
Lagemi në shi
Nga FATMIR TERZIU
Unë,
patjetër vetëm unë e quaj si të tillë
pylli juaj me gjelbërim të përhershëm
nuk është thjesht një pyll
thurur nga degët e pishës dhe hijet nën degë
pa frymëmarjen tënde do të mbetej një trill
unë,
vetëm unë ndoshta e quaj Oksigjen,
një Frymë poetike në këtë Botë,
vetëm me frymëmarrjen tënde që më deh,
për tu strehuar poshtë
rrënjët mund t'i mbledh e ti bëj një kurorë
për ty,
duke mbledhur mushtin më thellë në tokë
të zbukuroj si asnjëherë tjetër këtë poezi
mes pemëve zhytur në hënë
në dhimbjen e bukur që quhet Dashuri.
Unë,
patjetër vetëm unë gjej melhemin tek Ty
binjakëzohet rreth kyçeve të mia
pangopshëm duke të lexuar në sy,
mjafton që veshët të më zgjojnë mendimet e tilla
të bëhen më të zhurmshëm se vargjet e mi
që ndjekin të bardhën tek fytyra
si bora, se si
shkërmoqet nga retë e fryra
e Unë, s’jam vetëm unë, jemi të dy
me pemët që nuk ndryshojnë
kështu që nuk e di
stinët kanë ardhur dhe përsëri shkojnë
sa herë pritja bën në atë pyll poezi
një stuhi që prej meje s’pushon
dhe pastaj lagemi në shi...
Comments