Updated: 6 days ago

Zekerija Idrizi një inisiativë e bukur
Prof. Dr Fatmir Terziu
Do ta quaja një inisiativë të bukur. Dhe jo vetëm kaq. Ajo që bën shkrimtari Zekerija Idrizi, njëkohësisht që është dhe përmbledhësi i autorësisë shqiptare të ditëve të sotme në vëllime njohjeje publike, është vërtetë një punë e dobishme, pa marë parasysh insinuata të tjera, që shkojnë kah profesionalizmit, apo përzgjedhjes. Në një kohë që shkrimi dh eshkrimtarët e sotëm janë në një garë pafund e gati-gati të pakontrollluar për hir të lirisë së mendimit, apo dhe të mundësive të shpërthimit të talentit në kushte të tilla, natyrisht këto përmbledhje janë një ndërrmarje e konsiderueshme, e kushtueshme dhe e lodhshme.
Në një hapësirë të madhe të krijimtarisë së sotme shqiptare, falë mundësive internetike, Idrizi nga Maqedonia e Veriut kësisoj po bën një punë të konsiderueshme.
Duke ditur se vështirë se ka ndonjë popull tjetër në botë që e njeh historinë e vetë kaq keq., dhe duke qenë se për arsye që dihen jemi shpërndarë e ndarë në copa, natyrisht bashkimi i shkrimtarëve me të dhënat e tyre në vëllime të tilla përbën një ndihmë të madhe në disa drejtime.
Kemi historianë të mëdhenj të ditur, janë botuar vepra historike monumentale, por gjuha e tyre shkencore akademike është indiferente ndaj njerëzve të thjeshtë dhe tekstet e historisë janë shkruar aq të mërzitshme dhe të mërzitshëm, sikur autorët e tyre të kishin vetëm një qëllim: të bënin shqiptarët e vegjël, që mezi ecin, të urrejnë historinë e popullit të tyre - dhe, për fat të keq, ky qëllim tashmë pothuajse është arritur.
Nga ana tjetër, kjo injorancë vjen edhe nga rishkrimi i përsëritur i historisë, duke e përshtatur çdo herë me interesat e pushtetit politik në pushtet, që njeriu jo vetëm të hutohet, por edhe të çmendet... Apo ndoshta arsyeja është më e dëshpëruar: historia jonë e vjetër e tejkalon vetëvlerësimin tonë të tanishëm të dhimbshëm si popull, krahasimi me të kaluarën na shtyp dhe nuk duam ta kujtojmë? Kush mund ta mendonte se një inisiativë e tillë e Zekerija Idrizit është një vlerë e konsiderueshme?
Janë krijuesit ata që shkruajnë dhe natyrisht mendojnë për jetën njerëzore kryesisht në terma të fakteve. Zekerija Idrizi gjithashtu e kthen atë në gjendje dhe reflektime. Qëllimi është që ata që vijnë pas nesh të mos mërziten, të lodhen e as të vdesin mendërisht nga mosnjohja dhe nga Historia e pashkruar për ta.
Autori i këtyre Vëllimeve që sapo i ka nisur, natyrisht tregon natyrshmërinë e mundshme të asaj që ndodhi. Faqet e tij janë si thërrimet e pashkruara deri më sot – si kthimi i tyre, vështrimi ynë historik do të mbetet gjithmonë më shumë një mundësi sesa një e dhënë, një njohje e thellë, e gjerë, dhe ndoshta dhe një mundësi për të bërë punën profesionale dhe seleksionuese në vite.
Në këtë drejtim, një hyrje e përshtatshme në këto vëllime përveç përshëndetjes dhe urimit të mbarë për shkrimtarin, autorin e disa librave me vlera, inisiatorin e madh, Zekerija Idrizi, mbetet dhe duhet të jetë, sikurse është e domosdoshme të thuhet: Të nderuar zonja dhe zotërinj, shkrimtarë të Gjuhës së bukur Shqipe, ja ku jemi po mblidhemi bashkë në këto vëllime të njihemi e të na njohin, dhe natyrisht …Historia vazhdon.
Commenti